• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kryeministrja e Skocisë nuk tërhiqet: Referendum tjetër për pavarësinë

by A R
13/03/2017 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paralajmërimet i lënë vendin konfirmimit. Nicola Sturgeon njoftoi këtë të hënë se do të kërkojë të marrë miratimin për të zhvilluar një referendum të dytë mbi pavarësinë e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar. Ajo u shpreh se dëshironte që votimi të zhvillohej mes vjeshtës së vitit 2018 dhe pranverës së 2019-s.

Kryeministrja skoceze tha se kjo lëvizje ishte e nevojshme për të mbrojtur interesat e Skocisë, pas votës së Britanisë për t’u shkëputur nga BE-ja. Por kur do ta bëjë hapin e parë për ripërsëritjen e referendumit për të njëjtën çështje? Sturgeon tha se do t’i kërkonte javën e ardhshme Parlamentit skocez aktivizimin e nenit 30 nga “Westminster”.

Urdhri do të ishte i nevojshëm për të lejuar mbajtjen e një referendumi të ri, këtë herë detyrues nga ana ligjore për t’u zbatuar, për pavarësinë nga mbretëria.

Kryeministrja britanike, Theresa May i është shmangur deri më tani përgjigjes nëse do t’ia japë lejen apo jo homologes së saj skoceze. Megjithatë, zëdhënësi i saj zyrtar iu përgjigj njoftimit të Sturgeon, duke thënë se provat “tregojnë qartazi se shumica e popullit skocez nuk dëshiron një referendum të dytë mbi pavarësinë” shkruan tch. “Vetëm pak më shumë se dy vite më parë, njerëzit në Skoci votuan bindshëm për të qëndruar pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, në një referendum që qeveria skoceze e përshkroi si tejet të rrallë për një gjeneratë. Një tjetër referendum do të ishte përçarës dhe do të shkaktonte shumë paqartësi ekonomike, pikërisht në periudhën më të keqe të mundshme”.

Megjithatë, duke folur nga rezidenca e saj “Bute House” në Edinburg, Sturgeon tha se popullit të Skocisë duhet t’i ofrohet një zgjidhje mes një “Brexit”-i të vështirë apo të qenit një vend i pavarur.

Qeveria skoceze ka publikuar propozimet, që sipas saj do t’i lejonin Skocisë të mbetej anëtare e tregut të përbashkët europian, edhe nëse pjesa tjetër e Britanisë do të dilte prej saj, gjë që e ka konfirmuar edhe May.

Sipas kryeministres skoceze, qeveria britanike “nuk ka lëvizur as edhe një cm në gjetjen e një kompromisi dhe marrëveshjeje” që prej referendumit për “Brexit”, gjatë të cilit në fakt skocezët votuan 62% pro qëndrimit dhe vetëm 38% pro daljes nga BE-ja, ndërsa Britania si e tërë votoi me 52% të votave në favor të shkëputjes./a.m.

Next Post
Tentoi korruptimin e policit me 500 lekë, prangoset 51-vjeçari

Tentoi korruptimin e policit me 500 lekë, prangoset 51-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekspertët ngrenë alarmin: Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

March 10, 2026
Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit

March 10, 2026
Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In