• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeprokurorja, Arta Marku, dhe protesta e opozitës

by Roland Qafoku
20/12/2017 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Qafoku

Shumica e zgjodhi e vetme Kryeprokuroren e përkohshme, ndërsa opozita dështoi ta pengonte atë. Ajo që përflitej prej dy ditësh, në korridoret e politikës, por edhe në redaksitë e gazetave dhe televizioneve, se juristja 41-vjeçare, Arta Marku, do të jetë shefja e re e akuzës së shtetit, u bë realitet dje në Parlament, teksa votimi u mbyll me 69 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenime. Por çfarë tregoi zgjedhja e Markut në krye të prokurorisë? Detaji i parë që u dallua, ishte kur ajo doli përpara sallës së Kuvendit që gëlonte nga zhurma, protesta e opozitës me paketa tymuese disangjyrëshe, me thirrje kundër kësaj zgjedhjeje dhe fjala e vetme e dalë nga goja e saj “betohem”, u pa qartë që u tha nën tension. Nuk ka ndodhur në asnjë rast, që zgjedhja e titullarit të Prokurorisë, të mos shoqërohet me një solemnitet serioz dhe normal.

Kjo e dëmtoi disi imazhin e parë. Arta Marku u bë kështu, prokurorja e parë në histori, që zgjidhet dhe betohet në sy të protestës. Edhe pse ajo mund të qëndrojë në detyrë për pak kohë, tashmë mbi supet e saj janë një sërë provash të forta, që lidhen me dosjet e aktivizuara si ajo e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por edhe të disa dosjeve që lidhen me ish-ministra dhe zyrtarë të lartë të qeverisjes së Partisë Demokratike, që nga ajo e CEZ, etj. Megjithatë, tashmë jemi përballë faktit që, Arta Marku mori çelësat e zyrës së rëndë në godinën pesëkatëshe dhe nga dje, ajo është kryeprokurorja e 8-të në historinë e këtij organi, që pas rrëzimit të komunizmit. E vetmja dalje publike e saj, ka qenë gjatë seancës dëgjimore përpara Komisionit të Ligjeve, në të cilën dha arsyet përse u fut në garë dhe çfarë pritet të bëjë. Fjalë për fjalë, zonja Marku tha:

“Zgjodha të jem pjesë e garës, sepse e shoh Prokurorinë në kaos dhe kam aftësinë të bëj aftësimin normal të të gjithë sistemit, deri në krijimin e KLP-së dhe Prokurorisë së Posaçme. Prokurorët janë të demotivuar sepse, për hir të së vërtetës, emërimet, transferimet dhe ngritjet në detyrë, nuk kanë lidhje me meritat. Kjo është për të ardhur keq, sepse në sistem ka prokurorë me integritet, të cilët mund t’i japin sistemit shumë”.

Por premtimin më të fortë, Arta Marku e tha për raportet me politikanët. Edhe pse nuk ia kërkoi kush, ajo ka bërë një betim publik, që askush nuk e ka bërë deri më sot.

“Kandidoj për këtë post, edhe për CV-në time, sepse është kulmi i karrierës së një prokurori, edhe pse mandati është i përkohshëm. Por edhe mendoj që ka nevojë sistemi për një shkundje, ka nevojë që sistemi të ketë njerëz si puna ima, pa asnjë mbështetje në krye të atij institucioni. Për ndërhyrjet politike, për një gjë jam e bindur, që nuk pranoj ndërhyrje nga askush, nuk kam pranuar dhe s’jam intimiduar nga askush, gjatë karrierës sime. Jam aty ku jam, me forcat e mia. Fakti që jam aty falë shpatullave të mia, e thënë më troç, jam e sigurt që nuk ka asnjë lloj ndërhyrjeje që mund të më intimidojë në detyrën time”.

Por ndërsa zonjën Marku do të na duhet ta presim, ajo që vlen më shumë të diskutohet, është sjellja e opozitës. Kjo ishte prova e saj e parë, që nga humbja në zgjedhjet e qershorit dhe si e tillë aty ishin përzierë qartë të gjitha elementet politikë. Ishte si një provë e madhe gjenerale, që tregoi edhe një herë se starti i protestës së vërtetë, vërtetë nis nga kryetari, Lulzim Basha, por ajo vazhdon të mbetet dhe të jetë simbolikë e Sali Berishës. Pamjet e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit që konsumoi nga dy mandate për secilin post, tashmë 73 vjeç e 2 muaj, teksa përpiqej të zinte vend në foltore dhe kundërshtimi fizik i gardistëve, tregojnë edhe një herë se, ai mbetet jo thjesht autori ekskluziv i kryeaksioneve të Partisë Demokratike dhe opozitës.

Ai është promotori kryesor i protestave dhe antiteza është se, disa deputetë dhe deputete, në momentet kulmore që opozita përleshej me gardistët, pinin kafe bareve rreth Parlamentit. Detaji tjetër është se kundërshtarët më të mëdhenj në fushatën e elektorale, PD dhe LSI, u bënë bashkë. Qëllimi për të cilën protestuan ishte më lart se çdo lloj mosmarrëveshje. Megjithatë, edhe pse Monika Kryemadhi në disa raste, kaloi edhe vetë Bashën me protagonizmin e saj, dukej që mes PD-së dhe LSI-së, nuk është se ka koordinim. Kjo u konfirmua teksa menjëherë pas deklaratës së Berishës për të djegur mandatet, Kryemadhi e kundërshtoi. Por edhe PS-ja e PD-ja kanë frikën e vetë nga reforma në drejtësi dhe nga kryeprokurori, sidomos SPAK, LSI duket se është humbësja e madhe. E vendosur si një sanduiç mes PS dhe PD, LSI-ja po kalon prova më të mëdha se dy partitë e mëdha.

Nëse PS-ja dhe PD-ja presin njëra-tjetrën 8 vjet, po LSI-ja, çfarë pret? Në këtë situatë që, për të qenë të saktë, si Rama dhe Basha synojnë asgjësimin e saj, i duhet të marrë vendime të duhura. Një parti realisht e tretë, ajo duhet të bëjë lëvizje të zgjuara që, vetëm Ilir Meta dinte t’i bënte, por që tani edhe sikur ta orientojë bashkëshorten, nuk mund të luajë rol primar. Më shumë se vetë lidershipi i LSI-së, problem i saj janë skalioni i dytë. Ka një apati mes tyre dhe vetë Kryemadhi e ndjen këtë. Vërtetë Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmeti janë vajza të reja, plot dëshirë për protagonizëm, dhe që marrin rrogën në Kuvend, por sot realisht munguan fjalët dhe aksionet e figurave të rëndësishme të LSI-së, si Nasip Naço, Edmond Panariti, Edmond Haxhinasto e Lefter Koka. Pra, mund të themi se në ditën e zgjedhjes së kryeprokurores, Arta Marku, nisi beteja e madhe politike trepalëshe, PS-PD-LSI, që, në fakt është beteja e parë e madhe pas nisjes së reformës në drejtësi. Të presim betejat e tjera.

Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

Next Post
Ndryshimet e mëdha që pritet të ndodhin para festave sipas shenjës së horoskopit

Ndryshimet e mëdha që pritet të ndodhin para festave sipas shenjës së horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët vijojnë të përpijnë pyjet në dy fshatrat e Pukës, era favorizon zjarrin, ka ende rrezik për banorët!

Flakët vijojnë të përpijnë pyjet në dy fshatrat e Pukës, era favorizon zjarrin, ka ende rrezik për banorët!

August 21, 2026
“Do ta shohim”- Kriza e marrëdhënies me Trump, Meloni për NYT: Besoja se gjërat do të ishin më të lehta, por shkuan ndryshe! Strategjia ime…

“Do ta shohim”- Kriza e marrëdhënies me Trump, Meloni për NYT: Besoja se gjërat do të ishin më të lehta, por shkuan ndryshe! Strategjia ime…

August 21, 2026
Këshilli i Memaliajt kundër PS për shkrirjen e Bashkisë, vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative në shtator!

Këshilli i Memaliajt kundër PS për shkrirjen e Bashkisë, vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative në shtator!

August 21, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Kujt ka gjasa t’ia japin votën 1.9 milionë banorët e rritur, pavarësisht ndryshimit të kufijve bashkiakë

August 21, 2026
Aktivistja turke kërkoi lirinë, Apeli i Tiranës e lë në qeli dhe i hap rrugën ekstradimit të kundërshtares së Erdogan: Mund të largohet në Francë!

Aktivistja turke kërkoi lirinë, Apeli i Tiranës e lë në qeli dhe i hap rrugën ekstradimit të kundërshtares së Erdogan: Mund të largohet në Francë!

August 21, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme në Serbi: Më 18 ose 25 tetor

“Do mbahen më 18 ose 25 tetor”- Vuçiç flet për zgjedhjet e parakohshme në Serbi dhe jep dy datat e mundshme

August 21, 2026
“Putin po kërkon përforcime nga Kim Jong Un”- Inteligjenca e Ukrainës ngre alarmin: Koreja e Veriut do dërgojë 50 mijë trupa në Rusi!

“Putin po kërkon përforcime nga Kim Jong Un”- Inteligjenca e Ukrainës ngre alarmin: Koreja e Veriut do dërgojë 50 mijë trupa në Rusi!

August 21, 2026
Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

Dy konfederata i hapin “luftë” FIFA-s, UEFA dhe CONCACAF po planifikojnë një Ligë të Kombeve të përbashkët!

August 21, 2026
Aksioni i qeverisë për lirimin e hapësirave publike, Tabaku: Përsëritje të skenarëve të vjetër

“Dy shifrat që tregojnë dështimin politik”- Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve!

August 21, 2026
“El Nino” alarmon Botën, do jetë më i fuqishmi në historinë e njerëzimit! Priten rritje rekord e temperaturave dhe katastrofa natyrore

“El Nino” alarmon Botën, do jetë më i fuqishmi në historinë e njerëzimit! Priten rritje rekord e temperaturave dhe katastrofa natyrore

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com