• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku gabon Bushati dhe Kajsiu

by Roland Lami
14/06/2025 12:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Lami

Analizat postzgjedhore vlejnë jo vetëm për të kuptuar faktorët që mundësuan rezultatin zgjedhorë të 11 Majit por ajo që është më e rendësishme, cilat janë strukturat social – ekonomike dhe politike që diktojnë sjelljet elektorale dhe ato të partive politike në një kontekst si i yni.

Të tillë e kam parë edhe debatin mes politologut Kajsiu dhe gazetarit skrupuloz Bushati, të cilët me parashtrimet e tyre tentojnë të identifikojnë variablat që ndikuan në humbjen e thellë të opozitës dhe konsolidimin e paprecedent të qeverisë me katër mandate rradhazi.

Nëse ndalesh në pozicionet e secilit të krijohet bindja që janë në qëndrime antagoniste ku njëra tezë përjashton tjetrën, pasi Kajsiu i mëshon tezës së plogështisë, fragmentarizimit, berishizmit, konsumimit të figurave kryesore të PD dhe strategjjsë pa përmbajte të PD në humbjen e kësaj të fundit, ndërsa Bushati i mbetet prej vitesh tezës së regjimit autoritarist të Ramës që sa më shumë rri në pushtet aq më shumë e vë makinën shtetërore në shërbim të zgjatjes së pushtetit. Pra, nëse do përdornim një logjik sempliste shpjegimi kupton që për Kajsiun është PD që shkakton këtë situatë elektorale për veten dhe për kundërshtarin ndërsa për Bushatin është supër pushteti i Ramës që riprodhon veten dhe çantivizon fuqinë e kundërshtarit. Nëse i shikon vec e vec secili ka të drejtë në vetvete pasi të dy mendojnë se ka një shkak që prodhon një pasojë pavarësisht se shkakun të dy e identifikojnë ndryshe.

Mirëpo në metodologji është e njohur hipoteza se në disa kontekste komplekse siç është edhe ky i yni fenomeni mund të shpjegohet me hipoteza të përmbusura ku shkaku të jetë pasojë dhe kjo e fundit të shndërrohet në shkak, pra të dyja ndikojnë njëkohësisht te njëri tjetri. E shprehur ndryshe, faktori PD ndikon te fitorja e PS por njëkohësisht, autoritarizmi i kësaj të fundit të caktivizoj fuqin e PD.

Teoricienët e Shkencave Politike konfirmojnë tezën që në sisteme autokratike kur institucionet janë të dobëta dhe të korruptuara pushteti ekzekutiv nuk të konsumon por të forcon gjithnjë e më shumë. Aq më shumë shprehen ata kur opozita është e pafuqishme, me lidërship të konsumuar dhe fragmentarizim opozitarsiç është rasti i PD.

Autokracia në vende si Shqipëria, ku opozita është e dobët, ka disa karakteristika dhe pasoja të veçanta që e bëjnë sistemin më të qëndrueshëm për pushtetin aktual, por më të brishtë për demokracinë dhe zhvillimin institucional. Votat rriten në përqindje nga një palë zgjedhje në tjetrën në favor të qeverisë jo opozitës, pasi mekanizmat e presionit, manipulimit dhe shitblerjes shtohen nga një palë zgjedhje në tjetrën. Manipulimi zgjedhor shikohet si normalitet jo fatalitet. Aq më shumë legjitime bëhet kjo kur opozita nuk arrin të frymëzoj apo të ofroj alternativë qeverisëse më të mirë se qeveria.Teza që mjafton të rrijmë si forcë e parë në opozitë dhe qeveria rrezohet vet në vende autokratike ku bën pjesë edhe Shqipëria nuk vlen. Madje opozita me kalimin e viteve bëhet zgjatim i qeverisë jo oponencë. Kjo pasi humbet besimin te vetja nuk gjen forca të rigjenerohet madje fillon edhe korruptohet nga padurimi për të ardhur në pushtet.

Në sytë e publikut opozita konsumohet si qeveria duke qëndruar në opozitë. Në këto kushte votuesi i paqëndrueshëm bojkoton ose voton për partitë e vogla ndërsa ai pragmatist zgjedh rrezikun më të vogël që më këtë rast është qeveria jo opozita me paqartësitë e saj në organizim, lidërship, fragmentarizim dhe shterpësi tezash qeverisëse. Siguria e bilancit familjar të tij ose i saj është më i rëndësishëm se rreziku i demokracisë një koncept abstrat për të.

Pushteti jo vetëm që nuk dobësohet duke qëndruar në pushtet por forcohet akoma më shumë duke kufizuar pushtetet e tjera. Sistemi i partitokracisë dominon të gjithë jetën sociale, ekonomike dhe kulturore sa më shumë zgjatet në pushtet.
Njerëzit e shikojmë partitokracinë si ushqim për të mbajtur status quo, biznesi si mundësi për të mbijetuar në treg, shoqëria civile si oksigjen për të ruajtur financat aktuale dhe media si siguri për vazhdimësi. Pra mekanizmat e presionit jo vetëm zbehen por bëhen zgjatim të pushtetit kur shikojnë që kundërshtari politik nuk bind për një vizion tjetër qeverisës.

Zgjidhjet apo mbështjet që priten nga jashtë në sytë e shtresës së mesme kur sistemi global është me disa vatra lufte, kur parametrat e demokracisë janë dobësuar edhe në vendet e BE, ku ekstremi i djathtë sa vjen dhe dominon spektrin politik dhe polarizimi shoqëror rritet, ideja se vjen ndonjë zgjidhje apo mbështetje nga jashtë bëhet gati naive ta besosh. Por edhe ideja që vetëm të rigjenerohet opozita dhe zgjidhja vjen vet kur përball ka makinerinë shtetërore dhe kjo tingëllon e pamjaftueshme. Ashtu si dhe të presish ndonjë mrekulli ku makineria shtetërore të vetasgjesohet duke qëndruar në pushtet tingëllon gati e pamundur të ndodh.

Në këto rrethana për fat të keq kërkohet një mori faktorësh që mund të ndryshojnë situatën si ndërgjegjësimin e njerëzve që qeveritë e zgjatura në kohë janë problem në vende me demokraci të konsoliduar jo më në vende si ne me regjim hibrite, një riorganizim opozitar me profil dhe identitet të ri, presion i shtuar i BE dhe mekanizma monitorues si SPAK ndaj korrupsionit që mund të shpresojnë për ndonjë surprizë elektorale në 2027.

Next Post
Sulmi ndaj Iranit, Izraeli konfirmon eliminimin e nëntë shkencëtarëve dhe ekspertëve të lartë iranianë të programit bërthamor

Sulmi ndaj Iranit, Izraeli konfirmon eliminimin e nëntë shkencëtarëve dhe ekspertëve të lartë iranianë të programit bërthamor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kapen 3.4 tonë kokainë, destinacion kishte Belgjikën

Kapen 3.4 tonë kokainë, destinacion kishte Belgjikën

December 7, 2025
Sulm në aeroportin e Londrës, arrestohet një person. PoliciaTë lënduarit po marrin mjekim

Sulm në aeroportin e Londrës, arrestohet një person. PoliciaTë lënduarit po marrin mjekim

December 7, 2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

December 7, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 8 Dhjetor 2025

December 7, 2025
Alarm bërthamor në Çernobil: Kupola nuk është më e sigurt

Alarm bërthamor në Çernobil: Kupola nuk është më e sigurt

December 7, 2025
47-vjeçari në Shkodër bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë në vend

U paraqit në spital me plagë, kush është 37-vjeçari/ Refuzon të tregojë të vërtetën në polici

December 7, 2025
Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

December 7, 2025
“Adriatiku jugor të shpallet zonë prioritare”, Kroacia mund të padisë Shqipërinë për tonelatat e mbeturinave

“Adriatiku jugor të shpallet zonë prioritare”, Kroacia mund të padisë Shqipërinë për tonelatat e mbeturinave

December 7, 2025
Episodi i rrallë/ Dy presidentë brenda një limuzine, Vladimir Putin udhëtoi me ‘Bishën’ e Trump

Kremlini: Strategjia amerikane për Europën, në përputhje me vizionin e Moskës

December 7, 2025
(EMRAT)Sherr për një monopatinë/ Plagosi me thikë 48-vjeçarin në Tiranë, në pranga autori!

I dënuar me burg dhe i shpallur në kërkim, vihet në pranga 36-vjeçari

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In