• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryeministri Rama: Shpifësi nuk meriton as supën e burgut, madje do tundi lekët

by Java News
16/10/2018 21:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vendosur të flasë nga studioja e emisionit “Dritare me Rudinën”, në News24 per shqetesimet e fundit.

Shefi i ekzekutivit i vendosur në mes të stuhisë, mes akuzave të shumta pas çdo deklarate apo nisme nga opozita, ka sqaruar disa prej tyre. Ai e ka nisur me vendimin për mbylljen e basteve online.

Kryeministri deklaroi i prerë se nuk do ketë më baste në asnjë vend. Ai tha se do mbyllen të gjitha dhe do të lejohen vetëm në zonat turistike dhe në hotele me 5 yje.

Bastet do ikin nga Tirana dhe ku do shkojnë?

 

Do ikin kudo se janë një mortje. Ne kemi marrë një sërë masash dhe kompanitë janë përgjysmuar dhe të ardhurat janë rritur. Por ka ene infromalitet dhe burime kriminale. Do mbyllen të gjitha.

Po monopolizohen dhe nuk po mbyllen?

Ne do punojmë për regjimin e ri të basteve online. Ne kemi ngritur një grup pune dhe në 31 dhjetor do mbyllen të gjitha duke përfshirë edhe këtë monopolin online. Do kemi një garë të hapur për këtë treg. Kam parë shumë përpjekje se do intestifikohen. Po i heqim miliarda krimit të organizuar. Një pjesë janë kompani ku fshihet një segment i krimit të organizuar. Më shumë se 95% e atyre që luajnë, nuk do luajnë më pas mbylljes.

Keni deklaruar edhe më parë për mbylljen e lojërave të fatit. Këtë herë mundeni t’i mbyllni të gjitha?
Kjo ka qenë një përpjekje e nisur më parë e cila u materializua në një tentativë në parlament për kazinotë elektronike. Në atë kohë nuk u diskutua për bastet por kazinotë elektronike. Atë kohë dështoi. Nuk u fut menjëherë por sot e ka. Ka pasur disa interpretime për këtë jo do ikin nga qendra do shkojnë në periferi. Do mbyllen të gjitha dhe do ketë të tilla vetëm në zona turistike dhe në hotele me 5 yje. Do ikin nga kudo. Është një mortje që është kudo.

“Tek online  është një gjë, e cila nuk mund ta bëjë kushdo. Por, duhet kartë identiteti, kartë bankare, por fondet vijnë nga bankat. Taksimi i lojtarit fitues, është i taksuesshëm. Më shumë se 95 për qind e atyre që kanë luajtur, tashmë nuk do të kenë kohë për të luajtur. Me 1 janar do të mbyllen të gjitha. E gjitha kjo sforco për thënë se e ka vëllai, pikërisht nuk e ka Taulanti është përpjekje për ti hedhur baltë. Facebooku është kazani më i madh që ekziston. Nëse do të ketë një hapje për online do të ketë një fazë të dytë”, tha Rama.

Shefi i qeverisë theksoi se në mandatin e parë nuk kishte mazhorancën për të marrë masat e duhura. Sipas Ramës, kompanitë e basteve kanë lobim shumë të fiqishëm edhe mbi deputetët dhe për mediat përmes reklamave.

“Në 2016 nuk kishim mazhorancë. Gjatë mandatit të parë nuk patëm mazhorancë, kjo është një industri me influencë shumë të madhe. Unë e di se edhe ju si në të gjithë botën jeni. Hedh shumë para, lobon mbi deputetët  dhe mbi mediat, por edhe me shpifjet, ku është vëllai, etj. U shty pasi nuk patëm dot vota. Kam patur debate të brendshme për këtë”, shtoi ai.

Rama ka treguar momentin kur sipas tij ka gjetur djalin e tij, Gregun disa vite më parë të tmerruar poshtë krevatit, pasi kishte dëgjuar se nuk ishte i tij. Kryeministri u shpreh se nuk i ka borxh askujt dhe nuk e toleron shpifjen.

“Unë jam babai i një djali 4-vjecar dhe një 30 vjeçari. Unë nuk i  kam borxh askujt që dhe një fëmijë tjetër të rritet nën terrorin e shpifjeve dhe llumin që më hidhet. Nuk e harroj unë kur e kam parë djalin tim, nën krevat të lidhur aty tek këmbët e tij, duke qarë e kuisur sepse kishte dëgjuar se nuk ishte djali im por i babait tim. Nuk shpifin gazetarët në botë. Thotë njëri këtu vëllai jot kështu e del ky tjetri keshtu. Këtu nuk diskutohet fare për ngjarjet që u interesojnë njerëzve”- tha Rama.

Sipas tij, policia në vitin 2013 nuk kishte deklarata  dhe njoftime, sepse shton ai kapej më pak drogë se sa prodhohej.

“Kjo është një idiotësi. Nuk mund të jetë Shqipëria në vendet e para, sepse kokaina  është më e shtrenjta. E para kjo. E dyta: ne kemi futur të gjithë oficerët e shkollave për të ndihmuar prindërit, nxënësit, ata janë të formuar në shkollën e policisë, por  kanë njohuri edhe në aspektin sociologjik.  Tjetër është opinion, keni lirinë të keni një opinion negativ për qeverinë, për të shkuar  deri në fyerja. Mund ta merrni guximin ti thoni kryeministrit palaço”, tha Rama.

“Po i nxini jetën këtij mileti, por e bombardoni : krimi, krimi, droga, droga. Shqipëria ka patur probleme dhe ka, por ju nuk doni fakte.  Ne e hapëm luftën ndaj kanabisit, ju ishit pajtuar me Lazaratin 5 vite më parë. Ai dilte në televizion si vend ekzotik. As s’i hyri gjë në këmbë drejtuesit të qeverisë.” Shtoi Rama.

Ndonëse Rama ka thënë më herët se në paketën anti-shpifje nuk do ketë burg për gazetarët, ai ka përmendur burgun në emision. Sipas tij nëse do dënohej shpifja shumica e gazetarëve do ishin në burg.

“Nëse ju do kishit bërë këtë që keni bërë do ishit në burg tani. 25 vende të BE e dënojnë me burg shpifjen. Kroacia e hoqi dhe pas anëtarësimit e vuri prap. Me këto që bëni ju, do ishit në burg sot. Nuk po them për të gjithë ju se nuk jeni njësoj.

Unë nuk kam parë gazeta dhe portale në Francë e Itali që të bëjnë ironi dhe të hedhin shigjeta me kryeministrin. Por këto që bëni ju është e paimagjinueshme. Një shpifës nuk meriton një supë në burg. Gazetarët shpifës dhe shpifësit duhet të tundin lekët”- tha Rama.

Next Post
Skuadrat Kombëtare përballë dështimeve të mëdha

Skuadrat Kombëtare përballë dështimeve të mëdha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

December 28, 2025
Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

December 28, 2025
Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

Banorët me bidonë në teatrin “Petro Marko”, ndërpresin shfaqjen dhe protestojnë: Duam ujë! Poshtë qeveria!

December 28, 2025
Kurti thirrje të ruhen votat: Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit

Kurti thirrje të ruhen votat: Vullneti i qytetarëve tashmë gjendet në kutitë e votimit

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com