Duket se opozita do të dalë një koalicion të përbashkët për zgjedhjet vendore të 2019.
Edhe pse deri tani ende nuk është arritur një marrëveshje, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo”, thotë se janë shumë pranë arritjes se marrëveshje me PD për të dalë bashkë në këto zgjedhje.
“Ne aktualisht kemi unifikuar grupin parlamentar për axhendën për ligje të caktuara, por parimet tona nuk do i cenojmë. Për zgjedhjet lokale mund të them që protesta e ditës së enjte i dha një shans strukturave në bazë për t’u njohur dhe rakorduar, pasi patën një fillim pozitiv, organizativ ditën e enjte. Si do të ecim? Ne do të jemi shumë racional, nuk do të kënaqim egot tona, por të zgjidhim problemet kryesore. Akoma nuk e kemi diskutuar se është akoma shumë herët për koalicionet, partitë janë në ‘gjueti’ për evidentimin e kandidaturave, që marrin përgjegjësi, jo për të pasur militantë. Jemi në diskutime, ka një lloj pozitiviteti dhe dashamirësie, por jemi në diskutime për vendosur kriteret për kandidatin, jo emrat. Nuk kemi rënë dakord 100%, por aty aty.”, u shpreh ajo.
Kryemadhi ka folur edhe për Kodin Zgjedhor, duke u shprehur se ajo dëshiron një sistem proporcional kombëtar me lista të hapur, ndryshe nga seç është sot, proporcional me lista të hapur.
Dhe për këtë, kryetarja e LSI-së e ka një arsye: Fati i politikës mos mbetet në duart e kryetarëve.
“Jemi për një kod zgjedhor të hapur, që fati i politikës mos mbetet në duart e kryetarëve. Shqipëria ka nevojë për politikanë të rinj. Sistemi zgjedhor? Proporcional kombëtar, edhe me lista të hapura, por ky është mendimi im personal. Është ngritur një komision, por jemi shumë skeptikë.”, u shpreh Kryemadhi./a.m.










