Me qindra qytetarë të Tiranës i janë bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për të mbledhur ndihma për popullin turk pas tragjedisë së tërmetit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Erion Veliaj falenderon qytetarët dhe vullnetarët që po kontribuojnë në këto ditë tepër të vështira. “Faleminderit secilit vullnetar dhe qytetar për kontributin e dhënë në ndihmë të popullit turk në këto ditë tepër të vështira! #DhuroPërPopullinTurk – Çadra e dhurimit ndodhet pranë Bashkisë së Tiranës”, thekson Veliaj.
“Dhuro për popullin turk”, është pika e ngritur pranë Bashkisë Tiranë për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për personat e prekur nga tërmeti në Turqi. Gjatë këtyre ditëve kanë qenë të shumte qytetarët që janë solidarizuar duke ndihmuar me sende të ndryshme Të gjitha ndihmat e qytetarëve të kryeqytetit mblidhen dhe dërgohen në mënyrë të organizuar me ambasadën turke në Shqipëri./m.j