Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Mësohet se me urdhër të kryeministrit grek, Mitsotakis, Kryepeshkopi është transferuar me urgjencë në Athinë, për mjekim të specializuar.
Mjekët grekë kanë shprehur shqetësimin e tyre për shkak të moshës së kryepeshkopit, (91 vjeç) ndaj është bërë dhe transferimi i tij në Athinë.
Deri më tani nuk dihet se si është gjendja e Janullatos si dhe çfarë shenjash ka pasur ai.
g.kosovari
Sherim të shpejtë.