• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Kryeqyteti Evropian i Rinisë’, Veliaj pret 24 të rinj nga Ballkani Perëndimor: Këtë vit…

by
14/04/2022 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

24 të rinj nga Ballkani Perëndimor morën pjesë në programin “Youth Trail” (Shtigje Rinore), organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Tiranë, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës.

Në takimin me të rinjtë, kryebashkiaku Erion Veliaj vuri theksin te titulli që mban Tirana për vitin 2022, si Kryeqyteti Europian i Rinisë, dhe shtoi se kryeqyteti shqiptar është i gatshëm të ndihmojë edhe qytetet e tjera që të aplikojnë për ta fituar këtë titull në të ardhmen.

“Këtë vit do të kemi më shumë se një mijë aktivitete. Prandaj, ju ftoj të ktheheni sërish, mos harroni të sillni edhe miqtë tuaj nga qyteti apo organizata juaj. Ne jemi të lumtur t’ju mirëpresim”, tha Veliaj.

Duke komunikuar me të rinjtë, Veliaj vuri theksin edhe te rëndësia e marrëdhënieve të mira me shtetet fqinj.

“Ne jetojmë në një botë shumë të paparashikueshme, ku siguria është e rëndësishme. Jam i lumtur që ju përfaqësoni Ballkanin Perëndimor sepse tregon se fqinjët janë të rëndësishëm. Mendoni sikur të kishim një fqinj të zhurmshëm në lagjen tuaj. Ky fqinj do të ndikojë në mënyrën tuaj të jetesës. Fqinjët kanë rëndësi edhe në rutinën tonë të përditshme, prandaj duhet ta vlerësojmë fqinjësinë e mirë “, theksoi ai.

Programi i quajtur “Youth Trail” (Shtigje Rinore), vjen në këtë edicion të pestë të tij nën temën “Together for Safety” (Së bashku për Siguri). “Shtigje Rinore 2022” organizohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në partneritet me Bashkinë Tiranë, Kongresin Rinor Kombëtar, Zyrën Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO) dhe me mbështetjen e Ambasadës Greke në Tiranë, Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe Përfaqësisë së Përhershme të Italisë pranë OSBE-së.

/b.h

Next Post
Sherri në selinë e PD/ Noka: Ti je shkaktar i kësaj gjendje. Bardhi: S’të marr leje, jam në partinë time unë

Habit Flamur Noka, mbështet Gazment Bardhin: Ka folur ai për Aqif Rakipin, s'është deputet i PD Gazi?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In