• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryetarë pa parti dhe parti pa kryetarë!

by Filip Çakuli
13/08/2017 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Filip Çakuli

Autovetësugjestionimi i ca politikanëve është shndërruar në modë në skenën politike shqiptare. Në përfundim të këtyre zgjedhjeve, sipas KQZ-së, Partia Socialdemokrate fitoi ne Shkodër një mandat. Një eufemizëm politik ala shqiptar ky, për t’i hedhur një vello të vërtetës. Ne të gjithë e dimë, se në Shkodër nuk fitoi PSD-ja, po Tom Doshi, si person. Pse duhet të gënjejmë veten, votuesit, Partinë, që merr përsipër autorësinë?

Edhe në Peqin, Elbasan, na thuhet zyrtarisht se fitoi PDIU-ja. Domethenë, sipas kësaj logjike, çështja çame qenka kaq e fortë në këtë qark, sa nuk është në Tiranë, Konispol, Mursi… T’i themi gjërat me emrin e tyre dhe jo me pseudonime: fitoi Aqif Rakipi dhe jo Partia në fjalë. Nuk ka nevojë per zbukurime e fjalë te medha. E verteta duhet pranuar dhe nuk ka nevojë për veshje gabi politike.

Ne duhet të jemi vendi i parë në botë për numrin e partive politike. E përjashtojnë dikë nga një parti, ose ikën se zihet me kryetarin, të nesërmen e ke kryetar të një partie të re. A mund të më thotë dikush se ku ndryshon Partia Socialdemokrate, me Partinë Demokratikesociale, në program a në statut, me përjashtim të emrave të kryetarëvë?

Po Partia Demokristianë, më Partinë Kristiandemokrate ku dallojnë? Nga emrat e pandryshueshme të kryetarëve të përjetshëm.

Ç’u bënë partiçkat që mbijetojnë prej dhjetevjeçarësh në këtë vend të vogël?

Ekzistojnë vetëm ca persona, që, për t’u dukur më të rëndësishëm, i bashkangjisin vetes një parti me lloj-lloj emrash. Vangjel Dule është një personalitet aktiv ne politikë, me një elokuencë dhe veprimtari personale dhe mbetet i tillë edhe pa PBDNJ, nga mbrapa. Ku është kjo Parti, që nuk e shohim gjekundi. Kur edhe vete kryetari e braktisi dhe u strehua ne listen-bunker të një partie tjetër?

Po Agron Duka, nje biznesmen i suksesshëm dhe një personalitet, që nga socialist, kthehet në republikan, pastaj merr  një parti të gatshme, Agrare- Ambientaliste dhe në fund përfundon në listat e një partie tjetër, Partisë Demokratike? Si ka mundësi ta pranojnë partitë e tyre, që kryetari t’u bëhet anëtar i grupit kuvendor i një partie të madhe, vetëm e vetëm të sigurojë për vete një karrige deputeti! A nuk quhet braktisje e partisë kjo, tradhti e programit dhe objektivave të saj? Ja, pra, nuk kemi parti fare në këtë rast, po vetëm kryetar…

Po Fatmir Mediu, kryetar jetëgjatë i një partie të hershme, Republikane, që prej kohësh është kthyer në shtojcë të PD-së, duke qenë pjestar i rregullt i grupit të saj kuvendor? Nëse këta e duan të jenë drejtues partie dhe ta përfaqësojnë atë në Kuvend, le të dalin në shesh të burrave dhe të provojnë forcat.

Ç’i duhej Tomës kopertina socialdemokrate? Ai e fiton vetem, krejtësisht vetëm, deputetllëkun, se është i zoti dhe ajo zonë e do, jo per syte e bukur dhe as se i ka marre malli per socialdemokracinë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Aqifin, i cili nuk ka nevojë për fushatë elektorale, për të takuar zgjedhësit e për t’u premtuar gjë. Dhe as për t’u shpjeguar programin e Partise. Ai është atje, pranë tyre, në çdo kohë, natën ditën, duke u marrë edhe me spitalet për një të sëmurë, edhe duke ndihmuar për dasmën e një fukarai. Po të pyesësh votuesit e Tomës për programin socialdemokrat, ata do nënqeshin dhe do ngrene supet. Me të drejtë. Njihnin vetëm Tomën dhe jo Partinë. Shko pyet ne Peqin, apo Gramsh, Cërrik, Elbasan e Librazhd nëse e njihnin çështjen çame dhe rrugën e zgjidhjes së saj. Mos na ngatërroni me këto gjëra, do të të thonë, ne njohim vetëm Qifin. Ai zgjidh hallet tona, ai mund ta zgjidhë dhe çështjen çame. Natyrisht të njëjtën gjë duhet thënë dhe për Bujarin e DELTE-s, një biznesmen i suksesshëm, punëtor dhe i pafjalë, që nuk fitoi se u premtoi zgjidhjen e çështjes çame, po zgjidhjen e halleve dhe problemeve të qytetareve të zonës…

Nuk ia vlen te përmendim këtu Nard Nokën anekdotik dhe Partinë e tij, që la në hall të tyre katolikët e Veriut dhe zgjidhi hallin e tij duke gjetur një strehëz në listën e demokratëve;  dhe as Kreshnik Spahiun, i cili, pasi iku i fundit nga çadra që do bënte namin, u tregua dinjitoz në një çast, që, i zhgënjyer nga politika, braktisi kuqezinjte e shkretë…

Të gjithë këta burra të vetësugjestionuar nga të qënit kryetarë partiçkash, dëshmojnë në çdo fushatë, se nuk kanë hallin e menderforcave që përfaqësojnë, po vetëm veten e tyre. Para partise së tyre, ata zgjedhin një parti tjetër më të fortë e me të sigurtë. Vari hejbet partisë sime, kjo tjetra është më e mire!

Kjo më kujton historinë e atyre dy burrave që u kishin humbur gratë dhe u gjenden njëkohësisht te sporteli i policisë.

– Urdhroni, – ju drejtua polici te parit.

– Më ka humbur gruaja, dua të ma gjeni.

– Edhe mua më është zhdukur gruaja, – ngriti zërin i dyti.

– Mirë atëhere, na thoni ca shenja karakteristike për secilën, që t’i kërkojmë…

– Imja është 1 80 e gjatë, – nisi i pari në radhë, – bjonde, me sy të kaltra, me gjoks të madh, me bel të hollë, këmbë të gjata…

– Qartë, – tha polici, – po ti tjetri?

– Vari hejbet asaj times, gjejmë të këtij njëherë, se ia vlen…

Next Post
“Haj rërë prej 63 vitesh dhe nuk e kam parë kurrë derën e spitalit”

"Haj rërë prej 63 vitesh dhe nuk e kam parë kurrë derën e spitalit"

Comments 1

  1. Krist says:
    9 years ago

    Filip,je dhe humorist,por keto statutet e partive,po I analizon me seriozitet (pa humor).Por analiza duhet filluar nga kreu,pra partia me e madhe PS,qe nuk ka fare statut (Ajo mund te beje nje statut sic I do qejfi te madhit dhe ta miratojne pe e votuar,ne kongreset e saj).Mbasi ti futesh edhe ndonje patute,per kedo qe nuk njeh (apo pranon) votimet,por vetem miratimet me urdher (po deshe shenoje pa urdher,por me porosi te …),pastaj,merru me ata qe nuk kane (nuk ngrejne) peshe,pra as ndreqin,por ama as edhe mund te prishin ,pune.

    Reply

Leave a Reply to Krist Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me turistë nga Portugalia, Gjermania dhe Anglia: “MONET” mbërrin në Vlorë

Me turistë nga Portugalia, Gjermania dhe Anglia: “MONET” mbërrin në Vlorë

April 24, 2026
“Sytë m’i lidhën me çorapet e mia të gjakosura. Nëse do të përpiqesha të arratisesha, do të më vrisnin”

“Sytë m’i lidhën me çorapet e mia të gjakosura. Nëse do të përpiqesha të arratisesha, do të më vrisnin”

April 24, 2026
Qeveria rrit shpërblimet për sportistët elitarë, mbështetja deri në 75% më shumë

Qeveria rrit shpërblimet për sportistët elitarë, mbështetja deri në 75% më shumë

April 24, 2026
Nuk mbështeti SHBA-të në luftë, Pentagoni mund të përjashtojë Spanjën nga NATO

Nuk mbështeti SHBA-të në luftë, Pentagoni mund të përjashtojë Spanjën nga NATO

April 24, 2026
Qeveria miraton 4 zona të tjera prioritare, Demo: Interes për paketën e maleve edhe nga Diaspora

Qeveria miraton 4 zona të tjera prioritare, Demo: Interes për paketën e maleve edhe nga Diaspora

April 24, 2026
“Materiale ndërtimi që BE nuk i përdor”, Bici: Me sigurinë nuk duhet ceduar fare!

Si ndodhi zjarri te “Farmacia 10”, hetuesit marrin në pyetje 5 fëmijët që dyshohen se e nisën

April 24, 2026
1500 banesa të reja deri në 2029… Çfarë përfshin programi qeverisës ‘Rama 4’ për politikat sociale

Deri më 19 maj faza e parë e aplikimit për kreditë e buta, ja kriteret që duhet të plotësoni

April 24, 2026
Kërkesa e SPAK për Bllakon, 5 deputetë të PD kërkojnë mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

Kuvendi shpall dy vende vakante në KLGJ për pedagogët e Drejtësisë, kushtet dhe afatet e aplikimit

April 24, 2026
Shkak vendosja e tavolinave midis dy lokaleve, zbardhet plagosja te pazari i vjetër në Korçë

Shkak vendosja e tavolinave midis dy lokaleve, zbardhet plagosja te pazari i vjetër në Korçë

April 24, 2026
CNN: SHBA planifikon të sulmojnë Iranin në Hormuz, nëse dështon armëpushimi

CNN: SHBA planifikon të sulmojnë Iranin në Hormuz, nëse dështon armëpushimi

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In