Qeveria e Britanisë së Madhe ka kaluar në dorë të zëvendëskryeministrit Dominic Raab, pasi Boris Johnson është shtruar urgjentisht në spital.
Sipas mediave britanike, Johnson i është nënshtruar një operacioni për shkak të një shqetësimi në sinuse, ndërsa nuk dihet nëse shqetësimet i janë shkaktuar nga virusi Covid-19, te cilin e kaloi vitin e kaluar. Gjendja e tijh deri më tani ëshët e qëndrueshme.
Zëdhënësi zyrtar i kryeministrit bëri me dije se ai shkoi në një spital në Londër rreth orës 6 të mëngjesit të së hënës për një procedurë rutinë, në NHS, në lidhje me sinuset e tij. Ndërsa u kthye në Downing Street pak pas orës 10 të mëngjesit.
Kujtojmë që Johnson pritet të udhëtojë në takimin e krerëve të qeverive të Commonwealth, i cili do zhvillohet në Ruandë këtë javë.