Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra e kryetarit të bashkisë së Kavajës Elvis Rroshin, mandati i të cilit u shpall më herët gjatë ditës i pavlefshëm nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
Burimet bëjnë me dije se Rroshi u shkarkua me një vendim qarkullues nga qeveria. Por, ai do të mbetet në detyrë derisa të përfundojë procesi i ankimimit i paralajmëruar nga avokati i Rroshit, Theodhori Sollaku.
Derisa sa të shprehet Gjykata Kushtetuese Rroshi do të mbetet në detyrë.
Pasi Kushtetuesja të shprehet, atëherë presidentit i lind e drejta të shpallë ditën e zgjedhjeve të parakohshme për bashkinë nëse konfirmohet kushtetueshmëria e shkarkimit të tij.
/a.m.