• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kryeministër për herë të tretë apo opozitar për herë të parë

by Lorenc Vangjeli
31/03/2021 15:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Eshtë ende proverbial paralajmërimi i Sali Berishës 20 vjet më parë: “Do t’jua ngrij buzëqeshjen në buzë!”. Socialistët e Ilir Metës dhe Fatos Nanos rikonfirmuan atëherë mandatin e dytë në zgjedhjet e trazuara të 2001-shit, por kishin përballë një opozitë që ju premtonte sërish trazim lufte. Premtimi parapolitik i Berishës së atëhershëm është vetëm një episod i keqkuptimit dramatik me politikën, që ndoshta ka filluar me karizmën e errët të Saliut, por nuk ka mbaruar me të. Kështu ka vijuar me buzëqeshje të ngrira dhe thika në dhëmbë vit mbas viti e mandat mbas mandati, karuseli i urrejtjes reciproke mes pushtetit dhe opozitave në Shqipëri. Kush ishte pakicë urrente shumicën dhe kush bëhej shumicë, harronte kohën e rëndë të të qenurit pakicë.

Edhe socialistët në opozitë nuk do të pranonin të thoshin një fjalë të mirë për kundërshtarët e tyre edhe nëse ata do të shpiknin rrotën. Ata ndjenin gëzim të lig rast pas rasti për çdo defekt qeverisjeje, të bindur se çdo dështim i kundërshtarëve, shkurtonte udhën e tyre drejt pushtetit. Përmbytja apo zjarri, cannabis-i apo ndërtimet pa leje, koncesionet apo lejet e ndërtimit, tërmeti apo pandemia, pa pikën e rëndësisë se çfarë ndodh dhe pse ndodh, për të majtë e të djathtë janë vetëm mundësi për të sulmuar qeverisjen e radhës brenda të njëjtës kornizë keqkuptimi të roleve dhe raportit që kanë në demokraci pozita dhe opozita. Pakkush shënjon se ditën e zgjedhjeve, përtej daulleve të fituesit, në fakt është zgjedhur edhe një institucion i një rëndësie të dorës së parë për sistemin. Pakkush kupton se opozita është një nga shtyllat e demokracisë që mban në këmbë sistemin me kombinimin e parimit të balancës dhe kontrollit. Në të kundërt, tradita në Shqipëri sugjeron se opozitë e fortë është ajo që ulërin, që bojkoton, bllokon, destabilizon, tremb dhe që di të konfrontohet si në betejë me armë. Kaq i fortë është ky lloj perceptimi sa shfaqjet më shumë se të rralla që japin shembull të kundërt, numërohen në rendin e tradhëtive. Shpatullat e Berishës që i rrahu Edi Rama mbas tragjedisë së Gërdecit, ende sot ndër socialistë e demokratë shënjojnë gabimin e kryeministrit të sotëm. Dy-tre lëvizje paqeje të Bashës për qetësi pas tërmetit dhe mature në fillim të pandemisë, me siguri do t’i llogariten nesër si arsyet se pse ai do të humbasë zgjedhjet dhe jo si pamjaftueshmëri e pavendosmëri për të bërë që në të djeshme, një opozitë fituese në zgjedhjet e ardhshme. Ndryshe nga sa pritej, Basha edhe më shumë se vetë radikali Berisha, radikalizoi në ekstrem markën e tij të opozitarizmit, dogji mandatet, bojkotoi zgjedhjet lokale dhe e shndërroi partinë në një shoqatë vullnetare me seli gjigante, kurse skifterët veteranë i mbylli në kafaz Facebook-u. Duke dezertuar nga detyra e këtij mandati, e gjithë opozita i ka bërë shërbimin më të çmuar mandatit të tretë të Edi Ramës dhe dëmin më të madh të mundshëm shoqërisë shqiptare, sistemit dhe vetvetes.

Opozitat në Shqipëri janë reflektive. Sillen me refleks kundërshtie dhe jo me logjikë mendimi. Ato vetëm mohojnë, por nuk pohojnë kurrë. Ndeshen me urrejtje dhe refuzojnë dashurinë. Ato e konsiderojnë të qenit në opozitë si natë polare ku nuk del dielli dhe shohin vetëm njolla të zeza edhe me diell para syve. Për to buxheti nuk është plan i shpenzimit të parave publike, por thesi që grabitet deri në fund nga qeveria, koncesioni nuk është një marrëveshje ekonomike që mund të jetë edhe e gabuar, por vetëm një instrument për të grabitur çdo qindarkë apo dhe vaksina nuk është një shpresë për të luftuar pandeminë, por një makth që e sjell qeveria për të torturuar qytetarët. Me të gjitha gjasat, opozitarët e djeshëm të majtë e përfytyronin Berishën sesi shkonte në mëngjez në kryeministri duke llogaritur sesa kuintal euro do të çonte në darkë në shtëpi, kurse të djathtët e sotëm me të njëjtën cak fantazie, përfytyrojnë Ramën sesi gropos në Surrel kuintalë me euro çdo mëngjez në të gdhirë. Çdo ministër një hajdut, çdo firmë një vjedhje, çdo militant një i lumtur, çdo bandit, një kravatë politike mbas, kjo është bindja që krijon shumica dërmuese e opozitarëve, qoftë kur zgjohet në Bathore, qoftë kur ngryset në njësinë pesë, në qarkun e Tiranës apo edhe kur i rri ngjitur si mbathje virgjëreshe derës së kryetarit të partisë.

Zgjedhjet e 25 prillit kanë vetëm një shans të qartë që nuk duhet humbur. Rikthimi në normalitet i sistemit dhe zgjedhja e opozitës morale të vendit. Një opozitë që duhet të dijë detyrat dhe vendin e saj, që të ketë minimumin e inteligjencës për të kuptuar se dhuna dhe bojkoti janë mjete që dëmtojnë gjithkënd. Pastaj, nëse kryeministër nuk është as kësaj rradhe Lulzim Basha, kjo nuk është meritë e Edi Ramës. Tapia e tretë e Ramës në kryeministri është akti formal që e firmosi vetë njeriut që fati i dha gjithçka, por që dështoi të rithemelonte opozitarizmin normal. Që të fitonte për herë të parë, Bashës i mjaftonte vetëm të mbante të pandryshuar buzëqeshjen e hershme të njeriut një milion dollarësh kur hyri për herë të parë në pushtet. (JavaNews.al)

Next Post
Kaq shumë masakra, dhe kaq pak përgjegjësi!

Kaq shumë masakra, dhe kaq pak përgjegjësi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin para Gjykatës së Tiranës 22 protestues të arrestuar, 12 prej tyre lihen në detyrim paraqitje

Djegia e Tiranës, gjylja politike e fushatës së 9 majit!

November 11, 2026
Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare ambasadori rus në SHBA, Putin e emëroi më 2025 si ‘urë’ për Uashingtonin! Mister shkaqet e vdekjes

November 11, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Kamioni çan barrierat e rrugës dhe bllokon qarkullimin në afërsi të tunelit të Murrizit!

November 11, 2026
Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

Operacion në Greqi, kapen rreth 19 kg marijuanë në kufi! Në pranga çifti, mes tyre një shqiptar 38-vjeçar

November 11, 2026
pellumb karameta

Protesta kundërshton pushtetin, a mund ta zëvendësojë?

November 11, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Erion Veliaj, kundërshtar i pushtetit, por i burgosur i shtetit

November 11, 2026
Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

Projektbuxheti 10 mld euro dhe mbështetja sociale, zv/kryeministrja Koçiu tregon prioritetet! Nga pensionet te investimet dhe rritja ekonomike

November 11, 2026
Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

Raportet me Trump, Infantino duhet të japë llogari përpara Kongresit amerikan

November 11, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Përplasje mes degëve të pushtetit, Shtëpia e Bardhë i cilëson “kriminale” hetimet e planifikuara nga demokratët

November 11, 2026
Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

Arrestimet në Serbi, mediat: Biznesmeni serb me ndikim në veri të Kosovës, Zvonko Veselinoviçi, largohet drejt Turqisë

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In