Moniak Kryemadhi deklaroi sot se qeveria e Edi Ramës është e keqja më e madhe për vendin.
Duke folur në selinë e LSI-së, Kryemadhi u shpreh se partia e saj është në opozitë me krimin dhe trafikimin e kanabist.
“Në nuk bëjmë kompromis me trafikantët. Rama po mban peng qeverinë” – tha kryetarja e LSI në takimin me krerët e rretheve.
Sipas saj, e shtuna do t’i tregojë Edi Ramës dhe veglave të tij se nuk është zot i drejtësisë dhe i shqiptarëve. /javanews/b.d