Kryetari i Ndërtuesve: Do kërkoj kode të reja, deri për tërmete 8 ballë

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Tiranës Avenir Kika i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se në ndërtimtari duhen kode të reja.
Kika u shpreh se do iu kërkojë ndërtuesve që të marrin masa dhe të bëjnë ndërtime të atilla, që t’ju rezistojnë edhe tërmeteve 8 ballë.

Agron Hysenlliu: Ka një ligj që është ligji 8402, që përcakton gjithçka. Ky ligj përcakton radhën shumë të mirë, bëhet projekti, thirret konstruktori etj. Ligji e përcakton saktë si bëhet gjithë puna, ka një supervizor, ka edhe kontrolle. Kontrollet e objektit janë kontrolle që bëhen nga bashkitë, bëhen kontrolle të karabinasë, e gjithë objektit, nuk ka kontroll përpos supervizorit nga ana e mënyrës së ndërtimit. IKMT kontrollon ndërtimet.

Avenir Kika: Unë në projektet e reja që do të bëhen do ua kërkoj që ndërtesat të bëhen të atilla që të rezistojnë edhe në tërmete 8-ballësh. Që sot duhen kode të reja.

Agron Hysenlliu: Ndërtesat sot janë mirë, por me situatën duhen ndryshuar edhe ligjet. Ne jemi inxhinierë, duhet të shikojmë punën tonë. Duhet të shohim ku e patëm defektin, difekti ishte në zbatim. Ishte makutëria e njerëzve. Duhej bërë gjithçka sipas kontrolleve teknike.

Ervin Paci: Edhe unë mendoj se duhet që të bëhet një hartë e re dhe një ligj i fortë.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.