• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lufta ndaj pandemive të së ardhmes, shefi i OBSH-së: Duhet të jemi në gatishmëri

by A M
25/06/2023 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë duke u kryer negociata dhe krijuar plane nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), se si të përballet me pandemitë, nëse ndodh që të ketë ndonjëherë në të ardhmen. Më 24 maj 2024 pritet që të realizohet një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme e që duhet të miratohet nga 194 vendet anëtare të organizatës.

Për shefin e OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, një pakt i ri është prioritet tani, duke shtuar se “të gjithë duhet të kemi angazhim brezash në mënyrë që mos t’i kthehemi ciklit të vjetër të panikut dhe neglizhencës”, në asamblenë vjetore të agjencisë së OKB-së.

Ky pakt i kërkuar ka për qëllim të mbështet dhe ngjallë organizatat dhe trupat mbrojtës në gjithë botën në luftën kundër patogjenëve të mundshëm pas pandemisë së COVID-19, e cila vrau afër 7 milionë njerëz në gjithë botën.

Çfarë është ky traktati pandemik?

OBSH-ja tashmë ka rregulla të detyrueshme të njohura si Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit, me të cilat që nga viti 2005 përcaktohen detyrimet për ato vende ku ngjarje që kanë të bëjnë me shëndetin publik kanë potencial për t’i kaluar kufijtë. Këto përfshijnë këshillimin e menjëhershëm të OBSH-së për një emergjencë shëndetësore dhe masat për tregtinë dhe udhëtimin.

Këto rregullore, të cilat u miratuan gjatë përhapjes së virusit SARS në vitet 2002-2003, aktualisht shihen si të përshtatshme në rast të përhapjes së sëmundjeve si Ebola, por të pamjaftueshme për një pandemi në nivel global. Pas përhapjes së COVID-19, këto rregullore janë duke u shqyrtuar.Kush e përcakton fundin e pandemisë?

Vendet anëtare kanë vendosur që traktati i ri më gjithëpërfshirës i pandemisë, duhet të jetë ligjërisht i zbatueshëm për ata që regjistrohen duke kapërcyer dyshimet e hershme nga Kombet e Bashkuara.

Pas Konventës Kuadër të vitit 2003 për Kontrollin e Duhanit, një traktat që përpiqet të dekurajojë pirjen e duhanit nëpërmjet taksave dhe rregulloreve për etiketimin dhe reklamimin, ky traktat i pandemive do të ishte pakti i dytë shëndetësor i këtij lloji.

Megjithatë, ky traktat ka tërhequr kritika në rrjetet sociale, kryesisht nga kundërshtarët e krahut të djathtë, të cilët shqetësohen se mund të rezultojë në transferimin e pushtetit nga shtetet tek OBSH-ja. Organizata e kundërshton këtë, duke theksuar se qeveritë janë në krye të diskutimeve dhe kanë të drejtë të refuzojnë marrëveshjen.

Si e shohin shtetet këtë traktat?

Përkrahësi kryesor i marrëveshjes shihet të jetë Bashkimi Evropian, i cili e propozoi vetë këtë traktat. Pas akuzave për “aparteidin e vaksinave” nga shefi i përgjithshëm i OBSH-së Tedros, vendet në zhvillim, veçanërisht ato në Afrikë, janë të interesuar për të shfrytëzuar diskutimet që të përmirësohet qasja në vaksina. Drafti më i fundit prej 208 faqesh, i cili u arrit pas pesë rundesh diskutimesh zyrtare, ka ende shumë paqartësi sidomos terminologji të paqartë, si përkufizimi i fjalës “pandemi”. Me kaq shumë vende anëtare të përfshira, nënshkrimi i marrëveshjes mund të jetë më i ndërlikuar.

Nuk është ende e qartë se si rregulloret e vitit 2005 dhe marrëveshja e re e pandemisë mund të përshtaten së bashku.

Mirëpo, sugjerohet se ato duhet të jenë plotësuese, në mënyrë që rregullat ekzistuese të zbatohen për përhapje lokale me rregullat e reja që fillojnë nëse OBSH-ja shpall një pandemi – diçka që aktualisht nuk ka mandat për ta bërë.

Gjithashtu, nuk është ende e qartë se çfarë ndodh nëse nuk respektohen masat. Një bashkë-drejtues i bisedimeve tha se do të preferohej që të kishte një proces rishikimi me kolegët nga shtetet, në vend se të sanksionoheshin shtetet që nuk pajtohen.

Çfarë reformash tjera janë në proces?

Gjithsej 300 amendamente janë propozuar nga kombet në diskutime të veçanta mbi reformimin e udhëzimeve të vitit 2005. Sugjerimet fillestare nga Uashingtoni kërkuan transparencë dhe t’i sigurojnë OBSH-së qasje më të shpejtë në zonat epidemike.

Sidoqoftë, OBSH-ja pretendon se Pekini ende po fsheh të dhëna klinike nga rastet e hershme që mund të përfshijnë tregues për origjinën e virusit SARS-CoV-2. Kina lejoi ekipet e ekspertëve të udhëhequr nga OBSH-ja që të vizitojnë epiqendrën e COVID-19 në Vuhan.

 

Next Post
Babë e bir dhunojnë me sende të forta 54-vjeçarin në Delvinë

Babë e bir dhunojnë me sende të forta 54-vjeçarin në Delvinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Strategji e pritshme e Saliut për t’ua vjedhur…!”- Protestuesit larguan deputetët e PD, Meçe: Evidentuan falsitetin e gjithë lëvizjeve të Berishës deri më sot!

“Strategji e pritshme e Saliut për t’ua vjedhur…!”- Protestuesit larguan deputetët e PD, Meçe: Evidentuan falsitetin e gjithë lëvizjeve të Berishës deri më sot!

October 31, 2026
“Të qetësohemi se lamë nam…!”- Përplasjet dhe tensionet mes protestuesve, deputeti i PD: Luftën e kemi me Qeverinë, jo me njëri-tjetrin!

“Të qetësohemi se lamë nam…!”- Përplasjet dhe tensionet mes protestuesve, deputeti i PD: Luftën e kemi me Qeverinë, jo me njëri-tjetrin!

October 31, 2026
VIDEO/ Pamjet nga lart me dron, pjesëmarrje minimale në protestën te Ministria e Arsimit!

VIDEO/ Pamjet nga lart me dron, pjesëmarrje minimale në protestën te Ministria e Arsimit!

October 31, 2026
Protesta, PD marshon nga selia në bulevardin para Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi! Policia krijon perimetër sigurie (FOTO)

“Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë nga Saliu”- Avokati ironizon kreun e PD: Berisha bën thirrje për protestës kombëtare, por s’i shkojnë as familjarët…

October 31, 2026
“Ata qorristat do e marrin përgjigjen…!”- Pas përplasjeve në shesh mes dy kampeve, Noka kërcënon: PD-në nuk e shkul askush nga sheshi, të jeni të sigurt!

“Ata qorristat do e marrin përgjigjen…!”- Pas përplasjeve në shesh mes dy kampeve, Noka kërcënon: PD-në nuk e shkul askush nga sheshi, të jeni të sigurt!

October 31, 2026
Tensionet mes dy kampeve te Ministria e Arsimit, protestuesi akuzon: PD ka muaj që do të prishë protestën!

Tensionet mes dy kampeve te Ministria e Arsimit, protestuesi akuzon: PD ka muaj që do të prishë protestën!

October 31, 2026
Një grup të rinjsh të maskuar i vënë zjarrin dy koshave të plehrave te Ministria e Arsimit, ndizen edhe flakadanë! Policia në gadishmëri, i paralajmëron (FOTO)

Një grup të rinjsh të maskuar i vënë zjarrin dy koshave të plehrave te Ministria e Arsimit, ndizen edhe flakadanë! Policia në gadishmëri, i paralajmëron (FOTO)

October 31, 2026
Zelensky mbërrin në Stamboll, takim me Erdoganin

Zelensky mbërrin në Stamboll, takim me Erdoganin

October 31, 2026
“Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?”/ Vijon përplasja mes studentëve e militantëve të PD, pranohen vetëm aktivistët dhe jo deputetët: Opozita jemi ne

“Si u shite gjithë këto vite, Partia Demokratike?”/ Vijon përplasja mes studentëve e militantëve të PD, pranohen vetëm aktivistët dhe jo deputetët: Opozita jemi ne

October 31, 2026
“Mediu po kërkon që të blejë pafajësinë!”/ Beqiri: Gërdeci është porta që do “gllabërojë” Berishën! Të dënohen përjetë, SPAK po luan me hetimet

“Mediu po kërkon që të blejë pafajësinë!”/ Beqiri: Gërdeci është porta që do “gllabërojë” Berishën! Të dënohen përjetë, SPAK po luan me hetimet

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In