• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

I gjakosur dhe me fytyrë të mbuluar, Klodi Lesi shkon në gjykatë

by Java News
25/01/2016 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pas arrestimit, shqiptari Klodi Lesi, i cili vrau gruan me thikë dhe u arratis me djalin e vogël për 18 ditë, është paraqitur në gjykatë nën masa të rrepta sigurie.

Me një xhup te hedhur mbi kokë, ndoshta për të fshehur hematomat që kishte në fytyrë, Klodi shoqërohej nga disa efektivë. Mbulimi i fytyrës të bën të dyshosh që mbi të mund të jetë ushtruar dhunë gjatë kohës që ka qëndruar në qeli. Në njërën nga fotot duket qartë që Klodi Lesi ka disa njolla gjaku në afërsi të syrit.

Policia greke mundi ta kapte shqiptarin dje, pas 18 ditësh në arrati. Klodi fshihej “nën hundën” e autoriteteve, shumë pranë fshatit Ormylia në Halkidiki ku kreu vrasjen. Ai u gjet në një kasolle së bashku me djalin e vogël që gëzon shëndet të plotë.

E gjithë policia ishte mobilizuar për të zbuluar vendndodhjen e saktë të Klodit, por atë e zbuloi një 75-vjeçar, i cili telefonoi policinë me pretendimin se e kishte parë djalin e vogël të endej vetëm një kilometër larg fshatit. Në Greqi janë ngritur akuza të shumta ndaj policisë për faktin se, për 18 ditë me radhë nuk mundi ta kapte të arratisurin, edhe pse ai ndodhej vetëm një kilometër larg vendit të krimit. Gjatë marrjes në pyetje në polici,

Klodi shfaqi shenja pendese për vrasjen e gruas së tij, duke e qëlluar 7 herë me thikë. “Kam bërë gabimin më të madh të jetës sime. Nuk ka më jetë për mua. Shkatërrova edhe fëmijët e mi”, është shprehur ai. Më tej, Klodi ka deklaruar se ka dashur të kalojë kufirin shqiptar, por e kishte të pamundur për shkak të postblloqeve të shumta. Pas marrjes në pyetje, Klodi u dërgua në qeli, ku ndodhet nën mbikëqyrje, pasi mund të kryejë vetëvrasje. Vjehrri i Klodit Heralambos Mavromatis ka treguar se kur e takoi nipin e tij, ky i fundit ishte i paushqyer dhe mjaft i dobët. “Ai nisi të qante sapo më pa mua. Por pushoi kur pa të vëllanë”, u shpreh ai.

Shekulli

Next Post

Vëllai i Geringut shpëtoi hebrenj dhe disidentë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

November 10, 2026
ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

November 10, 2026
Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

November 10, 2026
Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In