Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë një emisioni në RTK, ka premtuar edhe një njohje e rëndësishme. Kjo do t’i japë shumë kredibilitet qeverisë së tij. Ai tha se në fokus janë njohjet nga pesëshja e BE-së, por po punohet edhe për njohje të tjera.
“Mund të kemi tani një njohje të rëndësishme nga shtete të rëndësishme. Kemi problemin tek 5 vendet e BE-së. Jemi të fokusuar aty, në mënyrë që t’i bindim disa prej tyre që ta njohim pavarësinë e Kosovës. Po punohet edhe në rritjen numrit të njohjeve edhe nga vendet tjera”, tha Mustafa