• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

GJKKO dënon dy kushërinjtë Peposhi në Kukës për shit-blerje votash

by A R
18/02/2026 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka çuar për gjykim shtetasit Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi, të akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjytarët Flojera Davidhi, Bib Ndreca dhe Flora Hajredinaj, i shpalli fajtorë dy kushërinjtë.

Për Kalosh Peposhin, gjykata vendosi dënimin me 1 vit, 7 muaj e 15 ditë burgim, i cili pas uljes me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, u reduktua në 1 vit e 1 muaj burgim.

Duke qenë se koha e qëndrimit në paraburgim rezultoi më e gjatë se masa e dënimit, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tij, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër. Po ashtu, ndaj tij u hoq masa e sigurimit “arrest në burg”.

Gjithashtu për Gazmend Peposhin, gjykata caktoi dënimin me 1 vit e 9 muaj burgim, i cili pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar u ul në 1 vit e 2 muaj burgim.

Ai do ta vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, duke filluar nga dita e ekzekutimit të vendimit.

Next Post
Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

Spiropali në Ministerialin e Tiranës: Korridori VIII, aset strategjik për Europën. Shqipëria nyje e besueshme e projektit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com