• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ulja e borxhit publik, FMN rekomandon rritje të taksave, refuzon qeveria

by Java News
22/05/2018 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kushtet kur borxhi publik nuk po frenohet sipas zotimeve që qeveria mori në fillim të mandatit të parë për ta çuar treguesin 60 për qind para 2020, Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandon rritje tjetër taksash në mënyrë që qeveria të jetë e aftë të përballojë shpenzimet primare dhe pagesat e borxhit.

Në raportin e parë postmarrëveshje FMN rekomandon se konsolidimi fiskal duhet të mbështetet nga masat shtesë në të ardhurat tatimore.FMN i sugjeron qeverisë që të rrisë akcizën dhe taksat tek nafta me ritmet e inflacionit. Kështu nëse inflacioni mesatar i vitit 2018 është 2 %, Fondi sugjeron që në këtë masë të rritet akciza, taksa e qarkullimit mbi naftën, dhe taksa e karbonit.

Gjithashtu Fondi i sugjeron qeverisë shqiptare që të zgjerojë bazën e TVSH-së tek ilaçet, shitjen e banesave të reja, arsim dhe sektorët e përjashtuar të turizmit.

FMN këshillon që të rikthehet taksat në biznesin e vogël dhe pragu i përjashtimit mbi pagat e ulta të ulet ne nivelin e pagës minimale 24,000 lekë nga 30,000 leke që është aktualisht.

FMN sugjeron zgjerim të bazës së taksave mjedisore dhe reduktimin e informalitetit.

Misioni i FMN-së mirëpriti progresin në krijimin e një kadastre fiskale dhe hapat drejt taksimit të pronës bazuar në vlerë, por theksoi nevojën për përpjekje të mëtejshme për të siguruar zbatimin e duhur te ligjit. Për më tepër, Fondi thekson se, këto reforma nuk duhet të dëmtohen nga masat e reja që rrënojnë bazën tatimore.

FMN raporton se autoritetet shqiptare kanë theksuar angazhimin e tyre për të vazhduar me konsolidimin fiskal, por me një ritëm më të ngadalshëm se sa rekomandohet nga stafi.

Qeveria i ka raportuar FMN se po zbaton një plan monitorimi në ekzekutimin e buxhetit dhe grumbullimin e të ardhurave, si dhe është duke ndërmarrë masa kompensuese për të arritur objektivin e përgjithshëm të deficitit prej 2 për qind të PBB-së në vitin 2018.

Por qeveria shqiptare nuk ka pranuar të rrisë taksa më shumë se ato që janë parashikuar më 2018. Qeveria shqiptare ka pranuar gjithashtu se mund të arrijë të objektivin 60 për qind të borxhit në raport me PBB-në. /Monitor/

a.ç

Next Post
16 mijë automjete në Shqipëri nuk presin siguracionin

16 mijë automjete në Shqipëri nuk presin siguracionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In