Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Maja Gojkoviç iu ka bërë thirrje anëtarëve të Bashkimit Afrikan të vazhdojnë me qëndrimin e tyre për mosnjohjen e Pavarësisë së Kosovës.
Kryeparlamenarja serbe njëherësh ka kërkuar nga këto vende që t`i parandalojnë përpjekjet e Kosovës për t`u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, duke përfshirë UNESCO-n.
Ajo në parlamentin e Afrikës së Jugut ka falënderuar anëtarët e saj për siç ka thënë “njohjen e problemit të pavarësisë së Kosovës si precedent e papranueshme dhe shumë e rrezikshme që kërcënon me pasoja të pallogaritshme stabilitetin global’, raporton Tanjug, përcjell Klan Kosova. (b.an)










