• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Rilindja Demokratike sulmon EURALIUS: Rama e ka gjunjëzuar

by A R
14/01/2016 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike, përmes organit të saj të shtypit, Rilindja Demokratike ka sulmuar Misionin Europian të Asistencës në Sistemin e Drejtësisë (EURALIUS), duke thënë se në një rast të paprecedentë në 10 vite, misioni ka vendosur të mos i japë fjalën ekspertëve të opozitës në një mbledhje që do të zhvillohet këtë të enjte.

“Në një rast unikal në historinë e këtyre 10 viteve të fundit, ky mision ka vendosur të mos i japë të drejtën e fjalës opozitës në Mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues për Konsolidimin e Sistemit të Drejtësisë. Euralius ka ftuar dy nga përfaqësuesit e opozitës që të jenë të pranishëm në këtë takim të rëndësishëm, por nuk ka pranuar që ata të kenë të drejtën e fjalës.”- shkruhet në artikullin e RD.

Në artikullin e RD shkruhet më tej se dy ekspertëte e opozitës kanë kërkuar sqarime për këtë situatë si dhe që të kenë fjalën, dhe përgjigja, po sipas gazetës së PD, ka qenë përçmuese.

“Ne axhendën nuk e ndryshojmë, por ju hajdeni një herë dhe pastaj nga fundi mund t’ua japim fjalën”, ka qenë përgjigja e përfaqësuesit zyrtar të Euralius pas kërkesës së bërë nga përfaqësuesi i PD.”- shkruan RD.

Titulli me të cilin është mbajtur ky lajm në RD është : Rama gjunjëzon Euralius, nuk lejon opozitën të flasë.

Më poshtë lajmi i plotë i RD:

Një zhvillim befasues po ndodh në Misionin Europian të Asistencës në Sistemin e Drejtësisë (Euralius) i cili asiston Shqipërinë prej më shumë se një dekade. Në një rast unikal në historinë e këtyre 10 viteve të fundit, ky mision ka vendosur të mos i japë të drejtën e fjalës opozitës në Mbledhjen e sotme të Komitetit Drejtues për Konsolidimin e Sistemit të Drejtësisë. Euralius ka ftuar dy nga përfaqësuesit e opozitës që të jenë të pranishëm në këtë takim të rëndësishëm, por nuk ka pranuar që ata të kenë të drejtën e fjalës. Në axhendën e takimit të sotëm të Euralius, janë parashikuar të flasin Shefi i Misionit Euralius, Deville, Ambasadorja e BE në Tiranë, Vllahutin, ministri i Drejtësisë, Manjani, kreu i Komisionit të Ligjeve, Xhafa si dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Zaganjori dhe Kryeprokurori, Llalla.

Të befasuar nga një axhendë e tillë përjashtuese për opozitën, përfaqësuesit e PD i kanë kërkuar zyrtarisht dje Misionit Euralius që të ndryshohej axhenda në funksion të dialogut dhe bashkëpunimit për hapat mjaft të rëndësishëm që duhen ndërmarrë në një sektor mjaft jetik dhe kyç sikurse është drejtësia, e cila kurrsesi nuk është vetëm pjesë e mazhorancës, por edhe e opozitës.

Përgjigja që ka mbërritur nga ky Mision ka qenë përçmuese dhe aspak në etikën e një institucioni, i cili duhet të ishte mbi palët politike në vend. “Ne axhendën nuk e ndryshojmë, por ju hajdeni një herë dhe pastaj nga fundi mund t’ua japim fjalën”, ka qenë përgjigja e përfaqësuesit zyrtar të Euralius pas kërkesës së bërë nga përfaqësuesi i PD.

Është e pakuptimtë dhe absurde që një mision i tillë si Euralius t’i lejojë vetes të çensurojë falën e opozitës në një takim, ku asnjëherë më parë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Gjatë të gjitha mbledhjeve të këtij Misioni të zhvilluara ndër vite, asnjëherë më parë nuk ka ndodhur kjo që ka ndodhur kësaj here me mbylljen e gojës së opozitës në një tryezë të tillë të rëndësishme.

Ndërsa Komisioni Europian, Parlamenti Europian, komisionerët e BE dhe eurodeputetët kanë si mesazah kryesor të tyre dialogun mes pozitës dhe opozitës për të gjitha reformat, Euralius i lejon vetes të shmangë këtë gjuhë dhe të bëhet nxitëse e dasive politike pikërisht në tryezat që ajo organizon.

Pyetja është që në këto kushte kujt po i shërben Misioni i Euralius në Shqipëri?

A po i shërben interesave politike të kreut të qeverisë apo interesave të Brukselit?

Përse gjuha dhe veprimet e këtij institucioni janë të ndryshme nga ato që kemi parë dhe dëgjuar deri tani në mesazhet e Bashkimit Europian? Si është e mundur që një institucion i tillë të heqë dorë nga gjithpërfshirja dhe t’i kthehet fjalorit të drunjtë që nuk krijon ura bashkëpunimi, por barrikada bllokuese?

Ky Mision në Tiranë dhe drejtuesit e tij duhet ta dinë mirë që opozita nuk mund të jetë fasadë për interesa personale të individëve të caktuar që kanë braktisur gjuhën e Brukselit dhe kanë zgjedhur të futen në sqetullën e një Kryeministri.

Opozita është një faktor determinant në të gjitha zhvillimet politike dhe institucionale dhe nëse dikush mendon se mund ta përjashtojë atë apo ta konsiderojë fasadë dhe t’i mbyllë gojën, atëherë kjo nuk do të dëmtojë aspak opozitën, por kredibilitetin e këtyre institucioneve që për interesa personale po denigrojnë të shndërrohen në masha politike të një Kryeministri.

Next Post

Obama e Putin, në telefon për krizat në Siri, Kore e Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com