• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku dështoi Kosova në sigurimin e vaksinës kundër COVID-19?

by Java News
27/02/2021 13:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Derisa vendet e rajonit kanë filluar vaksinimin e qytetarëve kundër COVID-19, në Kosovë ende nuk ka arritur vaksina kundër kësaj sëmundjeje që e shkakton koronavirusi. Serbia ka nisur vaksinimin e popullatës së saj kundër koronavirusit më 24 dhjetor 2020, duke përdorur vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech. Deri më tani ky shtet ka marrë, 1.9 milion doza të vaksinave kundër COVID-19.

Në Shqipëri, po ashtu ka nisur vaksinimi më 11 janar dhe tani arritja e kontingjenteve të dozave të vaksinës së kompanisë amerikane, Pfizer, bëhetpothuajse çdo javë. Në Maqedoninë e Veriut vaksinimi ka nisur më 17 shkurt me 4.680 dozat e vaksinës së Pfizer/BioNtech, që i janë dhuruar nga Qeveria e Serbisë.

Ngjashëm edhe Mali i Zi ka nisur vaksinimin në muajin shkurt me vaksinën ruse kundër koronavirusit, Sputnik V, që e ka përfituar si donacion nga Serbia. Ky shtet deri më tani ka marrë 7.000 doza të Sputnik V.

Por, çfarë ndikoi që Kosova të mbetet ende pa vaksinë?

Hana Xhemajli, specialiste për hulumtime të politikave globale shëndetësore, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se Kosova stagnoi në marrjen e vaksinave edhe për shkak të ekonomisë së dobët si dhe për shkak të paaftësisë lobuese.

“Ne kemi rrëzuar qeverinë në mars të vitit të kaluar, duke krijuar një jostabilitet shumë të madh në shtetin tonë. Kjo është bërë në një kohë kur na është dashur t’i mbledhim të gjitha forcat, jo vetëm Ministria e Shëndetësisë, sepse lobimi për vaksinë nuk është i varur nga një ministri, por është një bashkëpunim ndërministror. Është dashur të ketë lobim më të mirëfilltë me kompanitë private dhe me shtetet tjera, që nëse nuk arrijmë ta blejmë (vaksinën), ta marrim si donacion”, thotë Xhemajli.

Por, sipas saj, janë edhe shumë faktorë të tjerë që ndikuan në mosarritjen e vaksinës deri më tani në Kosovë.

“Na ka penalizuar në këtë situatë edhe fakti që nuk jemi anëtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, thotë Xhemajli.

Mungoi negocimi i duhur

Kosova hyn në vendet me një ekonomi të pazhvilluar. Buxheti i saj për vitin 2021 kap vlerën e 2.4 miliardë eurove.

Nga ky buxhet, janë ndarë 40 milionë euro për blerjen e vaksinave dhe për nevoja që lidhen me pandeminë e koronavirusit.

Por, ky nivel ekonomik që ka Kosova, për kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi nuk ishte problemi për të marrë vaksinën. Ai tha për Radion Evropa e Lirë se derisa vendet e rajonit kanë arritur ta sigurojnë atë, dështimi i Kosovës është brenda.

“Mjetet kanë qenë të buxhetuar. Mendoj që është dashur të kemi një qasje tjetër negociuese, t’i shfrytëzojmë disa kontakte, rrjete të bashkëpunimit, në mënyrë që të kishim së paku dozat e para”, thotë Rukiqi, duke shtuar se çdo vonesë në fillimin e vaksinimit, do të shkaktojë dëme në rikuperimin e ekonomisë.

Sytë kah COVAX-i, nuk u zotuan mjetet

Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, tha për Radion Evropa e Lirë se shtetet që janë industrialisht të zhvilluara, kanë bërë zotimin e mjeteve në momentin kur ka filluar prodhimi i vaksinën, derisa këtë nuk e ka bërë Kosova, pasi që është mbështetur në programin e COVAX-it.

“Kosova ka para të ndara për blerje të vaksinave përmes mbështetjes së Bankës Botërore, që janë të dedikuara për blerjen e dozave shtesë, krahas asaj që vijnë nga COVAX-i”, tha Humolli.

Programi i OBSH-së, COVAX ka për qëllim të shpërndajë vaksina në vende të varfra.

Për kryetarin e Federatës së Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, paratë nuk kanë qenë problem, që Kosova ta marrë vaksinën, por sipas tij, për një gjë të tillë nuk është lobuar si duhet.

“Më shumë jemi marrë me politikë në këtë pandemi. Partitë politike nuk kanë pasur asnjë strategji se si të dalin nga kjo situatë. Në momentin kur e kanë parë që pandemia është, është dashur të targetohen prodhuesit eventualë të vaksinës sepse dihet se dikush do ta prodhojë dhe në këtë mënyrë politika ka dështuar”, tha Syla për REL.

Muaji shkurt ishte thënë në vazhdimësi nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemja se do të jetë muaji kur vaksina do të arrijë në Kosovë, por kjo ende nuk ka ndodhur.

Hoti, në një takim të mbajtur më 26 shkurt me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Zemaj, përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ka njoftuar se janë në pritje të kontingjentit të parë të vaksinave.

Isme Humolli nga OBSH-ja ka thënë për REL se në ditët në vijim, në Kosovë do të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave nga COVAX-i. Ky kontingjent, sipas saj, do të ketë 9.600 doza.

Kosova pritet të marrë nga COVAX-i 100.800 doza të vaksinës së prodhuar nga kompania britanike, AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it. REL

Next Post
Dy raste të reja me COVID tek Inter/ Anullohet konferenca e Antonio Contes

Dy raste të reja me COVID tek Inter/ Anullohet konferenca e Antonio Contes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet e 2028-s ende larg, por gara ka nisur: Kush e synon Shtëpinë e Bardhë pas Trumpit?

Zgjedhjet e 2028-s ende larg, por gara ka nisur: Kush e synon Shtëpinë e Bardhë pas Trumpit?

September 23, 2026
Mjekësia, e preferuara/ Më të mirët e gjimnazeve kanë fituar në degët e shëndetësisë

SHIFRAT/ Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë!

September 23, 2026
NATO dhe Zelensky paralajmërojnë: Putin është i paparashikueshëm! I gatshëm të marrë rreziqe dhe të provokojë Aleancën

NATO dhe Zelensky paralajmërojnë: Putin është i paparashikueshëm! I gatshëm të marrë rreziqe dhe të provokojë Aleancën

September 23, 2026
Zjarr në Llaman të Himarës, era favorizon flakët dhe rrezikojnë zonën! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

Zjarr në Llaman të Himarës, era favorizon flakët dhe rrezikojnë zonën! Forcat zjarrfikëse në vendngjarje

September 23, 2026
SHBA/ Uragani “Florence”, evakuohen më shumë se 1.7 milion banorë

Uragani “Polo” forcohet në Kategorinë 5 pranë Meksikës, paralajmërime për përmbytje dhe katastrofë!

September 23, 2026
(Procedurat) Fondet te “e-Albania”/ Fermerët mund të aplikojnë nga shtëpia!

Pagesat e subvencioneve për fermerët, autoritetet bëjnë apel për plotësimin në kohë të dokumentacionit! 20% aplikuan dhe i morën pagesat

September 23, 2026
Komisioni Evropian publikon listën me 10 profesionet e reja më të kërkuara në BE! Nga inxhinierë dhe elektricistë, deri te edukatorët

Komisioni Evropian publikon listën me 10 profesionet e reja më të kërkuara në BE! Nga inxhinierë dhe elektricistë, deri te edukatorët

September 23, 2026
Përgjohej prej disa javësh, 26-vjeçari kapet me drogë “gelato” me THC dhe kokainë në Mamurras!

Përgjohej prej disa javësh, 26-vjeçari kapet me drogë “gelato” me THC dhe kokainë në Mamurras!

September 23, 2026
“Nuk pashë ndonjë fakt”, Luarasi për akuzat e Ahmetajt: Konflikti i interesit e bën të pabesueshëm

“Realitet i dhimbshëm”- Deputetja socialiste Iris Luarasi në krah të Egla Cenos pas mesazhit kërcënues!

September 23, 2026
Ndezën zjarre pranë Parkut të Apolonisë dhe rrezikuan banesat, 2 piromanë të arrestuar dhe një nën hetim në Fier!

Ndezën zjarre pranë Parkut të Apolonisë dhe rrezikuan banesat, 2 piromanë të arrestuar dhe një nën hetim në Fier!

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com