• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ktheu ligjin për “Për gjendjen civile”, Gjylameti – Metës: Nuk mund të fshihesh pas Kushtetutës kur do t’i bësh keq asaj

by A R
08/11/2020 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja Socialiste Blerina Gjylameti e cila ka qenë dhe nismëtare e këtyre ndryshimeve ligjore ka reaguar ndaj vendimit të Presidentit Meta që ktheu sot për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për gjendjen civile”. Përmes një postimi në Facebook, Gjylameti thekson se përmes këtij vendimi, Presidenti Meta po pengon zhvillimin e vendit, pasi ligji për Gjendjen Civile që ai kthehu ndihmon planifikimin urban, pasqyron realitetin , nxit bizneset dhe sipërmarrjen . “Presidenti vazhdon të jetë JO President! Të kthesh ligje që nxisin planifikimin urban është si t’i japësh zë ngadalësimit për zhvillimin e vendit. Ligji për Gjendjen Civile në lidhje me deklarimin e vendbanimit nuk cënon në asnjë pikë parlamentarizmin shqiptar dhe aq më pak të sjellë kaos në zgjedhje. Ligji në fjalë ndihmon planifikimin urban, pasqyron realitetin , nxit bizneset dhe sipërmarrjen duke ndihmuar sfidën demokratike të decentralizimit, të cilën mesa duket Presidenti JO President e konsideron në PARANOJË si një ligj që cënon statutin e partizës së tij”, thekson Gjylameti.

Deputetja socialiste i bën thirrje presidentit Meta që të mos fshihet pas Kushtetutës kur në fakt është ai që e cënon atë. “Nuk mund të fshihesh pas Kushtetutës kur do t’i bësh keq kushtetutës, nuk mund të cënosh përfaqësimin kur do t’i bësh keq unitetit. Çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë ka të drejtën legjitime të ushtrojë aktivitetin e tij aty ku vendbanon dhe kontribon si dhe të marrë të shërbimet e nevojshme nga institucionet qëndrore e vendore. Heqja e penalitetit ka treguar që nxit formalizimin dhe përmirëson planifikimin më të mirë të investimeve dhe shërbimeve ndaj tyre. Barazia, përfaqësimi i komuniteteve dhe diversiteti është shembull unikal i demokracive. Ndaj Presidenti JO President Ilir Meta duke kthyer këtë ligj sot tregon dobësinë e madhe dhe mosmirënjohjen për origjinën e tij, të cilën e ndalon sot të integrohet”, shprehet Gjylameti.

Gjatë prezantimit të nismës në Kuvend, deputetja nismëtare Gjylameti sqaroi se nëpërmjet amendimeve të ligjit ekzistues “Për gjendjen civile” synohet shfuqizimi i masës administrative të vendosur për mosregjistrimin e vendbanimit të ri brenda një afati 30-ditor.

Sipas, Gjylameti, heqja e masës administrative do të sjellë adresimin dhe ndarjen më të mirë të investimeve publike në të gjithë vendin.

Next Post
Ironia e Veliajt: Nuk do merremi me Joridën që varet te kangjellat e “Samiut”

Ironia e Veliajt: Nuk do merremi me Joridën që varet te kangjellat e "Samiut"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

Tentuan të vrasin një person për hakmarrje, dënohen me nga 20 vite burg dy shtetas

March 10, 2026
Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

Ishulli Kharg, ‘zemra’ e naftës iraniane dhe pika që mund të vendosë fatin e ekonomisë botërore

March 10, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

“Përgjimi ishte i datës 20 nëntor…”, Bardhi kundërshton raportin e PS për Ballukun

March 10, 2026
Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

Polonia kufizon tifozët shqiptarë, vetëm 3000 bileta për ndeshjen e play-off të Kupës së Botës

March 10, 2026
Ç’ndodh nëse humbet fleta në postë? Ja ç’thotë Ilirjan Celibashi për votat e diasporës

Reforma gati në qershor? Çfarë ndryshimesh priten në Kodin Zgjedhor

March 10, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

Nisma e Gjykatës së Lartë, reagon Këlliçi: Duan t’i shërbejnë pushtetit dhe korrupsionit

March 10, 2026
Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

March 10, 2026
Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

March 10, 2026
Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

March 10, 2026
Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

“Gërdeci”/ Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In