• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ku bën bllof Lulzim Basha, kur përmend dy pikat që mbajnë pezull konsensusin

by Aalison Pearse Stevens
20/07/2016 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka një rrëmujë të madhe këto orë, siç ndodh rëndom kur partitë duan të fshihen pas frazave dhe formulimeve të ngatërruara, në lidhje me pikat që mbajnë ende pezull marrëveshjen për draftin e reformës në drejtësi. Lulzim Basha ka bërë paralajmërimin e fortë të rradhës, duke u përbetuar se nuk do ta votojë reformën pa rënë këto dy pengesa të fundit. Në një ndërhyrje në studinj e Fevziut mbrëmë, Basha u shpreh se “Mbrëmë u ra dakord për të votuar variantin hibrid. Por për fat të keq konsensusi u prish në mesnatë, pasi u fut një dispozitë poshtëruese, përjashtuese për shqiptarët që dëshirojnë të aplikojnë në organet e vetingut. Theksoj se ky është një propozim poshtërues sepse cënon normat dhe të drejtat e njeriut. Kam biseduar sot me përfaqësuesit më të lartë të SHBA dhe BE dhe kam besimin tim të patundur se një normë e tillë ligjore, e padenjtë do të hiqet. PD në emër të çdo shqiptari edhe të votuesve ka arritur një fitore për ta sjell draftin kushtetues këtu ku është sot me norma dhe standarde të bazuara në Komisionin e Venecias. Nuk duhet të kishte qenë një betejë, por kështu e bëri kundërshtari ynë politik (Rama). PD do të votojë për miratimin në parim, por ky poshtërim do të bjerë se nuk ka rrugë tjetër. Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona. Sovraniteti është një përgjegjësi kushtetuese dhe llogari kushtetuese japin institucionet kombëtare shqiptare. Të huajt kanë rol monitorimi. Kjo është një betejë e PD e fituar për kushtetutshmërinë”, tha Basha.

Përtej dramatizimit që Lulzim Basha e ka shumë të avancuar në deklarimet e tij publike, ajo që shihet qartë është se opozita tani pretendon një modifikim më tepër, vetëm pak orë para votimit. Është ky pretendimi i rradhës pas nenit 88 dhe çeshtjes së sovranitetit, që Basha e Bylykbashi po e servirin si pretekst për të bllokuar dhënien e konsensusit për reformën. Dhe si i tillë, pra si pretekst, ky pretendim është thjeshtësisht i zbërthyeshëm, pasi është i dobët dhe pa bazë.

Nëse i hedhim një sy draftit të reformës, në faqen 92, tek pjesa e aneksit, neni B per operacionin nderkombetar te monitorimit, pika e tretë, gërma a,  thotë se vëzhguesi ndërkombetar ushtron këto detyra: paraqet gjetje dhe mendime mbi çeshtje që shqyrtohen nga Komisioni dhe nga Kolegji i Apelimit, si dhe kontribuon për kontrollin e figurës sipas nenit D, pika H. Lidhur me këto gjetje, vëzhguesi ndërkombëtar mund të kërkojë që Komisioni ose Kolegji i Apelimit të marrë në shqyrtim prova ose të paraqesë prova të marra nga organet shtetërore, entitetet e huaja ose personat privatë, sipas ligjit.

Pra gjithcka, çdo lloj prove e marrë nga organet kompetente shqiptare apo të huaja, trajtohen sipas ligjit shqiptar që përcakton cilat informacione janë të hapura, cilat janë sekret dhe cilat konsiderohen prova etj.

Ndërkohë, të gjithë gjyqtarët që do konkurojnë dhe do jenë pjesë e vetingut do të kene te drejten e ankimitit te vendimit te komisionit te vetingut ne kolegjin e apelimit, madje edhe në Gjykaten Europiane per te drejtat e njeriut. (Neni F i aneksit, faqja 100).

Sa i takon anëtarëve të komisionit të vetingut, pretendimi i Bashës ka një “truk” nga pas. Është e vërtetë që anëtarët e vetingut bazohet mbi kritere që përjashtojnë ankimimin. Pra një kandidat që nuk pranohet nuk ka të drejtë të ankimojë diku tjetër. Por a nuk vepron kështu edhe kreu i shtetit, kur hap garën p.sh për postet e gjyqtarëve?! Nëse i hidhni një sy aplimimeve që Nishani mbledh në këtë rast, për një post të tillë aplikojnë 20 apo 30 veta dhe fiton një i vetëm. Dhe ata që skualifikohen nuk kanë të drejtë ankimimi. Pra është një aplikim për një post pune, që në rast se nuk fitohet nuk të jep të drejtën të ankimohesh.

Kjo është krejt e ndryshme nga verifikimi i gjyqtarëve e prokurorëve të cilët mund të ankimojnë kur rrëzohen nga vetingu. Dhe ky është elementi që zoti Basha bën sikur nuk e kupton.

 

Next Post

Kultivonte hashash në tarracë, arrestohet 19-vjeçari në Peruxha: S’kam si ta rris fëmijën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

Propozimi i PS për reformën territoriale, reagon Boçi: Dështim, pa vizion, synon ruajtjen e status quo-së

March 29, 2026
Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

Vuçiç akuzohet se po përdor Milan Radoiçiçin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale

March 29, 2026
Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

Investigimi i Daily Mail: Historia tronditëse e britanikut në shërbim të një hasmërie shqiptare!

March 29, 2026
“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

“Dinosauri” 500 milion dollarë E3 Sentry: Pse aeroplani me radar amerikan i dëmtuar nga Irani është kaq i kushtueshëm?

March 29, 2026
Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

Ish-prokurori i Hagës: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish krerëve të UÇK-së, e pazakontë

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Erjon Braçe vetëofrohet kandidat për Bashkinë: Do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve në gjithë Tiranën

March 29, 2026
Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

Dega e PD-së në Elbasan mban zgjedhjet për kryetar, në garë 5 kandidatë, 2400 demokratë me të drejtë vote

March 29, 2026
Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

March 29, 2026
Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

March 29, 2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In