“Pse e dua mandatin e tretë? Sepse kantieri ynë për Shqipërinë që duam në çdo fushë, është mu si kjo urë sot, me kollonat mbajtëse të ngritura e me shtratin e saj që po hidhet mbi to, falë 7 vitesh përpjekje për të mbyllur hendekun e madh mes të shkuarës e të ardhmes, ku ishte Shqipëria kur ne morëm detyrën në shtator 2013”, tha Rama.
Sipas tij, mandati i tretë është për të arritur aty ku ua kemi detyrim fëmijëve tanë.
“Që të arrimë aty ku ua kemi detyrim fëmijëve tanë, duhet të vazhdojmë punën, përndryshe ky vend jo vetëm s’do ta mbyllë hendekun që po ngushtojmë çdo ditë me përpjekje të mëdha, po avazi i vjetër i shkatërrimit do të rinisë nga e para, njësoj siç ka ndodhur sa herë ata janë rikthyer në detyrë”, deklaroi kryeministri.
Ja pse mandati i tretë nuk është për mua, tha Rama, po për Shqipërinë.
Jepi popullit fuqine me proporcional kombetar pa prag dhe ligj per referendum. Leri denglat