• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kthesa në zgjedhje, gratë shumicë në Këshillin Bashkiak të Tiranës

by
27/06/2015 19:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ndërsa po përmbyllen dhe rezultatet e këshillave në gjithë vendin dhe forcat poltike kërkon të lexojë fitoren sic i intereson, disa specifika janë vënë re kryesish për Këshillin Bashkiak ët Tiranës, apo në disa bashki, ku fushata e kandidatëve të partive të vogla u ka hequr shumë votave partivë të mëdha për Këshillin Bashkiak.

Përveç të majtës që qeveris, në Këshillin Bashkiak të Tiranës këto zgjedhje është krijuar edhe një shumicë tjetër ndonëse jo vendimmarrëse dhe kësaj here është ajo e grave.

Amendimi i kodit zgjedhor për kandidimin nga forcat politike për anëtarë të këshillit gjysmën burra e gjysmën gra, dha efektin e saj, duke krijuar në pothuaj gjithë këshillat e 61 bashkive një prani të ndjeshme grash.

Por në kryqeytet ato janë më shumë se burrat, në raportin 32 me 29. Tre forcat kryesore politike, PS, PD DHE LSI, POR EDHE FRD e PDIU treguan zemërgjerësi edhe në hartimin e listës së kandidatëve, duke vënë secila në krye të saj gruan të parën.

Këto parti kanë nga një grua më shumë në përberjen e grupit të anëtarëve në Këshillin bashkiak të Tiranës, ndërsa Lzhk dhe PR kanë vetëm nga në anëtar dhe ata janë burra.

Ajo çfarë tjetër bie në sy teksa sheh rezultatet e këshillave bashkiakë është zhvleftësimi deri diku i filozofisë se votat që marrin partitë politike në zgjedhjet vendore është në realitet mbështetja që ato kanë në popull.

Rasti më domethënës i përmbysjes së kësaj teze është Lezha, por dhe një pjesë e bashkive, ku forca të shumta politike të vogla ia kanë dallë të sigurojnë nga një anëtar në këshillin e bashkisë.

Vota është përkthyer si një votë përllogaritur e interesave të ngushta lokale për individë të caktuar nga familja, farefisi, shoqëria, apo kandidimi i të ashtuquajturve “të fortit e zonës”.

Vetëm në Lezhë 15 nga 41 anëtarët e këshillit janë të forcave politike që kanë fituar nga 1 anëtar .
5 të tjera i ka partia Ora e Shqipërisë, por aq sa Partia Socialsite.

7 janë të Partisë Demokratike që ka fituar edhe bashkinë, ndërsa 4 anëtarë ka Lëvizja Socialiste për Integrim.
Në këtë kontekst për shkak të individëve të kandiduar, bie në sy edhe shpërndarja e mandateve për PDIU, e cila nuk ka marrë vota vetëm në zonat ku banojnë çam.

Ajo ka dy anëtarë në Kukës, ka edhe në Laç, Fushë-arrës apo Malësi të madhe.  PBDNJ, parti që kryesisht mbron interesat e minoritet grek, ka një anëtër këshilli në Mirditë.  Ndërsa demokristianët e Nard Ndokës nuk kanë vetëm 2 anëtarë në këshillin e Vaut të Dejës, por edhe dy të tjerë në Selenicë të qarkut Vlorë.

ABC News

Next Post

Foto/ Neymar kapet mat duke pirë cigare?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të sulmojë SHBA Iranin? Reagon Izraeli: Programi i raketave të Teheranit, kërcënim ekzistencial! Gati të veprojmë

A do të sulmojë SHBA Iranin? Reagon Izraeli: Programi i raketave të Teheranit, kërcënim ekzistencial! Gati të veprojmë

February 8, 2026
Çfarë na mëson sociologjia dhe filozofia për Shqipërinë politike

Çfarë na mëson sociologjia dhe filozofia për Shqipërinë politike

February 8, 2026
Dosja Epstein/ Dyshohet se bashkëpunoi në trafikimin dhe abuzimin e të miturave! Maxwell do heshtë para Kongresit

Dosja Epstein/ Dyshohet se bashkëpunoi në trafikimin dhe abuzimin e të miturave! Maxwell do heshtë para Kongresit

February 8, 2026
Dy skiatorë humbin jetën nga orteku në Alpet Franceze, shpëtojnë dy të tjerë që ishin pjesë e grupit

Dy skiatorë humbin jetën nga orteku në Alpet Franceze, shpëtojnë dy të tjerë që ishin pjesë e grupit

February 8, 2026
Provimet në Maqedoninë e Veriut do bëhen edhe në shqip, Spiropali përshëndet nismën e ambasadorit Meidani

Provimet në Maqedoninë e Veriut do bëhen edhe në shqip, Spiropali përshëndet nismën e ambasadorit Meidani

February 8, 2026
Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

Lufta në Ukrainë përfundon në qershor? Zelensky pas ftesës për bisedime: SHBA-të po nxisin një zgjidhje

February 8, 2026
Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë, ministri Gonxhja: Do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti!

Memoriali i Gjergj Fishtës në Lezhë, ministri Gonxhja: Do të kthehet në një qendër ndërkombëtare arti!

February 8, 2026
“Isha vetëm 16 vjeçe”, një nga viktimat rrëfen si u njoh me Jeffrey Epstein

“Isha vetëm 16 vjeçe”, një nga viktimat rrëfen si u njoh me Jeffrey Epstein

February 8, 2026
Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

February 8, 2026
Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In