• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

I kthyeri nga Siria: Ju rrëfej për shqiptarët që luftojnë atje

by Aalison Pearse Stevens
29/09/2016 08:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që nga viti 2012 e deri më sot, 314 shqiptarë të Kosovës, në mesin e të cilëve 44 gra dhe 28 fëmijë, kanë shkuar në Siri, duke iu bashkuar fillimisht grupeve opozitare që luftonin kundër qeverisë së presidentit sirian, Bashar al-Assad, e më pas edhe grupeve ekstremiste si Shteti Islamik.

Sipas autoriteteve, 110 prej tyre janë kthyer në Kosovë, kryesisht të zhgënjyer më atë që kishin parë dhe përjetuar atje. Një prej të kthyerve ka rrëfyer për “Zërin e Amerikës” eksperiencën e tij në Siri.

Pas më shumë se 3 muajsh, “Nori” – për arsye sigurie nuk i publikohet identiteti por i është vënë ky emër, – është kthyer në shtëpi. Ai thotë se anëtarët e opozitës i kthyen pasaportën, të cilën ia kishin marrë me të hyrë në Siri.

Nori është marrë në pyetje nga policia menjëherë pas kthimit në Kosovë, e më pas qëndroi për një vit në shtëpi në përpjekje për t’u riintegruar. Ai është arrestuar dhe gjykuar, ndërsa tashmë shkon çdo ditë në punë, ndërsa është në pritje të vendimit të gjykatës për të.

Ai thotë se është i gatshëm të mbështesë institucionet shtetërore e fetare për të shpjeguar realitetin në Siri dhe për të parandaluar vajtjen e shqiptarëve në atë zonë. “Çdo vend, çdo grup, çdo fe ka grupe të devijuara, por ato janë shumë ekstreme, shumë të këqija, saqë ta bëjnë rrugën me lule, por në fund përballesh me ferrin”, shprehet ai.

“Kur filloi pranvera arabe, e pashë që njerëzit, civilët vuanin shumë. Unë e lidha me jetën time kur isha në luftë. Isha një djalosh i ri dhe kisha vuajtjet e mia, që i kisha përjetuar në luftën e Kosovës.

Dhe mendova se, sikurse kanë ardhur të na ndihmojnë neve këtu në Kosovë, përfshi OSBE-në, KFOR-n që na ka çliruar, mendova të bëj një vepër humane: të shkoja edhe unë për të ndihmuar popullin e Sirisë.

Ka qenë vendim i ndikuar prej të qenit mysliman, pasi nuk do të shkoja në një shtet tjetër me të cilin nuk na lidh asgjë, si për shembull në ndonjë shtet jashtë Europës.

Me shtetet e Europës më lidh diçka se është në Europë, ndërsa jashtë saj nuk më lidh asgjë tjetër përveç besimit.

Vendimi im ka qenë sepse edhe ata janë myslimanë dhe i kanë traditat paksa të njëjta, aty ka qenë qëllimi.

Nëse për shembull në ndonjë vend si Krimeja (Ukrainë), apo diku tjetër bëhet luftë, nuk do të thotë që mua nuk më dhimbset popullata.

Shqiptarët nuk kanë qenë të rëndësishëm, nuk kanë pasur ndonjë famë të caktuar apo emra të mëdhenj. Nuk kanë pasur ndonjë pozitë të lartë udhëheqëse, por ishin në formim e sipër.

I pashë idetë e tyre, bënim debat dhe ndonjëherë më ngacmonin, sepse nuk përshtateshim me ide. Unë u thosha se gjërat që po ndodhin këtu nuk mund t’i pranoj, ndërsa ata më thoshin se kështu është më mirë, se kështu fitohet kundër Assadit.

Për sa kam qëndruar aty, kam parë fëmijë shqiptarë dhe ndoshta kanë qenë gra pa burra, ndoshta sepse ishte vrarë ndonjëri më herët. I pyeta ato përse nuk i dërgonin në Kosovë ose në Shqipëri, te familjet e tyre, se të paktën ata mund të kujdesen më mirë.

Kanë qenë të ndrojtur dhe nuk kanë pasur mundësi të kthejnë fëmijët dhe kjo më ka mbetur në mendje. Kur të gjithë sirianët largoheshin, gratë dhe fëmijët shqiptarë qëndronin aty. Kjo më ka mbetur në zemër si dhimbje”, shprehet kosovari, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Gazeta serbe mahnitet nga “Shtëpia e Bardhë” në Gjakovë por “harron” që aty është Kosovë…

Gazeta serbe mahnitet nga "Shtëpia e Bardhë" në Gjakovë por "harron" që aty është Kosovë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com