Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ishte i pranishëm në Bashkinë e Torontos, ku kryebashkiaku John Tory i dhuroi një bluzë të Maple Leafs, skuadra e hokeit në akull e qytetit.
Por teksa Tory po bëhej gati t’i jepte fanellën, kryeministri reagoi me humor, duke zbuluar çorapet: “Më fal Tory, por unë këto ngjyra i mbaj gjithmonë me vete!”, tha Trudeau.