• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi me të rinjtë në Elbasan: LSI ka prioritet punësimin tuaj

by Java News
16/01/2021 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot që në mëngjes, në një takim me të rinj në qytetin e Elbasanit, të cilëve u premtoi se ligjin për arsimin e lartë do ta shkruajnë universitetet publike dhe private.

“Ky ligj i arsimit të lartë është një problem i madh, për të cilin ne mendojmë se ky ligj duhet shkruar nga universitetet publike në bashkëpunim me ato private, ku universitetet publike të jenë lokomotiva e këtij procesi, sepse në fund të fundit grupet e interesit, ku janë pedagogët dhe studentët, janë ata të cilët në bashkëpunim edhe me Parlamentin i japin gjithë sistemit arsimor një mundësi për ta zhvilluar”, tha kryetarja e LSI teksa vuri në dukje se partia që ajo drejton ka prioritet punësimin e të rinjve.

“LSI ka prioritet punësimin e të rinjve dhe duke pasur parasysh që teknologjia po krijon një lloj ekspansioni ose një lloj shpërndarje të jashtëzakonshme në të gjithë botën dhe duke pasur parasysh që edhe pandemia po riformaton metodologjinë e punësimit, absolutisht që njerëzit që kanë të bëjnë me teknologjinë, me IT-në janë të lidhur drejtpërdrejt. Ndërkohë që mundësitë e zhvillimit apo të arsimimit në këtë sektor janë zero, pasi ne kemi fakultete apo degë inxhinierike të cilat nuk e kanë mundësinë e laboratorëve për të krijuar dhe mundësuar praktikat e punës, ashtu sikurse kjo mungesë e mundësive të punësimit të të rinjve po kthehet në një shpopullim”.

Sipas Kryemadhit, punwsimi nw Shqipwri “jo vetwm qw nuk wshtw rritur”, por tw rinjtw marrin “një pagë minimale, me të cilën nuk arrin të paguash dot dritat, ujin e jo më të ushqehesh, të vishesh apo të krijosh familje”.

“Pamundësia tek të rinjtë si vjen? Vjen si rezultat e varfërisë së familjeve të tyre dhe kur prindërit paguajnë taksa të larta ndërkohë që u është premtuar që do të kemi ulje të taksave për familjet e varfra ose të mesme dhe taksa të larta për të pasurit, në fakt ka ndodhur e kundërta.

Taksa progresive, e cila është reklamuar dhe është propaganduar shumë, nuk është kthyer në një taksë progresive për të paguar të pasurit më shumë taksa, por janë të varfrit që paguajnë më shumë. Janë oligarkët, të cilët marrin pjesën më të madhe të buxhetit, marrin 46 për qind të buxhetit të shtetit me koncesione, janë ata që i kanë zero taksat. Pra, kjo lloj kontradikte e ka impaktin drejtpërdrejt në arsim, në shëndetësi, në shërbimet që shteti duhet ti ofrojë qytetarëve”, u shpreh kryetarja e LSI.

Kryemadhi u kërkoi të rinjve të përfshihen në politikë sepse me vullnetin, angazhimin, e përfshirjen e tyre do të ‘detyrojnë këtë klasë politike që të krijojë hapësira dhe të risjellë kulturën politike ndaj qytetarit, ndaj votës”.

“Sot jemi 99 ditë nga 25 prilli dhe do t’ju ftoj secilin nga ju që çdo ditë të takonte, të ftonte një mik, një shok, një familjar, për të shkuar drejt kutisë së votimit më 25 prill, sepse kush ndihet i varfër, kush ndihet i shfrytëzuar, i pambështetur, i dobët, të shkojë më 25 prill dhe të ndëshkojë atë politikë arrogante që e ka varfëruar.

Dhe kush kërkon të përfshihet dhe të shkojë përpara të shkojë më 25 prill dhe të votojë për atë shok, atë mik, të cilin e përfaqëson, i jep dorën për të ecur përpara.

Përfshirja në politikë do të thotë të shkosh të votosh, të kërkosh llogari, të qëndrosh përballë çdo politikani, deputeti apo partie politike që e shfrytëzon votën tënde për të mirat e veta dhe nuk e kthen këtë në një përfitim për të gjithë komunitetin.
Ne në Elbasan kemi mundësi pa fund për ta treguar këtë, për të krijuar ndryshime dhe hapësira. Ne kemi dhënë kontributet tona për politika të caktuara zhvillimore për qytetin e Elbasanit edhe kur ka qenë puna për tu përfshirë në institucione.
Sigurisht që duhet të punojmë më mirë, por kjo bëhet edhe duke u përfshirë ju të rinjtë me entuziazmin, me energjinë tuaj dhe ndryshimi mund të vijë vetëm prej jush”, u shpreh Kryemadhi.

Next Post
Nga Peshkopia drejt Tiranës me drogë/ Policia fundos transportuesin, kishte marrë informacione se…

Nga Peshkopia drejt Tiranës me drogë/ Policia fundos transportuesin, kishte marrë informacione se…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In