• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ku janë hetimet për dosjet 184 dhe 339?”, Manja përplaset me Tabakun: E bëmë reformën që politika t’i rrijë larg drejtësisë

by A R
22/09/2022 10:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Reforma në Drejtësi ka përplasur Partinë Demokratike dhe qeverinë në Kuvend. Ishte deputetja e PD-së Jorida Tabaku e cila tha se të rinjtë po largohen nga ky vend pasi drejtësia e vonuar po u vret shpresën. Tabaku ngriti pyetje për SPAK, se në çfarë faze janë për hetime për aferën e inceneratorëve apo dosje të tjera.

Përgjigjen e mori nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili tha se nuk ka të drejtë që t’i kërkojë drejtësisë të bëjë këtë apo atë gjë. Sipas Manjës, Reforma në Drejtësi është bërë që politika të rri larg drejtësisë.

Por Tabaku iu përgjigj duke e akuzuar se është qeveria ajo që i ka kërkua SPAK-ut llogari.

Sakaq sot pritet që të votohet edhe zgjatja e afatit të Komisionit për Reformën Territoriale.

‘Në konferencën e kryetarëve është vendosur zgjatja e afatit të komisionit për Reformën Territoriale deri në datën 21 tetor. Sot votohet’- u shpreh Nikolla.

PJESE NGA DEBATI

Ulsi Manja: Shumë shkurt një përgjigje që duhet t’i shërbejë kësaj salle dhe kolegëve. Kolegia Tabaku pyeti pse e bëmë reformën në drejtësi dhe ku është drejtësia sot. E para, e bëmë që në këtë sallë të mos flitet më për drejtësinë, që politika të rrijë larg politikës, sepse deri dje ishte në këmbët e politikës dhe u desh vullneti i kësaj shumice që ajo të jetë e pavarur, s’ke pse e bën këtë pyetje në këtë sallë.

E dyta, drejtësia sot po bën detyrën dhe nëse keni raste konkrete ku është ndërhyrë hapur tek drejtësia, është mirë t’ua thoni shqiptarëve në këtë sallë. Ndryshimi jonë me ju në raport me drejtësinë edhe si dita me natën.

Sot ke ministra e ish ministra që po përgjigjen para drejtësisë dhe ka qenë kjo maxhorancë që ka inkurajuar drejtësinë që të hetojë për këdo. Nuk mund t’i thuhet drejtësisë pse nuk bën këtë e atë, dil këtu dhe thuaj kush është personi dhe çështja konkrete që ka bërë këtë gjë e nuk po hetohet. Lëreni drejtësinë të bëjë punën e vet. SPAK është duke bërë detyrën, hetimi nuk mbaron brenda ditës, ka rregullat e veta, duroni pritni hetimin.

Përgjigjja është për të dy pyetjet.

Jorida Tabaku: Nuk e kam sulmuar kurrë drejtësinë, besoj se jam në detyrën time që të kërkoj informacion se ku janë hetimet? Pse e kërcënoni SPAK? Pse është bërë organi më i sulmuar nga të gjithë ata që kanë një dosje në prokurori? Ku është parë t’i jepni urdhër se çfarë të hetohet? Për mua do të ketë drejtësi kur të hetohet dosja 184 dhe 339, i drejtohem politikës dhe pushtetit të djeshëm, të sotme, të nesërm, kushdo që ka pushtet duhet të jetë para drejtësi sikundër duhej të ishit edhe ju zoti Manja.

/a.r

Next Post
Furgoni përplaset me motorin, humb jetën një person

Furgoni përplaset me motorin, humb jetën një person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovët në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

Molotovët në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

October 31, 2026
Trump optimist: Po i afrohemi arritjes së një marrëveshje Rusi-Ukrainë

Trump optimist: Po i afrohemi arritjes së një marrëveshje Rusi-Ukrainë

October 31, 2026
Analisti nxjerr prapaskenat nga protesta: Në shesh nuk dalin njerëzit e lirisë, por grupe të dhunshme dhe të paguara

Analisti nxjerr prapaskenat nga protesta: Në shesh nuk dalin njerëzit e lirisë, por grupe të dhunshme dhe të paguara

October 31, 2026
Revolucioni pa popull

Revolucioni pa popull

October 31, 2026
Kina rrit presionin detar ndaj Tajvanit, roja bregdetare kryen patrullime në lindje të ishullit

Kina rrit presionin detar ndaj Tajvanit, roja bregdetare kryen patrullime në lindje të ishullit

October 31, 2026
Protestuesit molotovë Kullave Binjake, policia shuan flakët

Protestuesit molotovë Kullave Binjake, policia shuan flakët

October 31, 2026
Tkurret protesta para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, ndërhyjnë autobotët me ujë

Tkurret protesta para Kryeministrisë! Maskat sulme me gurë e molotovë drejt efektivëve, ndërhyjnë autobotët me ujë

October 31, 2026
“Berisha në krye të dhunës, ia ‘faturoi’ Qorit dhe të tjerëve…!”- Çupi: Me aktet e dhunës ai sulmoi Europën!

Çupi: Berisha non grata edhe në protestën e tij! PD po lufton për numra dhe eliminimin e kundërshtarëve brenda opozitës

October 31, 2026
Analiza e REL: Vendime për prona dhe emërime, a po i tejkalon kompetencat Qeveria në detyrë?

“Kosova s’është rivale e Shqipërisë”, Kurti mohon përfshirjen e Vetëvendosjes në protestat në Tiranë

October 31, 2026
Ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëron për një sulm të mundshëm terrorist në një muze, FSB-ja ruse merr masa

Ambasada e SHBA-së në Moskë paralajmëron për një sulm të mundshëm terrorist në një muze, FSB-ja ruse merr masa

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In