Kalendaret artistike të teatrove për muajt e Verës, e lënë Tiranën pothuajse pa shfaqje. Secili nga institucionet kanë planifikaur disa vepra skenike, të cilat do të shëtisin nëpër qytete të tjera.
“Orfeu zbret në ferr” shfaqje kjo e Teatrit Kombëtar, do të ndjekë turin artistik në Shkup, Gjakovë, Shkodër dhe qytete të tjera të vendit. Gushti po ashtu do të ketë një tur shfaqjesh nga ky teatër në Vlorë, Durrës dhe Shkodër.
Edhe Teatri Kombëtar Eksperimental, të planifikuar në kalendarin artistik në muajin Korrik ka 5 shfaqje. Skena e tyre do të jenë qytetet ku numri i vizitorëve është edhe më i madh në Vlorë, Shkodër, Durrës, Gjirokastër dhe Sarandë.
E fundit shfaqje e Teatrit Eksperimental që do të luhet për publikun do të jetë më 16 Gusht.
Kryevepra Aida, nga Teatri i Operas dhe Baletit gjithashtu do të ndjekë një tur artistik në dy javët e para të Korrikut.
Ndërsa për skenën e kryeqytetit gjatë këtij muaji janë planifikuar vetëm tre shfaqje. Muaji Gusht për kryeqytetin do të jetë i gjithi bosh, teksa teatrot do të behën gati për të nisur sezonin në muajin Shtator.