• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku janë provat e manipulimeve që ka premtuar Berisha që filmon e përgjon këdo e çdo gjë?

by Carlo Bollino
15/05/2025 21:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Carlo Bollino

Ashtu siç përsërit si papagall prej më shumë se 30 vitesh, edhe këtë herë Sali Berisha refuzon të pranojë humbjen elektorale të pësuar më 11 maj dhe denoncon një “masakër zgjedhore të paprecedent”. Për të mbështetur këtë akuzë, Sali Berisha ka premtuar një tufë provash dhe dokumentesh “me fakte” që do t’ia dorëzojë komunitetit ndërkombëtar, nga Brukseli në Uashington.

Kanë kaluar katër ditë nga dita e votimeve, por nga ato prova të premtuara ende nuk ka asnjë gjurmë. Organi hetimor që përdor Berisha dhe Partia Demokratike është grupi mediatik i familjes, “Syri”, i cili në fakt denonconte “me fakte” manipulimin e procesit zgjedhor që përpara se të fillonte votimi. Më 10 maj, ditën e heshtjes zgjedhore, Syri dhe Berisha me klanin e tij kamikaz publikuan 29 lajme, të gjitha që lidhen me manipulime imagjinare. Një orgji denoncimesh që u interpretua qartë si vetëdije se zgjedhjet do të humbeshin, dhe që prodhoi si rezultat vetëm dekurajimin e një pjese të madhe të votuesve të PD-së, të cilët ne fakt ditën e votimeve nuk u paraqitën fare në qendrat e votimit.

Asnjë nga ato 29 artikuj nuk përmbante prova, vetëm përshkrime imagjinare të abuzimeve të rrëfyera nga “dëshmitarë” të partisë që, çuditërisht, nuk kishin arritur t’i dokumentonin. Kanë kaluar 4 ditë nga votimi dhe skenari nuk ka ndryshuar. Syri vijon të publikojë lajme për “krime zgjedhore” pa paraqitur as edhe një provë të vetme: vetëm fjalë, fjalë, fjalë të prodhuara nga një media dhe një parti që janë bërë të njohura botërisht për aftësinë për të gënjyer, dhe që natyrisht nuk impresionojnë më askënd. Dy o tre video të nxjerra deri sot janë qesharake pasi realisht nuk tregojnë asgjë, dhe natyrisht nuk janë prova për asgjë.

Por përveç fjalëve, ku janë faktet dhe provat? Në një botë ku çdo njeri ka të paktën dy telefona celularë në xhep, të gjithë me kamera, si shpjegohet që ushtria e vëzhguesve dhe militantëve të shpërndarë nga Partia Demokratike në çdo zonë të banuar dhe çdo qendër votimi, nuk ka qenë në gjendje të filmojë asnjë abuzim?

Asnjë pamje të një krimineli që kërcënon një votues.

Asnjë pamje të një patronazhisti që shtyn njerëzit të votojnë me zor.

Asnjë polic që kërcënon një votues demokrat.

Asnjë video që tregon një numërues duke manipuluar fletët e votimit.

Asnjë pamje të një punonjësi administrate të detyruar nga shefi të votojë për PS.

Asnjë video që vërteton ekzistencën e të ashtuquajturit “tren bullgar”, që do të duhej të përfshinte një lëvizje të vazhdueshme votuesish që hyjnë në qendër me një fletë të votuar që mbajnë në xhep dhe dalin me një fletë bosh prapë ne xhep, e cila do t’i jepej tjetrit për të vazhduar manipulimin. Një procedurë që është e vështirë për t’u realizuar edhe në një vend pa vezhgues, por krejtësisht qesharake dhe e pamundur ne nje vend demokratik si Shqipëria dhe akoma me shume me një fletë që është pothuajse një metër e gjatë. Si e fshehin me vete? Gjithsesi, asnjë video dhe ansje provë as për “trenin bullgar” të denoncuar nga Berisha. Asgjë fare.

Në këtë Shqipëri ku me celularë përgjohet edhe një gazetar që pi kafe në lokal apo një politikan që shkon në aeroport, a është e mundur që pikërisht ditën e zgjedhjeve dhe në ditët pasuese të mos ekzistojë asnjë video që të tregojë një krim zgjedhor? Si ka mundësi që argumenti i vetëm i nxjerrë nga Sali Berisha për të “vërtetuar” manipulimin, është fakti që ai ka humbur dhe Edi Rama ka fituar?

Edhe në vitin 2023, pas zgjedhjeve vendore – natyrisht të humbura edhe ato – Sali Berisha premtoi një “libër të zi” për “masakrën zgjedhore” që edhe atëherë ishte “e paprecedent”. Po ku përfundoi ai? E vërteta është se Sali Berisha dhe ajo që ka mbetur nga partia e tij, janë duke vënë në skenë vetëm masakrën e radhës politike të vetvetes, por kjo nuk është më aspak “pa precedent”.

Sali Berisha dhe kamikazët e tij, së bashku me gazetarët-militantë, e kanë zakon të denoncojnë lloj-lloj krimesh pa nxjerrë asnjë provë. Ata e kanë shpifjen si vegël pune të përditshme dhe nuk është për t’u habitur që, të mbytur tani në dëshpërim pas-zgjedhor, shpërthejnë me fantazi nga më të ndyrat. Vetëm në dy ditët e fundit kemi dëgjuar se jo vetëm 800.000 qytetarë që kanë votuar për PS janë të blerë, por edhe 200.000 të tjerë që nuk kanë shkuar në qendër për të votuar për PD janë të korruptuar. Sipas Flamur Nokës, janë paguar nga 10.000 euro secili për të dorëzuar patronazhistëve dokumentet e tyre të identitetit! Pra, Sali Berisha fyen një milion shqiptarë vetëm për të justifikuar disfatën e tij personale. Por më e bukura është që, sipas Syri.tv, edhe vëzhguesit e OSBE-ODIHR janë të kapur! Pra, nuk ka asnjë njeri të ndershëm në këtë vend të korruptuar, përveç Sali Berishës dhe shërbëtorëve të tij.

Next Post
Motori del nga rruga në Shkodër-Koplik, drejtuesi 71-vjeçar përfundon në spital

Operacion antidrogë në Korçë, dy të arrestuar. Sekuestrohet një sasi kokaine

Comments 1

  1. PRoShi says:
    7 months ago

    Karlo një italian i shqiptarizuar që ka marrë më të mirën kulturë dhe zakonet e shqiptarit tregon të vërtetën. Hajduti ulëret , kapemi hajdutin!
    Kjo është Fabiola e pd- së.

    Reply

Leave a Reply to PRoShi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në Shqipëri konfirmohet rasti i parë me fruth, i infektuar një fëmijë. Kishte ardhur nga..

Në Shqipëri konfirmohet rasti i parë me fruth, i infektuar një fëmijë. Kishte ardhur nga..

December 26, 2025
Tiranë, aksident tragjik në Zall Bastar, makina del nga rruga dhe bie në humnerë! 2 persona humbin jetën (DETAJET)

Ra në kontakt me rrymën elektrike teksa vendoste panele diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

December 26, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 27 dhjetor 2025

December 26, 2025
“Na zhvishnin lakuriq”- Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik: Polici xhelat i Spaçit për të ngrënë bukën e mykur dhe supën me krimba…

“Na zhvishnin lakuriq”- Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik: Polici xhelat i Spaçit për të ngrënë bukën e mykur dhe supën me krimba…

December 26, 2025
Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Në Janar do bllokojmë sheshin deri në ikjen e Ramës

Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Në Janar do bllokojmë sheshin deri në ikjen e Ramës

December 26, 2025
Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Përgjigja ime ndaj urrejtjes së berishanëve që ma hodhën edhe në ditën e Krishtlindjes!

December 26, 2025
VIDEO/ “Më duket i mbushi brekët!”- Futbollisti i kombëtares u bë baba për herë të parë, shfaqet me vajzën në krah! Momentet e ëmbla

VIDEO/ “Më duket i mbushi brekët!”- Futbollisti i kombëtares u bë baba për herë të parë, shfaqet me vajzën në krah! Momentet e ëmbla

December 26, 2025
Transformimi i pabesueshëm i aktorit! Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

Transformimi i pabesueshëm i aktorit! Nga fëmijëria si yll kinemaje, përfundon i pastrehë

December 26, 2025
Imuniteti i Ballukut/ Deputetët e opozitës kërkuan mbledhje të Këshillit të Mandateve, Bylykbashi: Na u mbyll dera e sallës

Imuniteti i Ballukut/ Deputetët e opozitës kërkuan mbledhje të Këshillit të Mandateve, Bylykbashi: Na u mbyll dera e sallës

December 26, 2025
Trondit tragjedia në../ Mbijeton vetëm djali 3-vjeçar, shoferja e dehur vret një familje që po kthehej nga një festë Krishtlindjesh

Trondit tragjedia në../ Mbijeton vetëm djali 3-vjeçar, shoferja e dehur vret një familje që po kthehej nga një festë Krishtlindjesh

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com