• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Kryeministri inspekton fabrikën në Spaç: Rrit kapacitetet e industrisë minerare në vend

by Java News
04/02/2018 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fabrika e pasurimit të bakrit në minierën e Spaçit në Mirditë, një investim i kompanisë “Tete Albania” prej 25 milionë dollarësh, është gati të nisë procesin e pasurimit të mineralit të bakrit, çka i rrit vlerën mineralit. Në një vizitë që Kryeministri Edi Rama bëri në këtë fabrikë u njoh nga drejtuesit e kompanisë me investimin e kryer në të dhe në minierë, ku deri më tani janë hapur rreth 2500 metra galeri nëntokësore.

“Investimi total do të jetë 25 milionë dollarë,” shprehet përfaqësuesi i kësaj kompanie. Ngritja e kësaj fabrike, vlerësoi Kryeministri, rrit kapacitetet e industrisë minerare në vend, ku po kryhen investime të munguara prej mëse dy dekadash. “Ne kemi një zhvillim të rëndësishëm në tërësi në këtë fushë, me investime që s’janë bërë në 20 vjet. Edhe ky investim 25 milionë euro është goxha i rëndësishëm,” u shpreh Kryeministri Rama.

Aktualisht janë punësuar 200 punonjës dhe kompania planifikon me hapjen e galerive të reja që numri i të punësuarve të shkojë në 300. “Së bashku me nënkontraktorët janë afro 200 persona që po punojnë, por numri mund të shkojë në 300,” tha përfaqësuesi i kompanisë. Por rekrutimi i punonjësve të kualifikuar vijon të mbetet një shqetësim i ngritur jo për herë të parë nga kompanitë e huaja që operojnë në vendin tonë. “Kemi vështirësi për të gjetur sidomos persona teknikë,” u shpreh përfaqësuesi i firmës.

Kryeministri Rama nënvizoi se synimi është të krijojmë një forcë të kualifikuar pune, duke qenë se kjo është një zonë me rezerva minerare dhe me potenciale të mëdha për zhvillimin më tej të kësaj industrie. Për këtë qëllim, një shkollë profesionale për minierat është hapur në Bulqizë. “Nuk është thjesht çështja të krijojmë vende pune, por edhe të krijojmë aftësi për punë, sepse na ndodh vazhdimisht që punë  ka, por mungojnë kapacitetet teknike për të bërë ato lloj punësh. Ne kemi hapur një shkollë profesionale për minierat këtu në Bulqizë, me sistemin që një pjesë të javës e kalojnë në shkollë, një pjesë në punë, e cila ju ndihmon dhe ju, ndihmojmë edhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit,” u shpreh Kryeministri.

Ana tjetër e investimeve të reja, u shpreh Kryeministri, është se ato kanë rritur jo vetëm nivelin e pagave në këtë sektor, por edhe kushtet e punës në miniera.

“Ky është një sektor që ka pasur shumë problematika nga të gjitha pikëpamjet, të sigurisë, të zhvillimit dhe punësimit. Nuk kemi arritur ta çojmë aty ku duhet, sepse ka edhe më shumë punë, por sot kemi një situatë krejt tjetër. Mesatarja e pagesave në sektorin minerar është mbi mesataren e përgjithshme,” u shpreh Kryeministri, duke e konsideruar një transformim industrial. “Gjëja më e rëndësishme për be është se po ndodh një transformim dhe po kalojmë nga merre mineral, nxirre jashtë, në pasurimin këtu dhe në rritjen e vlerës këtu. Kjo po ndodh edhe me bakrin, edhe me kromin dhe është një transformim i madh industrial.“  (TemA)

Next Post
Seancë maratonë ndaj ish-kreut të rrugëve, media nxirret jashtë. Prokurorja: Kemi dokumente sekrete (Video)

Seancë maratonë ndaj ish-kreut të rrugëve, media nxirret jashtë. Prokurorja: Kemi dokumente sekrete (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, reagon i biri: Homazhet tek “Art Turbina”

Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, reagon i biri: Homazhet tek “Art Turbina”

February 1, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

February 1, 2026
“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026

Pse Berishës i kujtohen armiqtë e tij sa herë ngelet vetëm?

January 31, 2026
Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

Protesta e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, Lapaj: Duhet bashkim popullor, jo bashkim liderësh

January 31, 2026
Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

Ministri Gonxhja: Fitim Makashi i dha artit shqiptar më shumë se tri dekada përkushtim, pasion dhe shpirt

January 31, 2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

VIDEO/ Dalin pamjet nga brenda qelisë së burgut ku vuante dënimin, Jeffrey Epstein

January 31, 2026
Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

Propozime në Zagreb për një BE më të fortë, kancelari gjerman skeptik për zbatimin e reformave

January 31, 2026
Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

Bisedime të reja mes SHBA-së dhe Rusisë, i dërguari i Putinit takim me Witkoff në Florida

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In