• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeministri Rama vizitë në shkollën e Hoteleri-Turizmit në Tiranë: Rrini në Shqipëri, pagat në fushën e turizmit janë rritur

by S T
12/12/2024 13:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte këtë paradite në një vizitë në shkollën e Hoteleri Turizmit në Tiranë.

Rama u shpreh se kjo shkollë tashmë është e rilindur dhe se tanimë është nën ombrellën e EHL, shkollës së famshme të Hotelerisë së Lozanës në Zvicër, e njohur si më e mira në botë për profilet e industrisë hoteliere, e cila tanimë do të përgatisë gjeneratën e re të profesionistëve të biznesit të mikpritjes, për Shqipërinë 2030.

Rama e cilëson një moment krenarie për nivelin dhe standardet e arritura të arsimit profesional shqiptar. Po ashtu, gjatë takimit me nxënësit, Rama u shpreh se ata do të jenë ndër më të kërkuarit në treg.

“Ju duhet vetëm besim dhe motivim nga ana juaj sepse faktikisht jeni në një nga shkollat më të mira të botës, në Tiranë, por falë binjakëzimin me EHL dhe falë vendosjes në këtë shkollë të standardeve dhe kurrikulave të EHL dhe falë shkëmbimeve me EHL, ju të merrni në fund atë diplomën tuaj, ju do jeni të shumëkërkuar nga tregu sepse do jeni me certifikatë zvicerane dhe do keni garancinë me vete që jeni më të mirët, por në të gjitha rastet mos harroni që në fund fare është çfarë ju do merrni që të fusni në kokë dhe për ta marrë dhe ta fusni në kokë e bëni vetëm ju”, tha Rama.

“Ne na duhet që këta të rrinë në Shqipëri kështu që do të keni mundësinë që ta vendosni rrogën sa të doni ju ose pastaj të shkoni tek tjetri dhe tu thoni “Kjo është paga që kërkoj unë” si lojtarët e Champions Leagues dhe për hir të vërtetës, pagat në industrinë e turizmit janë rritur shumë dhe po  rriten çdo muaj sepse kërkesa është shumë e lartë, nevoja është e jashtëzakonshme, por edhe botëkuptimi i industrisë po ndryshon përditë sepse po kuptojmë përditë që në fund të ditës mund të kesh hotelin më të bukur të botës por nëqoftëse nuk ke aty stafin që di të shërbejë….

Ne jemi shumë të kënaqur, shumë të inkurajuar nga ky zhvillim pozitiv që është shumë historik me të vërtetë për të gjithë të ardhmen e industrisë dhe për hir të vërtetës unë personalisht kam perceptuar dhe një gjë, që në të katërtat anët këtu merr buzëqeshje. Kjo tregon që keni filluar të ndryshoni dhe të silleni edhe në orët jashtë mësimit sikur keni përballë klientë që duhet të dalin të kënaqur dhe unë po dal shumë i kënaqur nga gjithë këto buzëqeshje. Shumë faleminderit dhe jam i bindur që nuk më doni të gjithë, por buzëqeshjet i keni sepse kështu duhet të jetë. Nuk është puna ta duash ti klientin, puna është klienti të të dojë ty dhe të thotë “Do të shkoj tek ajo tavolina sepse më shërben”, u shpreh kryeministri Rama në bisedën me nxënës e mësues të shkollës.

Next Post
Nuk ka lirim nga arresti shtëpiak për Jamarbër Malltezin, GJKKO rrëzon dhëndrin e Berishës

Nuk ka lirim nga arresti shtëpiak për Jamarbër Malltezin, GJKKO rrëzon dhëndrin e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In