• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kthimi i azilkërkuesve, problem përshtatja e fëmijëve në shkolla

by Lorenc Vangjeli
25/01/2016 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkollat shqiptare po punojnë për të ripranuar disa mijëra fëmijë, mësimet e të cilëve u ndërprenë nga aventura e prindërve që i morën me vete në përpjekje për të siguruar azil në vendet e Europës Perëndimore, veçanërisht në Gjermani.

Të dhënat statistikore nga Eurostat tregojnë se 26,790 fëmijë shqiptarë nën 17 vjeç ikën nga vendi përgjatë dy viteve të fundit pasi familjet e tyre kërkuan azil.

Numri i kërkesave për azil në emër të shqiptarëve minorenë u rrit në 21,390 në vitin 2015 nga 5,400 që qe në vitin 2014.

Gjermania e mbylli derën për azilkërkuesit shqiptarë duke e shpallur Shqipërinë vend origjine të sigurtë, gjë që përshpejtoi kthimin e azilkërkuesve. Pas kthimit nga Gjermania, një numër i panjohur fëmijësh duhet të rikthehen në shkollë.

Gjatë muajve të pritjes së procedurave për azil jashtë vendit, ata raportohet se janë vënë në kopështe, shkolla apo në kurse gjuhe.

Rikthimi i tyre në sistemin arsimor shqiptar është i vështirë për të dyja palët.

Zëvendësminisrja e Arsimit Nora Malaj i tha BIRN se ministria i ka dërguar shkollave në fund të vitit të kaluar një rregullore të detajuar duke këshilluar drejtorët për masat që duhet të ndërmerren për rikthimin në shkollë.

“Ne po ofrojmë programe shtesë për fëmijët e rikthyer nëpër shkolla dhe orë mësimesh shtesë në mënyrë që ata të rikuperojnë kohën e humbur,” tha Malaj.

Përveç ndihmës mësimore, psikologët e shkollave janë udhëzuar të tregojnë kujdes për të kthyerit.

“Ne po përpiqemi t’i bëjmë në ndjehen të pikpritur, veçanërisht fëmijët në shkollë të mesme për shkak se ata mund të jenë më të ndjeshëm ndaj ndryshimit të mjedisit,” tha Malaj.

Ministria e Arsimit dhe institucionet e tjera po hartojnë një listë me fëmijët e kthyer, gjë që mund të ndihmojë të identifikohen ata që nuk janë kthyer në shkollë pas aventurës në Gjermani.

Shqiptarët qenë grupi më i madh i azilkërkuesve në Gjermani pas sirianëve gjatë vitit të kaluar.

Plot 54,762 shqiptarë kërkuan azil në vitin 2015. Shumica dërrmuese e tyre u refuzuan nga autoritetet gjermane ndërsa numri i atyre që janë kthyer efektivisht mbetet i panjohur./BIRN

Next Post

I gjakosur dhe me fytyrë të mbuluar, Klodi Lesi shkon në gjykatë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

February 18, 2026
GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

February 18, 2026
Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

Ministri i Bujqësisë: IPARD zhbllokohet këtë vit, ja kur do të nisin aplikimet nga fermerët

February 18, 2026
Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

Situata e reshjeve në Shkodër, Drini në rënie, Oboti vijon të përballet me përmbytje

February 18, 2026
Mbrojtja e Kadri Veselit: Si mund të shpallet fajtor duke u bazuar në thashetheme?!

Mbrojtja e Kadri Veselit: Si mund të shpallet fajtor duke u bazuar në thashetheme?!

February 18, 2026
VIDEO / Momente emocionuese në Hagë, liderët e UÇK-së përshëndesin familjarët

VIDEO / Momente emocionuese në Hagë, liderët e UÇK-së përshëndesin familjarët

February 18, 2026
Libri i Ahmet Shalës është një “breshër” në mes të Prishtinës për gjyqin e Hagës

Libri i Ahmet Shalës është një “breshër” në mes të Prishtinës për gjyqin e Hagës

February 18, 2026
Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Prokuroria fshehu provat deri në dosjen përfundimtare

Avokati i Hashim Thaçit në Hagë: Prokuroria fshehu provat deri në dosjen përfundimtare

February 18, 2026
Seanca në Hagë, mbrojtësi i viktimave: S’e kemi për detyrë që t’i vërtetojmë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK

Seanca në Hagë, mbrojtësi i viktimave: S’e kemi për detyrë që t’i vërtetojmë akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK

February 18, 2026
Bylykbashi tregon pse e mbajnë selinë të pushtuar: Është gati për kulla, prandaj po rikthehet Lulzim Basha!

Biseda e pazbuluar me Bashën për mandatet, Bylykbashi tregon ‘pengun’ nga mbledhja

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In