• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sejko: Huatë me probleme do zbresin në 15%

by Java News
20/01/2016 19:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Niveli i huave me probleme në Shqipëri pritet të bjerë në 15% në vitin 2016, tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, bëri të ditur agjencia e lajmeve Reuters, teksa guvernatori Sejko ndodhet në Vjenë në Forumin 21-të të Evropës Qendrore dhe Lindore në Vjenë, organizuar nga Euromoney.

Niveli i huave me probleme ra në 20 përqind në fund të nëntorit 2015, nga 25%, tha ai, raporton Reuters.

Në datat 19-20 janar 2016, “Euromoney” organizoi Forumin 21-të të Evropës Qendrore dhe Lindore në Vjenë, Austri, njoftoi Banka e Shqipërisë. Ky forum i përvitshëm mbledh në një tryezë të përbashkët diskutimi figura të rëndësishme të politikës, ekonomisë si dhe përfaqësues nga fusha e financës e Evropës Qendrore dhe Lindore.
Punimet e këtij forumi ishin konceptuar të ndara në disa panele, ku të pranishmit diskutuan mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare. Me rëndësi të veçantë ishte paneli i guvernatorëve të vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, me temë “Debati i Politikës Monetare”.

Në këtë panel merrte pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili diskutoi mbi efektet që ka në ekonomitë e këtyre vendeve politika monetare e ndjekur nga Banka Qendrore Evropiane dhe ajo e Rezervës Federale. Në këtë kuadër, Guvernatori Sejko theksoi se politika monetare ekspansioniste e ndjekur nga Banka Qendrore Evropiane ka pasur efekte pozitive kryesisht në rritjen e kërkesës për eksporte nga këto vende si dhe në norma më të ulëta interesi për euron, duke krijuar kështu më shumë mundësi veprimi për ekonomitë e këtyre vendeve.

Duke u ndalur në efektet e kësaj politike në ekonominë shqiptare, Guvernatori Sejko theksoi se një pjesë e konsiderueshme e portofolit të kredisë është në monedhën evropiane dhe ulja e interesave për euron do të thotë më pak stres për ekonominë dhe sistemin financiar shqiptar.

Për sa i përket efekteve të politikës shtrënguese monetare të ndjekur nga Banka e Rezervës Federale, Guvernatori u shpreh se me përjashtim të çmimit të naftës këto politika nuk pritet të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm në ekonominë shqiptare.

Në mbyllje të diskutimit, ai theksoi se sfida kryesore e Bankës së Shqipërisë për politikën monetare dhe ekonominë është krijimi i kushteve të favorshme për të nxitur procesin e kredidhënies në vend.

Këtë vit, gjatë punimeve të këtij forumi, një vend të veçantë kishte dhe tryeza kushtuar Shqipërisë. I ftuar në këtë tryezë, Guvernatori Sejko bëri një ekspoze të zhvillimeve më të fundit ekonomike dhe financiare në vend. Ai theksoi rëndësinë e investimeve të huaja direkte në zhvillimin ekonomik të vendit. Duke u ndalur në zhvillimet në sektorin bankar shqiptar, Guvernatori u shpreh se treguesit financiarë tregojnë për një sistem bankar të shëndetshëm, të aftë të përballojë çdo goditje, si dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit. Ai i njohu të pranishmit me planin ndërinstitucional të Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë për uljen e nivelit të kredive me probleme. Si rrjedhojë e këtyre masave pritet një rënie e mëtejshme e nivelit të kredive me probleme dhe nxitje e kreditimit.

Gjatë qëndrimit të tij në Vjenë, Guvernatori Sejko zhvilloi një takim me zyrtarë të lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me z. Phil Bennet – Zëvendëspresident i Parë, si dhe z. Nick Tesseymen – Drejtor Menaxhimi për Institucionet Financiare, ku vlerësoi kontributin e rëndësishëm dhe mbështetjen që BERZH-i ka dhënë në zhvillimin ekonomik të vendit, nëpërmjet investimeve financiare në fushat kyçe të ekonomisë dhe asistencës teknike të ofruar Bankës së Shqipërisë. Në përfundim të këtij takimi, Guvernatori Sejko theksoi rëndësinë e zhvillimit të tregjeve kapitale në Shqipëri, për zhvillimin e të cilave nevojitet ndihmë nga partnerët ndërkombëtarë. Zhvillimi i këtyre tregjeve do të ndikonte ndjeshëm në financimin e bizneseve që operojnë në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.
Guvernatori zhvilloi dhe një takim me z. Peter Tils – Drejtor për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në Deutsche Bank, si dhe Dr. Dagmar Linder – Drejtore Menaxhimi, në Drejtorinë Rajonale për Evropën Qendrore dhe Lindore.

Next Post

SHÇBA: Në 2015 të implikuar me drogën 42 punonjës policie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In