• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi: Nuk do e lejojmë seancën për Kryeprokurorin, Rama kërkon të mbyllë dosjet

by Java News
17/12/2017 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë para seancës për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm, LSI ka mbledhur Komitetin Drejtues Kombëtar, për të vendosur për protestën që opozita organizon nesër.

Me një fjalor fyes, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se kryeministri kërkon të kapë kryeprokurorin nga frika e çështjes Tahiri.  Kryemadhi ka shpërthyer në akuza të forta për kryeministrin Edi Rama duke mos kursyer edhe epitetet më të rënda, si ‘i çmendur’, ‘me të meta mendore’, ‘lolo’.

“ Frika dhe ankthi që Rama ka nga çështja Tahiri e çon drejt uzurpimit. Kërkon të zgjidhë kryeprokuror politik.Çështja e kryeprokurorit nuk është çështje emrash, për ne ka rëndësi që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur dhe që të funksionojë për shqiptarët. Shqiptarët janë të qartë për dosjet që kanë fjetur në zyrat e Prokurorisë, si ajo e puseve të naftës” tha bashkëshortja e Presidentit.

Kryemadhi, duke paralajmëruar destabilitet, deklaroi se LSI është e vendosur të mos lejojë që këto institucione të vijojnë në këtë rrugë. Monika Kryemadhi u shpreh nuk do të lejohet zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm.

“E vetmja rrugë e jona është të kthehemi në njerëz që nuk e pranojmë këtë realitet, por të reagojmë me të gjitha mënyrat që na lejon ligji dhe morali njerëzor. Rama po kërkon të fusë Parlamentin në destabilitet. Mazhoranca po shkel Kushtetutën, pasi ka dalë nga votat e drogës dhe të krimit. Nëse kjo Kushtetutë do të shkelet nga një maxhorancë, ne si grup parlamentar jemi shumë të qartë për të mos e lejuar këtë proces nesër në seancë dhe kërkojmë përkrahjen e të gjithë atyre burrave e grave, djem e vajza për të mos u bërë skllevër.Do mblidhemi nesër dhe nuk do të lejojmë kapjen e kryeprokurorit nga maxhoranca. Nuk ka kryeprokuror që të fshehë paratë e drogës të Saimir Tahirit”, tha Kryemadhi

Kryemadhi i bëri thirrje anëtarësisë së LSI dhe qytetarëve shqiptarë të bëhen pjesë e protestës së nesërme që do të zhvillohet përpara selisë së Kuvendit.

javanews/a.ç

Next Post
FOTO/ Aksident i frikshëm në Birmingham, 6 të vdekur

FOTO/ Aksident i frikshëm në Birmingham, 6 të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In