• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vrasja me 13 Nëntor, rastësi? Gazetari zbulon çfarë i ndodhi 13 vite më parë Eduart Reçit

by A R
14/11/2024 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vrasja e Eduart Reçit mbrëmjen e së enjtes në Tiranë ka tronditur opinionin publik. Deri më tani motivet dhe autorët e kësaj ngjarje mbeten mister.

Gazetari Spartak Koka zbuloi gjatë emisionit “Opinion” një detaj në lidhje me viktimën 52-vjeçare. Ai u shpreh se 13 vite më parë, ekzaktësisht më 13 Nëntor (data që u vra), Reçi është dhunuar nga 6 persona, 3 prej të cilëve janë identifikuar.

Nga kjo ngjarje, e cila ka ndodhur ekzaktësisht 13 vite para vrasjes së tij, Reçi ka pësuar dëmtime të rënda. Shkak i kësaj ngjarjeje dyshohej konfliktet e pronësisë. Prandaj sipas gazetarit Koka, kjo pistë duhet marrë në konsideratë nga policia.

Spartak Koka: Rastësi ose jo 13 vjet më parë, në të njëjtën datë, 13 Nëntor, në drekë, Eduart Reçi ka denoncuar se në vendin e quajtur Rruga e Elbasanit, brenda një banese private, 3 shtetas, 6 në total, por 3 të identifikuar, shtetasi me iniciale N.P, X.B, S.A dhe tre persona të tjerë e kanë goditur me grushta, me shkelm, me mjete të forta, të zotin e shtëpisë Eduart Reçi dhe nipin e tij, E.M.

Blendi Fevziu: 13 vjet më parë?

Spartak Koka: Ekzaktësisht 13 vjet më parë, më 13 Nëntor. Më 13 Nëntor është vrarë dhe ai ditën e djeshme.

Blendi Fevziu: I di policia këto?

Spartak Koka: I di sepse nga policia e kam marrë unë këtë informacion.

Blendi Fevziu: 13 vjet më parë në të njëjtën datë?

Spartak Koka: Është bërë denoncim në komisariatin numër 1. Dëmtimet kanë qenë të shumta. Dëmtimet trupore tek Eduart Reçi kanë qenë të shumta dhe tek nipi i tij. Dyshohej në atë kohë për një problem në raport me pronësinë, pasi Eduart Reçi i ka vënë në dispozicion policisë edhe dokumentacionin përkatës me njërin prej personave me të cilin ka pasur problematikë. Është bërë kallëzim, është bërë aktekspertimi mjekoligjor. Unë e kam të paqartë sot, policia mund ta konfirmojë më mirë, se çfarë ka ndodhur me këtë ankesë? A është zgjidhur ky konflikt pronësie? Të vetmin problem që është zgjidhur ka pasur një goditje të një punonjësi të Kadastrës në vitin 2014, në mos gaboj. Një nga elementët që është kryesor në këtë konflikt janë çështjet e pronësisë. A mund të jenë çështje si kjo e 2011, a mund të jenë çështje të tjera, një nga pistat që duhet marrë në konsideratë është çështja e pronësisë.

/a.r

Next Post

Sondazhi rrëzon 'mosbindjen' e opozitës: 73.5% e shqiptarëve e shohin si dështim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In