• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ku i bënte diktatura ekzekutimet

by
26/05/2015 19:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë 30 pika-vendvrasje, por dëshmitarë të ndryshëm, kryesisht të përndjekur pretendojnë më shumë syresh, ku janë ekzekutuar të përndjekurit e regjimit. Edhe pse vendet janë zbardhur gati krejtësisht, kufomat e të ngratëve nuk gjenden, janë tretur ose në rastin më të keq janë riekzekutuar. Një proces rigjetje ka nisur, por për të përndjekurit, duket se ecuria e tij varet nga faktorë që nuk premtojnë asfare sukses…

Nga Ben Andoni

“Nuk kam shpresë se procesi i gjetjes dhe identifikimit të kufomave të ekzekutuar gjatë kohës së komunizmit do të funksionojë. Jo, më duket e pamundur”. 80 vjeçari Agim Musta, një nga emrat më të angazhuar të të përndjekurve, tund kokën në mënyrë mohore. Pastaj ndalon dhe mendimin e tij e thotë me pak fjalë.

“E para është se: mungon vullneti; e dyta është mundësia financiare. Shqiptarët nuk paguajnë për të përndjekurit dhe ca më shumë për të vdekurit, por janë gati të japin para për çdo lloj gjëje tjetër”. Rasti që na rrëfen më pas, lidhet me një nga personazhet e lidhura me Të Majtët. “I thamë të bijës hajde në ekspozitën që bëmë para do kohësh sepse kemi dhe babanë tënd teksa e ekzekutojnë…A e di se kush ishte përgjigja: Akoma me këto gjëra Ju!!!”. Nuk mund të kuptosh sesa me rezervë mund të merret kjo, por kur më shqipton emrin dhe se është e afërme e një njeriu të rëndësishëm, atëherë mundohem t’i bindem faktit të tij. Musta është një nga njerëzit që ka përgatitur hartën e vendeve ku ekzekutoheshin të përndjekurit në komunizëm. Di aq shumë episode, saqë biseda shpesh devijon. Çdo i vetëm rast është më i trishtë se i mëparshmi dhe gati i pabesueshëm. Si të erdhi kjo ide?,- i them burrit, që ka vuajtur dhe vetë.

“E nisa që në burg sepse isha shumë kureshtar për vendet dhe si ekzekutonin dhe atje ti merrje vesh gjëra, që realisht nuk mund t’i merrje kurrë jashtë. Përshembull, ata që vinin në Burrel, ku fillova dënimin, i pyesja se me kë kishin qenë në qeli. Si i kishin torturuar? Kush kishte qenë hetues? Pse i kishin dënuar? A i kishin munduar dhe rrahur gjatë? Kë kishin vrarë? Ku i kishin futur kufomat e të tjera gjëra si këto!” Po nuk janë pak si tepër këto, që në ato kushte të kesh kohë të pyesësh?-e pyesim.

“Si student historie më duhej të pyesja për të gjitha. Nuk mendoja se do të mbaronte shpejt dhe kjo ishte një mënyrë që të mos harroja, pasi dija mirë nga njerëzit e mësuar që kam arritur në burg, se edhe diktatura më e egër e ka një fund dhe ai është gjithnjë i hidhur për ekzekutorët”. Ndihma e këtij burri të moshuar në kauzën e gjetjes së ende mijëra të zhdukurve (për fat gëzon shëndet të mirë), është e thjeshtë, por është Alpha e punës nga ku po mendohet të punohet për identifikimin e të ngratëve, eshtrat e të cilëve nuk kanë asnjë mënyrë identifikuese veç atyre teknike të përparuara të kohës. Dhe, Musta ka nisur pikërisht një punë të tillë, që më shumë sesa vlerë statistikore dhe historike, ka vlerë praktike nga ku mund të nisë puna.

Të vrarë, të persekutuar dhe persekutues bashkë
E nga do t’ja nisë vallë rehabilitimi dhe gjetja e eshtrave të të vrarëve? Kjo është dilema më e madhe e grupit të madh por shumë të përçarë të të përndjekurve të sotëm. Në një nga librat e tij, Agim Musta rendit emrat e 319 njerëzve, që sipas tij, janë të implikuar direkt me krimet e komunizmit, mes tyre rreshtohen emrat e funksionarëve të lartë të Ministrisë së Brendshme, hetues, shefa sigurimi, prokurorë, funksionarë të lartë, por tashmë Musta në takimin me ekipin e ICMP-së, përshfaqi hartën e tij, ku ishin ekzekutuar njerëzit. Matthew Holliday, drejtues i Programeve për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur, cituar nga “JAVA”, foli në Tiranë lidhur me procesin e saponisur në vend të identifikimit të të humburve nga komunizmi…Por sa i mundur është ky si proces? Përgjigja ishte gati matematike: Mos humbni kohë, por “krijoni regjistrin qendror të të humburve!”. Dhe, amerikani i ri, që ia doli me strukturën e tij të ICMP-së, të hidhte dritë mbi ngjarjet e Srebrenicës dhe në shumë vende në botë, duke e kthyer këtë institucion tashmë në një subjekt të OKB-së, i është dashur shumë të bindë shqiptarët sepse fillimi i këtij procesi të madh do jetë i mundimshëm dhe se më shumë se çdo gjë tjetër, kërkon vullnet dhe përpjekje të gjithë institucioneve. Mu këtë që beson se nuk mundet të bëhet Musta dhe të tjerët, si ai. Problemi që ata e mendojnë se nuk do ketë zgjidhje të mirë vjen nga fakti se po shihet mungesa e vullnetit dhe infrastruktura e dobët e shtetit shqiptar, që vërtet ka një zyrë në subjektet e të përndjekurve, por ende shumë pak energji. Për fat të keq, në takimin e inincuar nga Ministria e Çështjeve Sociale, rregulluar me shumë vështirësi, të përndjekurit janë marrë më shumë me fjalë dhe anatemë për komunizmin sesa me çështje realisht teknike. Kjo e ka bërë Holliday të shpjegojë qartësisht përvojën e Bosnjës dhe të vendeve ku operon institucioni i tij, por nga ana tjetër shpesh ka bërë thirrje: puna duhet të fillojë pa bërë fjalë, por duke vepruar…Siç ndodh me teknikët, ai ka dëgjuar shqiptarët që pak javë më parë i rrëfenin bëmat e tyre dhe gati asfare të atyre të ngratëve që presin një dorë të dalin nga anonimati i tmerrshëm i persekutimit të disafishtë.

Veç krijimit të një regjistri, ai ka bërë një sugjerim dhe për regjistrimin e të afërmve, prej nga ADN-ja e të cilëve do të identifikohen…
Në fakt, Shqipëria ka fare pak vullnet dhe këtë e shikon te politika, pasi sa herë duan të shkarkojnë ndonjë gjë, atëherë i kthehen kohës së komunizmit dhe viktimave. ICMP u përmendi jo më kot faktin indirekt se që më 2010 janë zhvarrosur 13 persona në afërsi të malit Dajt dhe mbeten akoma të paidentifikuar. Mu në vazhdë të argumentit, ata propozuan të fillonin punën e tyre, ndërsa pjesa tjetër të merrej me regjistrimin dhe punët e tjera. “Megjithatë duhet theksuar se nuk ka një ‘zgjidhje të shpejtë’ për këtë çështje; ky është një proces i cili përshin shumë institucione dhe metoda jashtëzakonisht komplekse shkencore. Për të filluar procesin autoritetet shqiptare duhet të sigurojnë fondet e nevojshme për të trajtuar çështjen e personave të zhdukur, përfshirë edhe identifikimin me ADN. Kjo do të tregonte qartë se ka një vullnet politik për të trajtuar çështjen dhe do të demonstronte pronësi të qartë të procesit”, tha Holliday.

Procesi ende i vështirë
Shqipëria, megjithë angazhimin, duket se është vetëm në rrugë-ngjitjen e malit, ku gjenden përgjigjet e procesit të dënimit të krimeve kundër njerëzimit. Të gjithë llogarisin si pengesë të parë mungesën e vullnetit, por një nga arsyet që duket më thelbësore: është individi, që do të marrë mbi supe këtë proces. Njerëz si Mandela, që e çuan para këtë proces në vendet e tyre, janë të rrallë në botë, ndërsa në Shqipëri, njerëzit të tillë nuk ka, kurse ata që pretendojnë të bëjnë këtë punë, më shumë merren me fjalë sesa me vepra. Kjo ka bërë që paqja sociale e kombit tonë të jetë ende shumë e largët. Duket shpesh sikur janë dy popuj: ata që u persekutuan dhe ata që persekutuan. Sikur të mos mjaftonte kjo SHIK-u, Shërbimi Informativ Kombëtar në vitet pa ’90, tregoi se në mentalitet kishte mbetur jo shumë larg urrejtjes së paraardhësve të tyre dhe më shumë se ata, shërbyen dhe në veprime, që binin ndesh me kushtetutën e vendit, siç janë ndihma ndaj Serbisë në Luftën e Ish-Jugosllavisë dhe shumë afera. Në këtë vazhdë, p.sh. nuk duhet harruar shprehja e të burgosurit politik të erës demokratike, ish-kryeministrit Fatos Nano që deklaronte në vitin 1997 për kolegun e tij Berisha se: “Saliu është pus i thellë me krime “.
Në rastin tonë, vështirësia rritet nga një fakt tjetër se shumica e të vrarëve dhe të zhdukurve në komunizëm u janë ndërruar varret, kurse ata që i kanë vrarë, jo vetëm kanë vdekur, por një pjesë e tyre nuk mbajnë mënd vendet e ekzekutimit. Kurt Kola, një nga funksionarët e vjetër të të përndjekurve ia shpjegoi këtë me detaje zv/ministres së Çështjeve Sociale Genta Sula në takimin me strukturën ndërkombëtare të ICMP-së. “Shumica e ekzekutimeve, janë bërë afër lumenjve dhe përrenjve dhe ideja ishte që të hidheshin menjëherë në lum, shpjegon Musta ose më keq akoma: kufomave u hidhej gëlqere që të treteshin menjëherë dhe të mos gjendej asgjë”. Befas shkëputet nga rrëfimi dhe më përcjell në kujtimet e tij. Njëra syresh është realisht e tmerrshme, pasi si fëmijë mban mënd të pushkatuarit e parë te “Kodra e Priftit”. “Nuk duhet të harrojmë se shumë nga të vrarët janë ekzekutuar mu në mes të ditës. Siç ndodhi me ata të ‘Kodrës së Priftit’, që njerëzit i shanin dhe ata që i shoqëronin. I vranë dhe i groposën bashkë. Natën erdhën njerëz që donin t’u merrnin ndonjë gjë të artë që u kish mbetur, po kishin harruar se nëse do kishin dhëmbë apo gjë tjetër, pa mëdyshje do ua kishin marrë me kohë”, kujton Musta, një lajm makabër. Dhe, pastaj? “Ah, pastaj. I lanë aty të pakallë dhe kushedi i kanë shqyer kafshët”, thotë.
…
Viktimat e persekutimit politik nga ekzekutimet me ose pa gjyq, shumë të tjerë të vdekur në burgjet apo kampet e diktaturës, por edhe ata që s’kanë përballuar torturat në hetuesi ose spitale psikiatrike, janë groposur në varre kolektive apo janë vrarë. Shumë syresh janë varrosur pa shenja në kufi, gjatë tentativave për arratisje. E shqetësueshme për shembull është fakti se në Spaç varreza e madhe kolektive është bjerrë dhe bjerret përditë dhe ende sot mund të gjesh kocka që dalin prej efektit gërryes të tokës, por në vend të një plani kombëtar zyrtarët kanë bërë vetëm konferenca dhe fjalë, para një situate të tillë. Procesin e degjeneroi disi përdorja politike që iu bë në fillim të viteve ’90, ku për ditë raportoheshin raste të tilla dhe individë kërkonin në mënyrë personale.
Regjistrimi i njerëzve që do kontribuojnë për të identifikuar AND-të, një listë kombëtare, por shtuar dhe me vullnetin e pakët është shumë për zyrën e re të të Përndjekurve. Ai do jetë institucioni përgjegjës, me dy specialistë dhe një drejtues, që do merret edhe me dëshmitë dhe me gjithçka që lidhet me procesin.
Zyra, që u ngrit me urdhër të kryeministrit Edi Rama, ka një mal jo thjesht që duhet ta ngjisë, por që duhet ta sfidojë. Një strukturë që mëton të lajë disi dhe atë borxh të madh që ka shoqëria jonë ndaj njerëzve që u munduan të ishin ndryshe dhe të parathonin atë që masa e përjetoi, por nuk e kuptoi si duhej.
Për fat, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka paraparë mundësinë që ICMP-ja të ndihmojë direkt Shqipërinë në identifikimin e përafërsisht 6.000 personave të zhdukur gjatë periudhës së regjimit komunist. ICMP-ja u takua me aktorë të ndryshëm, nga Instituti i ish të Përndjekurve Politikë, përfaqësuesit e prokurorisë, përfaqësuesit e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Në fund optimizmi i tyre, shikohet me dyshim, të paktën nga ky burrë që tashti po i lë 80-tat. “Kam frikë se me vdekjen tonë do humbë dhe brezi që është ende i interesuar për t’i parë hajrin këtij procesi. Nuk shikoj shumë vullnet dhe madje edhe ndër komunitetin tonë që duan
ta çojnë deri në fund”, thotë Musta, autori i disa prej çështjeve që lidhen me atë kohë.

Next Post

OpoziJari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In