• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kthehet dënimi me vdekje, radhën e ka SPAK-u

by Frrok Çupi
31/10/2023 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Dënimi, edhe pse kthehet, nuk vjen për të njëjtën figurë krimi. Po ndodh që ata që luftojnë e gjykojnë krimin kundër njeriut, ata të vihen në bankën e të akuzuarit.

Tani po vihet para shtyllës një krijesë shpëtimtare për të Drejtën, SPAK. I bëjnë gjyqin nëpër studio televizive, nëpër tallava popullore, nëpër familje kriminale dhe del që SPAK ‘e meriton’. Vajza e kryeministrit dhe presidentit që shkaktoi korrupsion e gjakderdhje, e shpalli mbrëmë SPAK-un ‘një rrëshqitje’ dhe një ‘kamxhik të qeverisë’, ose një krijesë monstër që duhet dëbuar nga zyrat e veta dhe nga territori i vendit (!).

E bija e atij e solli SPAK-un rreth e rrotull në hellin e saj deri në pikën e ‘shtyllës’ në mes të Fierit.

Dënimi i fundit ‘me vdekje’ ka ndodhur në Shqipëri në 25 qershor 1992, sapo kishte hyrë demokracia. Sali Berisha, president i Republikës, firmosi vdekjen me varje në litar’ për dy vëllezër, Josif e Dritëbardh Çuko. Dy ditë, në 25 dhe 26 qershor, sipas firmës së fundit të presidentit, viktimat u lanë të varur në mes të qytetit ku u ftuan truma njerëzish nga rrethe të tjerë.

Dy vëllezërit kishin kryer masakër në një familje në Libofshë…

Kjo ishte e fundit. E fundit edhe për vendet e Europës Jug- Lindore të dalë nga diktatura komuniste. Askush tjetër, a president a gjykatës, nuk ka dashur e nuk ka mundur të firmosë ‘dënim me vdekje’ qysh nga dita kur  u thye regjimi i diktaturës.

Sali Berisha sot ndodhet në bankën e të akuzuarit për krimet monstruoze që i ka shkaktuar vendit dhe individit; ai po përpilon një dënim me vdekje’, si në Fier. Veçse në sensin e kundërt. Ky që është i pandehur  dhe pritet të burgoset, ky tenton të dënojë me vdekje ‘dy vëllezërit’: SPAK dhe GJKKO.

Qysh prej ditës së parë kur Shtetet e Bashkuara dhe qeveria e vendit përpiluan një epokë të re Drejtësie, qysh atëherë njeriu ‘me mizë nën kësulë’ për krime të rënda në vend, nisi të ngrejë ushtrinë e tij kundër Reformës në Drejtësi. Ndërsa ditën kur i erdhi radha që të vihet nën hetim dhe njëherësh të detyrohet të shikojë të bijën ‘të ve’ me burrin në burg, qysh atë ditë ka nisur të ngrejë trekëmbëshin dhe stolin e xhelatit. SPAK, sipas planit të Berishës, duhet varur në mes të mexhlisit; ndryshe nuk shpëtojnë vetë Berisha me gjithë të bijtë dhe kriminelët e tjerë. Berisha është angazhuar me gjithë familjen të shpallur ‘të korruptuar’ botërisht, që në shqip quhet edhe ‘familje kriminale’. Ka mbledhur rrethe rrotull ish qeveritarët  me të cilët krijoji ‘organizatën kriminale’, të dënueshme sipas Kodit Penal, neni 25, parashtruar në dosjen e tij.

Sali Berisha është betuar ‘para shtyllës’ se nuk do ta njohë SPAK-un as Gjykatën Speciale, madje do t’i luftojë për vdekje.

Unë tani po i përfytyroj fajtorët e mëdhenj si ‘hetues’ dhe ‘gjykatës’ tek bëjnë pretenca dhe varin në litar Drejtësinë. Ndërsa Berisha me të tijtë që firmosin aktin e fundit.

Gjyqi hapet për pak ditë, o njëra palë o tjetra shkojnë ‘te vendi’. Pritet vetëm kthimi nga Uashingtoni i prokurorëve dhe hetuesve të SPAK.

Next Post

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 1 Nëntor 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In