• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryetarja e Kuvendit Nikolla, viziton Qendrën e Solidaritetit/ Arbër Hajdari e njohu me punën e bërë nga vullnetarët e ketij fondacioni

by Java News
06/11/2021 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, ka zhvilluar një vizitë në Qendrën e Solidaritetit “Fundjavë Ndryshe”, teksa vlerësoi punën e modelin e të rinjve e të rejave vullnetare, pjesë e këtij fondacioni.

Gjatë vizitës së saj, Kryetarja e Parlamentit u prit nga Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, dhe nje grup vullnetarësh. Ajo u njoh me punën që kanë bërë vullnetarët e ketij fondacioni, në ndihmë të qindra familjeve shqiptare në nevoja ekstreme të varferisë, shëndetit, arsimit etj.

Po ashtu, znj. Nikolla vizitoi ambientet e Qendres së Solidaritet si sallat e takimeve, kurseve, salla digjitale e lidhjes me të gjithë territorin e Republikës, që përdoret për të marrë informacionet direkt nga terreni për familjet në nevojë, kapanonet e magazinimit, qendra shendetësore, biblioteka etj.

Gjatë takimit, Arbër Hajdari i kërkoi znj. Nikolla, që të shikojë mundësinë e heqjes së tarifave doganore e TVSH-së, për ndihmat materiale, ilaçe, pajisje që vijnë nga jashtë për llogari të fondacionit, kërkesë që u mirëkuptua dhe u premtua zgjidhje nga znj. Nikolla. Po ashtu ajo premtoi se do punojë për të vendosur ura bashkëpunimi midis Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” dhe Parlamentit të Shqipërisë.

Arbër Hajdari- Zonja kryetare, ne kemi një kërkesë të veçantë, që mendojmë se ka ardhur koha që me pak vullnet dhe angazhim politik, është një gjë që duhet bërë. Ajo ka të bëjë me një ligj të vjetër në Shqipëri, i cili i ka dhënë mundësi dy apo tre organizatave në Shqipëri, për të mirat materiale që vijnë nga jashtë nga bamirës të ndryshëm. Në Shqipëri, ne nëpërmjet një ligji, ne kemi dy dhe tre organizata që mundet që në Shqipëri, çdo gjë që dhurohet nga shqiptarët e disporës të mos paguhet doganë. Ne deri më sot paguajmë shumë para për ndihma që janë falur. Dhe nga të gjitha diskutimet që kemi bërë, pak vullnet dhe angazhim, sepse baza ligjore është. Ne jemi të gatshëm, që krahas kësaj të bëhet edhe një audit shumë i fortë, që të gjitha organizatat, që i përfitojmë aktualisht nga përjashtimi i doganës. Se shpesh raste kemi paguar doganë për mjetet e transportit, për personat me aftësi të kufizuar.

Pra, do na lehtësonte shumë që edhe ne të bënin pjesë tek këto organizata, siç janë edhe komunitetet fetare në Shqipëri, që ndihma që na vijnë nga e gjithë bota, të paktën mos paguhet doganë për to. Sepse janë gjëra që nuk janë të blera, por janë gjëra të dhuruara. Të mos ndihemi keq me donatorët jashtë vendit. Shpesh ne nuk i kemi treguar donatorëve, se nuk e kemi këtë status”.

Kryetarja Nikolla- “Do bëjmë maksimunin që ta adresojmë Arbri. Do takohemi së shpejti edhe ta diskutojmë më gjerësisht çështjen, edhe patjetër të ecim përpara me ndryshimet e duhura ligjore”.

Në përfundim të vizitës, drejtuesi i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari, i dhuroi Kryetares së Parlamentit të Shqipërisë, librin e tij “Të ndryshosh botën në një fundjavë”. Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla dha vlerësimet maksinale për “Fundjavë Ndryshe”, për të gjitha nismat e ndërmarra në vite, dhe kontributin në njerëzit në nevojë. Përpos ndihmës në ushqime dhe veshmbajtje, znj. Nikolla ceku edhe ndërtimin e banesave për të prekurit nga tërmeti, duke u siguruar një strehëz të ngrohtë.

“Është shumë impresionuese për secilin prej nesh. Jo vetëm të entuziasmohemi për atë çfarë keni bërë, por mësojmë nga ju, sepse keni ngjizur një ndihmë shumë të pastër, shumë të bukur vullnetarizmi. Të qëndruarit pranë njerëzve në nevojë, duke servirur ide të reja, duke mos mbetur në atë ndihmën duke mbledhur donacione dhe shpërnda.

Por keni qënë kreativ, dhe kulmin besoj e keni arritur me krijimin e kësaj qendre fantastike, se është më e madhja në Ballkan. Dhe do shërbej si model edhe për vendet e tjera. Por ajo që më bën përshtypje dhe doja që të tjerë kolegë deputetë ta vizitonin, që idea që hap pas hapi ta servirnin ndihmën si një zhvillim të qëndrueshëm për këto familje. Duke u ofruar për të rinj dhe reja të arsimimit në profesione dhe zanate të caktuara.

Duke ndjekur më pas dhe punësimin e tyre. Kjo është një ide brilante, por edhe një ndihmë reale me rezultate te prekshme për të rinj dhe të reja, që ju i identifikoni që vijnë nga familje realisht në nevojë.

Puna që bëni për të mbështetur të rinjtë e talentuar, jo duke i udhëhequr por duke i dhuruar asistencën tuaj, suportin tuaj, mjediset këtu shumë moderne që ofron qëndra juaj. Kjo patjetër është një shenjë që duhet vlerësuar, që organizata juaj nuk vepron si një ishull i vetmuar, dhe do sa më shumë të fuqizohet vetë, por e sheh rritjen e vetë dhe përmes mbështetjes dhe rritjes së talenteve.

Të rinjve dhe të rejave që duan të kontribuojmë. Jam e impresionuar, mrekullisht do të thoja. E kam ndjekur aktivitetin tënd. Dhe gjithmonë të kam admiruar sa herë kam parë nismat tuaja. Ka njerëz real, fëmijë dhe qytetarë që ju shpëtohet jeta përmes atyre operacioneve të vështira, janë mbi 100 e ca, janë shtëpi të dëmtuara nga tërmeti. Shtëpi në kushte të vështira që ju i bëni rikontruksionin dhe i sillni në paramentra normale. Pa folur për ndihma, në ushqime dhe veshmbathje për familjet. Por kjo ide e kësaj qendre është një ide tejet novatore dhe në avangard edhe për rajonin edhe për vendet e tjera, pse jo dhe evropiane. Jeni ju të rinjtë që zhvilloni idetë hap pas hapi, duke krijuar një qendër me shumë shërbime, me shumë mundësi zhvillimi për të rinj e të reja”. /TIRANA TODAY

Next Post
Një çift i ri në “Big Brother VIP”? Banori i ri nis flirtimet me blogeren! Ja çfarë i tha ai në shtrat

Një çift i ri në “Big Brother VIP”? Banori i ri nis flirtimet me blogeren! Ja çfarë i tha ai në shtrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
“Jemi kundër sistemit, e urrejmë këtë shtet dhe policinë”, kaos në protestën e Gjeneratës Z në Hamburg (VIDEO)

“Jemi kundër sistemit, e urrejmë këtë shtet dhe policinë”, kaos në protestën e Gjeneratës Z në Hamburg (VIDEO)

October 31, 2026
Protestuesit përzunë militantët e Berishës/ Avokati Daci: PD ka dështuar të përfaqësojë opozitën e vendit

Protestuesit përzunë militantët e Berishës/ Avokati Daci: PD ka dështuar të përfaqësojë opozitën e vendit

October 31, 2026
Ushqimet e ulura, si plaku dhe deti?

Ushqimet e ulura, si plaku dhe deti?

October 31, 2026
Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, ndërhyn policia! Lëndohet edhe një gazetare

Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, ndërhyn policia! Lëndohet edhe një gazetare

October 31, 2026
Paralajmëron Karamuço: Britanikët kanë sjellë një listë të re me “non grata”

Karamuço analizon protestën, zbulon çfarë ndryshoi sot në sjelljen e protestuesve dhe paralajmëron grupin e dhunës!

October 31, 2026
I penguan takimin me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar

I penguan takimin me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar

October 31, 2026
Me 200 petrita, me llastiqe

Me 200 petrita, me llastiqe

October 31, 2026
Avokati: PD nuk nxori dot njerëz në protestë, partitë e vogla i kanë marrë terrenin në bulevard!

Avokati: PD nuk nxori dot njerëz në protestë, partitë e vogla i kanë marrë terrenin në bulevard!

October 31, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In