• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ku do të jetojë familja Obama pasi të dalë nga Shtëpia e Bardhë

by Java News
20/01/2016 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një viti do të përfundojë mandati i dytë dhe i fundit i Barack Obamas, Presidentit të parë me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë do të bëjë familja Obama, pasi të largohet nga Shtëpia e Bardhë

Ende nuk është bërë e ditur se ku do të jetojë dhe çfarë do të bëjë familja e Presidentit Obama, pasi këtij të fundit t’i përfundojë mandati, kur të shpallet Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Rrallë ndodh që ish-Presidentët të qëndrojnë në Washington edhe pas mandatit.

Jimmy Carter pati shkuar në Gjeorgji, ndërsa Ronald Regan ishte kthyer në Kaliforni.

Bill Clinton pati ndërtuar një jetë të re në New York, ku krijoi fondacionin Clinton dhe ku gruaja e tij Hillary – njëra nga kandidatet e Demokratëve për Presidente – filloi karrierën e saj politike si senatore.

Askush ende nuk e di ku do të rrijë familja Obama, prej 20 janarit të vitit 2017, kur edhe do të bëhet betimi i presidentit të ri në Capitol Hill.

Image

Është spekuluar shumë nëpër media se ku do të jetojë familja presidenciale në ikje, por ende nuk ka dalë asgjë konkrete.

Familja Obama janë shumë të lidhur me Chickagon – aty Presidenti aktual amerikan ka filluar karrierën e tij politike dhe shënoi fitoren e tij historike në vitin 2008. Po ashtu, biblioteka presidenciale e Obamas dhe fondacioni i tij do të vendosen në Windy City, transmeton Gazeta Express.

“E gjithë jeta ime është shënuar në Chickago dhe me të vërtetë jam bërë burrë pasi jam vendosur në Chickago”, pati thënë Obama vitin e kaluar, kur e pati lajmëruar sajtin e bibliotekës.

“Aty e kam njohur gruan time. Aty kanë lindur fëmijët e mi”, ka shpjeguar Obama.

Mirëpo, prapë se prapë ende nuk ka shenja të qarta se çifti do të vendoset në Chickago.

“Ndoshta Chickago tash iu duket shumë i vogël”, ka thënë Peter Selvin, profesor në Northwestern Universitu, në Chickago dhe autor i librit “Michelle Obama: A life”.

E vetmja shenjë që është dhënë nga presidenti amerikan është se ai ka thënë se familja do të jetë prioriteti i tij.

Ato dhe Michelle kanë bërë shumë sakrifica për mua gjatë kohës kur kisha kandiduar dhe gjëra të tjera”, i pati thënë Obama ABC’së, në vitin 2013.

Në fillim të 2017’ës, Malia – vajza e madhe e Barack Obamas do të jetë në Universitet. Sasha, e cila tani është në një shkollë private në Washington, do ta ketë përpara gjysmën e shkollimit të saj në atë shkollë, gjatë kësaj kohe.

Image

Selvin thotë se Obama, sikurse Clinton’i mund të vendoset në Big Apple.

“Miqtë e tyre presin që familja Obama të jetojë në Washington dhe sigurisht pastaj të zhvendoset në New York”, i ka thënë Selvin AFP’së.

“New York’u ka më shumë për t’i dhënë kësaj familje, pasi me siguri ata do të kërkojnë të kenë më shumë privatësi – gjë që s’mund ta kenë në Chickago”

Michelle Obama, avokate e diplomuar, ka mohuar kategorikisht mundësinë e hyrjes së saj në politikë, siç ka bërë Hillary Clinton, përkundër tetë viteve e saj si Zonjë e Parë e Amerikës.

Para disa javësh për këtë çështje është deklaruar edhe Barack Obama.

“Tri gjëra janë të sigurta në jetë: vdekja, taksat dhe që Michelle nuk do të kandidojë për presidente”, ka thënë ai.

Një gjë është e sigurt: paratë nuk do të jenë problem. Obama, të cilit i pëlqen shumë të shkruajë, sigurisht do të përqendrohet në shkrimin e autobiografisë së tij për kohën e tij në presidencë.

“Autobiografitë kanë qenë gjithmonë mënyrë e mirë për të bërë para”, ka thënë historiani Mark Updegrove – drejtor i Bibliotekës Presidenciale në Austin, Texas

“Krejt çështja është se sa dëshiron ta komercializosh faktin e të qenit i pari i një shteti”, ka shtuar Updegrove, autor i “Second Acts: Presidential Lives and Legacies After the White House”.

Obama ka thënë se shpreson se do të punojë me të mitur të pakicave në lagjet periferike – ku braktisja, papunësia dhe burgosja janë në shkallë më të lartë se çdo kund tjetër – në mënyrë që t’i japë kuptim termit “mundësi të barabarta”.

Image

Derisa disa ish-presidentë të Shtëpisë së Bardhë janë zbehur në prapavijë , të tjerë kanë lënë shenja domethënëse gjatë të ashtuquajturit “aktit të dytë të tyre”.

John Quincy Adams, i cili e pati përfunduar mandatin në vitin 1829, pasi dështoi t’i fitonte zgjedhjet për mandatin e dytë, i është rikthyer Kongresit ky ka qëndruar deri në fund të jetës së tij, ku duke përdorur oratorinë e tij arriti ta kalojë rastin e skllavërisë.

William Howard Adams, i cili ishte president në periudhën 1909-1913, pastaj është bërë kryetar i Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara.

A do të mundte Obama – ish-president i Harward Law Review, i cili kur ta filloj jetën post presidenciale do të jetë 55 vjeçar – të tundohet nga Gjykata e Lartë?

“Mendoj që të punoj në drejtësi është pakëz pasive për mua”, i ka thënë Obama The Nee Yorker, në tetor të vitit 2014. “Veçanërisht pasi i kam kaluar tetë vite në një kupolë si Shtëpia e Bardhë, mendoj që duhet të dal pak më jashtë”.

Shembulli i dy presidentëve paraprakë Demokratikë – Carter dhe Clinton, të cilët kanë nisur fondacione që janë të respektuara edhe jashtë kufijve të Amerikës – mund të shërbejnë si udhërrëfyes edhe për Obaman.

Ka thashetheme se Presidenti mund të jetë i interesuar që të japë mësim në Columbia University, në New York, ku pati studiuar në fillim të viteve të 80’a, përcjell Express.

“E dua mësimdhënien. Më mungon klasa dhe angazhimi me studentë”, i pati thënë Obama The New Yorker.

Për Updergrove, historia e re tregon se “akti i dytë” i një presidenti mund edhe të ndihmojë ta bëjë të duket më mirë e kaluara e tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë mendoj se mund  ta pasuroni trashëgiminë që lini pas, duke u përqendruar në gjërat për të cilat dëshironi të mbaheni mend”, ka përfunduar ai.

Next Post

Sejko: Huatë me probleme do zbresin në 15%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEOLAJM / Eskorta e Ramës mbërrin në Vlorë, Kryeministri takon Ivanka Trump dhe Jared Kushner

VIDEOLAJM / Eskorta e Ramës mbërrin në Vlorë, Kryeministri takon Ivanka Trump dhe Jared Kushner

January 21, 2026
PAMJET/ Ndodh në Fier, 55-vjeçari mbetet i varur jashtë apartamentit. Panik te banorët!

PAMJET/ Ndodh në Fier, 55-vjeçari mbetet i varur jashtë apartamentit. Panik te banorët!

January 21, 2026
I arrestuar për inceneratorin dhe ‘5D’, Gjykata liron ish-zyrtarin e Bashkisë Tiranë

I arrestuar për inceneratorin dhe ‘5D’, Gjykata liron ish-zyrtarin e Bashkisë Tiranë

January 21, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Në orën 11:00, Sali Berisha do të lëpijë të gjitha “pështymat” e tij

January 21, 2026
Ndryshimet në ligjin për narkotikët, Balla: Jemi në krah të SHBA-ve në luftën globale kundër fentanilit

Ndryshimet në ligjin për narkotikët, Balla: Jemi në krah të SHBA-ve në luftën globale kundër fentanilit

January 21, 2026
Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës, lirohen nga detyra prefektët

Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës, lirohen nga detyra prefektët

January 21, 2026
SQARIM/ Ilir Yzeiri: Shkrimi im ‘Fushatë me hijen e burgut’ s’kishte qëllim që të fyente pamjen fizike të gjyqtarit

Ne – lulet, ju- varret

January 21, 2026
“Albcontrol” jo më aksioner i “Air Albania”, kuotat e kapitalit i kalojnë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

“Albcontrol” jo më aksioner i “Air Albania”, kuotat e kapitalit i kalojnë Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit

January 21, 2026
BE i kundërpërgjigjet Trumpit, “ngrin” marrëveshja tregtare me SHBA-të

BE i kundërpërgjigjet Trumpit, “ngrin” marrëveshja tregtare me SHBA-të

January 21, 2026
Lushnja nderon “arkitektët” e shtetit, 106 vjet nga Kongresi që shpëtoi Shqipërinë dhe themeloi parlamentarizmin

Lushnja nderon “arkitektët” e shtetit, 106 vjet nga Kongresi që shpëtoi Shqipërinë dhe themeloi parlamentarizmin

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In