Vetëm disa orë nga ndeshja për Botërorin 2018 mes Belgjikës dhe Anglisë, kryeministri belg, Charles Michel surprizoi sot homologen e tij britanike, Theresa May duke i dhuruar një fanellë me ngjyrat e belgjikës, pak çaste para se të hapet samiti europian.
Ndërkohë që 28 krerët po përgatiten të fillojnë një samit që i dedikohet migracionit dhe pjesërisht Brexit, Michel i dhuroi May-t, dukshëm e habitur por e lumtur, fanellën e Eden Hazard, lojtar i rëndësishëm i “Djajve të kuq” dhe një mesfushor plot talent i ekipit të “Chelsea”, në kampionatin anglez.
Një dhuratë në formën e shkeljes së syrit, sepse Hazard mban numrin 10, si një jehonë për “10 Downing Street”, adresa e rezidencës zyrtare dhe vendi i punës së kryeministrave britanikë.
Gjatë darke që do të zhvillohet sot në mbrëmje, në çastin që lojtarët e belgjikës dhe anglisë ndeshen në Rusi për kreun e Grupit G, May do të mbajë një fjalim para 27 homologëve të saj europiane në lidhje me negociatat për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja. /b.d










