Monika Kryemadhi ka sfiduar bashkëshortin e saj Ilir Meta duke nënvizuar se në rast se e shkarkojnë nga posti i presidentit, ajo nuk do t’i lirojë vendin në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ajo shprehet se duhet të braktisë postin presidencial ku tregon se do ishte e lumtur nëse do i rikthehej jetës normale.
Kryetarja e LSI-së siguron shqiptarët se në rast se bashkëshorti i saj Ilir Meta do të iki nga Presidenca, nuk do t’i lirojë drejtimin e partisë që drejton.
Kryemadhi sfidon Metën duke i thënë se nëse do që të rikthehet duhet të kandidojë përballë saj.
“Do të doja të vinte të kandidonte, të hynim në një garë të vërtetë dhe të shikonim se kush do të fitonte”, tha ajo.