• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kthimi i ligjit për Teatrin nga Meta, PD: Akt i përgjegjshëm!

by Java News
27/07/2018 19:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Presidentit Ilir Meta, i cili ktheu për rishqyrtim në Kuvend, ligjin për Teatrin.

“Partia Demokratike përshëndet vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për rrëzimin e ligjit antikushtetues për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe grabitjes së pronës publike për projektin kriminal të ndërtimit të kullave me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit”, tha nga selia blu zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.
“Partia Demokratike e konsideron vendimin e Presidentit si një akt të përgjegjshëm në mbrojtje të Kushtetutës, në mbrojtje të trashëgimisë kultorore, në mbrojtje të interesit publik për të mos lejuar shkatërrimin dhe grabitjen me ligj të pasurisë kombëtare.

Vendimi i Presidentit është një provë tjetër se projekti për shembjen e Teatrit Kombëtar është një akt i paligjshëm i babëzisë së Edi Ramës, Erion Veliajt dhe mafias së ndërtimit, që nuk ka asnjë lidhje me nevojën për një Teatër të Ri. Sa herë ligji të triumfojë mbi mafian, Edi Rama dhe Erion Veliaj do të zhgënjehen!

Propaganda e dalë boje e Erion Veliajt është e pafuqishme për të mbuluar të vërtetën se ai është sekseri I Edi Ramës në aferën e të paktën 200 milionë eurove. Qëndrimi zyrtar i Presidentit të Republikës është këmbanë e fortë alarmi se Kryetari i Bashkisë së Tiranës është në krye të grupit kriminal për zbatimin e projektit mafioz të kullave tek Teatri.

Për shkeljet flagrante të ligjit dhe Kushtetutës të evidentuara nga Presidenti, një drejtësi e pavarur do ta kishte çuar sot në burg Erion Veliajn për të paktën dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Këmbëngulja e Erion Veliajt për zbatimin e projektit korruptiv të Edi Ramës është provë se ai është një kukull në duart e mafias së ndërtimit dhe mafias së drogës, që kanë planifikuar pastrimin e parave të pista në Qendrën Historike të Tiranës.

Erion Veliaj ka dhënë prova të mjaftueshme se për interesa të mafias dhe përfitimeve korruptive, nuk kursen as jetën e fëmijëve. Qytetarët e Tiranës e dinë se Erion Veliaj është përgjegjësi për mbulimin e vrasjes së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Qytetarët e Tiranës e dinë se propaganda e Erion Veliajt nuk mbulon dot faktin se Projektet e Unazës së Re, Pazarit të Ri dhe Bulevardit të Ri, të nisura nga Lulzim Basha, u penguan dhe u sabotuan qëllimisht nga Edi Rama dhe Erion Veliaj për t’I shndërruar nga projekte në dobi të qytetarëve, në projekte në shërbim të interesave të oligarkëve.

Qytetarët e Tiranës e mbajnë mend mirë se ishte këmbëngulja e Partisë Demokratike që frenoi projektin shkatërrues të Liqenit me kulla, i fshehur pas parkut të lodrave të fëmijëve. Qytetarët e Tiranës duhet ta dijnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk kanë hequr dorë nga projekti i kullave tek Parku, për të cilin kanë nxjerrë vendim qeverie për zhvendosjen e Gardës së Republikës.

Modeli i Erion Veliajt nuk është model i zhvillimit, por është simbol i mashtrimit dhe abuzimit me pushtetin. Ky model po braktiset çdo ditë nga qytetarët! Prandaj Erion Veliaj dhe shefi i tij Edi Rama, sot kanë aleatë vetëm mafian e ndërtimit dhe drogës”, shtoi Zhupa.

ma.me

Next Post
Rrëfimi i Maks Velos: Si shoqërohesha në diktaturë me francezen që fliste shqip

“Shkova ta ngushëlloja për të birin, ajo më raportoi tek Sigurimi”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In