Kryetarja e LSI dhe njëherësh bashkëshorte e presidentit, Monika Kryemadhi tregoi të vetmen betejë që sipas Meta ka humbur me Ramën.
Meta ka humbur vetëm një betejë me Ramën tha Kryemadhi në ‘A Show’, ndërsa tregoi se beteja e humbur ishte kriminalizimi i vendit duke shtuar dhe arsyet.
“Meta ka humbur vetëm një beteje me Ramën. Meta i la autoritet të plotë mbi Ministrinë e Brendshme dhe u kanabizuar vendi. I la autoritet mbi Ministrinë e Mbrojtjes dhe u fikën gjithë radarët. I la në dorë buxhetin e shtetit’, tha kryetarja e LSI, ndërsa e pyetur nga moderatori Kraste se përse Meta e bëri këtë ajo shtoi ‘Sepse u tregua i pavëmendshëm.’











