Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyau njoftoi se kryeministri i Izraelit do të udhëtojë për në Shqipëri dhe Bullgari për t’u takuar me politikanët Ballkanikë në fillim të muajit të ardhshëm. Netanjahu do të marrë pjesë në një samit të pacaktuar rajonal në Shqipëri më 1 nëntor, thotë zyra e tij.
Ai do të kalojë dy ditët e ardhshme në Bullgari, ku do të takohet me krerët e Greqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Serbisë. Vizita në Shqipëri, një vend me shumicë myslimane me lidhje historikisht miqësore me Izraelin, do të jetë me sa duket udhëtim i nivelit më të lartë që një drejtues Izraelit zhvillon në vend.
Në vitin 1994, ministri i atëhershëm i Jashtëm, Shimon Peres vizitoi Tiranën dhe vitin e kaluar qyteti përkujtoi udhëtimin me një pllakatë për të.
a.ç