• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!

by Ylli Pata
16/02/2023 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Këto dy javë kaosi në Kuvend, është rikthyer në opinion një përvojë e legjislaturës 2017-2021, kur pas ikjes së Ilir Metës në Presidencë Parlamentin e ka drejtuar një nga politikanët me më gjurmë në opinion: Gramoz Ruçi.

I cili në verën e 2021-shit braktisi politikën dhe i është kthyer jetës së tij normale, private e familjare. Merr pjesë rrallë në ndonjë event kolegësh, rasti i fundit ishte ai i librit të Shaqir Vukajt në fillimin e kësaj vere, por vetëm kaq.

Pas zgjedhjeve të vitit 2017, opozita ishte më e zhurmshme se kaq, madje kishte një plan të qartë për ta zëvendësuar Edi Ramën me një emër tjetër socialist, e për këtë nisi një revoltë të zhurmshme në Kuvend. Ajo opozitë kishte me vete dy nga figurat më të larta të Republikës: Presidentin dhe Prokurorin e Përgjithshëm. I cili siç dihet hapi çështjen Tahiri kur ja kërkoi publikisht Lulzim Basha.

Zhurmë pati shumë, e panelet gëlonin nga Xhensila te Habilajt, ama Parlamenti: “Zoti Berisha, ulu poshtë!” Ishte një aksiomë që u kthye në meme. Deri në shkurtin e 2019-s kur dogjën mandatet e siç dihet u penduan, nuk pati as bilbilë e as pushtuesh foltoresh.

Duket si një artific, por që në fund të ditës nuk është aspak i tillë. Pasi autoritetin, një politikan o e ka, o ka më shumë ose më pak, është çështje brumi.

Përshembull, meqë sot ka aq shumë gra në politikën e mazhorancës e madje edhe në qeveri. Një Ermelinda Meksi dhe Arta Dade dikur, e mbanin më shumë peshën e të gjithë zonjave të sotme, të cilët ja lënë peshën për të folur vetëm Elisa Spiropalit.

Sado modern të duket Ulsi Manja, nuk e bën asnjëherë vezën e Fehmi Abdiut, juristit të PS-së që ka hartuar me duart e tij ligjet bazike të kësaj Republike që sot është Shqipëria.

Pastaj t’i shtosh diskutimit humanizmin e të ndjerit Luan Hajdaraga, një nga baballarët e psikologjisë e pedagogjisë moderne shqiptare, apo finesës dhe inteligjencës së lartë të profesor Et’hem Rukës, shkon drejt një përfundimit: se ishim mirë kur ishim keq!

E meqë ra fjala te Gramoz Ruçi, çfarë recete magjike kishte ai që e “ulte në vend” Sali Berishën? Kur ishte njeriu më i sulmuar, akuzuar, nga Berisha, shantazhuar, por që nuk arriti asnjëherë ta vërë poshtë, edhe pse e luftoi shumë poshtë brezit.

Si ka mundësi që Gramoz Ruçi kishte atë autoritet aq të padiskutueshëm politik kur ka qëndruar ministër vetëm 40 ditë vetëm 30 vetm më parë në kohë kaosi, sa çështë liria e një dhëndri të ri? E nuk mori asnjëherë post në qeveri?

Përgjigja vjen natyrshëm: liderët nuk bëhen as me shiringa e as me fresk, madje as me tendera. Thjesht ata janë të tillë.

E ta mendosh që ajo rracë politikanësh as kishte facebook, as tik tok, as ekipe shtypi, madje nuk dinte të përdorte kompjuterin. Ruçi përshembull jepte pak intervista, ishte një odise për çdo reporter, pasi Gramozi u fliste pak vetëve: për shembull, të ndjerit Sokol Olldashi, Elio Elinit, apo edhe Franko Egros më vonë.

Edhe Sandër Çipa arrinte shpesh t’i merrte prononcim. Megjithatë telefonin e hapte gjithmonë sa herë e merrje, por përgjigja përtej ishte e frikshme për çdo reporter. i cili herët tjetër i thoshte redaktorit apo kryeredaktorit: provoje ti pasi mua s’më flet, ma pret shkurt.

Ruçi, në fakt ka qenë kohë të gjatë lider i opozitës në Parlament, kur Edi Rama-kryetari i PS, nuk ishte deputet. Nuk ka pasur bilbila por fjalë të forta e natyrisht aksione politike, që ishin ndikuese. Gramoz Ruçi ishte ndoshta ndër të paktët politikanë që sillte refrenca nga mediat, në fjalimet e tij, e si pak kolegë të tij të sotëm fliste jo shumë, por nuk i hiqje presjen edhe sot nëse shikohen fjalimet e tij.

Lindita Nikolla, kryetarja e Parlamentit të sotëm, ndoshta do të duhet të shikojë videot e 4 vjeçarit të Gramoz Ruçi për të parë se si nuk shpërthen kaosi.

E kjo nis edhe me gjëra të vogla, të cilave u përgjigjen si me anekdoda teknikët e transmetimeve të televizioneve. “Kur ishte Gramozi, séanca niste në 10 fiks, po fiks. S’kishte rrupi çupi, tani…”, thonë operatorët e transmetimeve live, që shpesh janë analistët më të mirë politikë në vend, pasi e shikojnë non stop e ftohtë politikën. Panelistët janë shumë, shumë vite larg dritë këtyre të fundit…

Next Post
Ambasadori italian: Finalja e rëndësishme për Shqipërinë, të tregojë që është gati të anëtarësohet në BE!

"Revolucioni" i Berishës, ambasadori italian në Shqipëri: S'mund të vazhdohet pa fund me konflikt politik, ulni tensionet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In