• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeministri Rama reagon për Tahirin: Bëri një akt dinjitoz, nuk kisha dijeni!

by Java News
03/05/2018 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të enjten, është shprehur se dorëheqja e ish-ministrit Tahiri ishte një akt dinjitoz, ndërsa theksoi se nuk gjykon asgjë për atë se çfarë thuhet në lidhje me rastin, pasi është një rast që i takon Saimir Tahirit dhe drejtësisë.

Rama deklaroi në emisionin Opinion se është një akt që nuk duhet të merret me llafet e kazanit mediatik, ai prej 6 muajsh nuk ësht pjestar i grupit parlamentar të PS. Ai pohoi se nuk kishte dijeni per kete veprim te ish-ministrit te tij.

Pyetje: Z.Rama çfarë mendoni ju për dorëheqjen e Tahirit?

Edi Rama: Një akt dinjitoz, në kujtesën time i pari i këtij lloji në historinë e parlamentit shqiptar, i respektueshëm plotësisht. Unë gjykoj asgjë nga ato që thuhen në këtë rast, sepse ky është një rast për të cilin jam shprehur qartë këtu e 6 muaj më parë, se i takon Saimir Tahirit dhe drejtësisë.

Pyetje: A ja keni kërkuar ju dorëheqjen?

Edi Rama: Besoj që është humbje kohe të merremi me llafet e kazanit politik dhe mediatik, pasi ky është një akt që flet vetë dhe është i respektueshëm për atë që është. Unë s’kam pasur asnjë dijeni dhe s’ka asnjë arsye pse unë duhet të kisha dijeni. Saimir Tahiri prej 6 muajsh nuk është pjesëtar i grupit tonë parlament dhe nuk ka asnjë rol në Partinë Socialiste.

Pyetje: Ky vendim i Tahirit, e çliron Parlamentin shqiptar qoftë në sytë e publikut apo qoftë edhe në ato akuzat e inkriminimit që janë bërë?

Edi Rama: Parlamenti shqiptar, fatkeqësisht nuk është një i tërë sot, është i ndarë. Parlamenti shqiptar ka një shumicë, ka dhe një pakicë. Në rast se flasim për shumicën, nuk ka pasur asnjë lloj nevoje të çlirohet nga asgjë. Shumica ka mbajtur qëndrimin e duhur për këtë rast. 100 herë të ktheheshim mbrapsht, 100 herë do kishim mbajtur të njëjtin qëndrim.

Pyetje: Lidhur me deklaratat që Tahiri ka bërë për qëndrimet që ministri i Brendshëm ka mbajtur ndaj policisë dhe krimit, a keni ju një koment?

Edi Rama: Saimir Tahiri ka qenë ministër i Brendshëm pothuajse një mandat të plotë me mua dhe unë nuk i heq asnjë presje të gjithë atyre që kam thënë në kohën kur ai ishte ministër i Brendshëm, sepse kam mbështetur dhe vlerësuar punën e tij. Ashtu sikundër mbështes dhe vlerësoj punën e ministrit aktual të Brendshëm. Janë natyra të ndryshme, janë qasje të ndryshme, janë stile të ndryshme.

Pyetje: Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, njëkohësisht z.Berisha sot kanë artikuluar që në fakt Europa kërkon largimin tuaj, jo largimin e Saimir Tahirit. Si i komentoni ju këto deklarata?

Edi Rama: Përfytyroni se në ç’mjerim do të ishte Europa nëse do të fliste për shqiptarët nëpërmjet Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit. Por, ata nuk kanë asnjë lidhje me Europën në kuptimin e zëdhënies në emër të Europës dhe fatkeqësisht janë sot kundërshtarë të vendosur të rrugës sonë për të ecur më shpejt drejt Europës për të çelur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, dhe kjo është një fatkeqësi e jona e përbashkët, por në këtë mes Europa s’ka asnjë lidhje. Patjetër ata thonë kaq dhe shumë më tepër se sa kaq dhe ajo që unë mund të them për ato që ata thonë, është Zoti i ndihmoftë ata që i dëgjojnë.

Pyetje: Kreu i demokratëve Lulzim Basha tha se kjo është një lojë që bëhet pas presionit që juve keni patur në Gjermani.

Edi Rama: Unë në Gjermani nuk kam pasur asnjë presion. Në Gjermani në komisionin çështjeve europiane, unë thjesht i jam përgjigjur interesimit të një deputeti për këtë çështje duke dhënë edhe shpjegime bazuar në qëndrimin tonë që është publik këtu. Sa për lojën, lojë është t’i ikësh drejtësisë me raporte mjekësore siç ka bërë Lulzimi.

Pyetje: A është një sinjal për hapjen e negociatave gjesti i Tahirit?

Edi Rama: Hapja e negociatave nuk ka lidhje fare me këtë rast dhe leje më pastaj me këtë gjest. Hapja e negociatave është tani më një çështje politik

ma.me

Next Post
Bllokimi i pasaportës, Tahiri paraqitet në Gjykatën e Krimeve të Rënda

Tahiri: S'kam asnjë marrëveshje me Ramën, as e shet e as e blen njeri të vërtetën time!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In