• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryemadhi ka të drejtë të ankohet për publikimin e financimeve ruse ndaj saj!

by Mero Baze
17/03/2023 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Monika Kryemadhi ka dy pretendime lidhur me skandalin e financimit rus të saj. E para, se shumat janë të vogla dhe e dyta, se janë bërë publike të dhëna personale.

Të dyja janë të vërteta. Shumat që ka shkëmbyer Kryemadhi me kompnitë guaska ruse janë relativisht të vogla. Po ashtu është e vërtetë që asaj i kanë dalë në shesh të dhëna personale sensitive, siç është një dokument që tregon një transfertë bankare.

Në kushte normale shtypi nuk arrin dot kurrë të sigurojë një dokument të tillë.

Një dokument i tillë nga bankat jepet, ose kur e kërkon drejtësia e një vendi (vendi jonë nuk e ka kërkuar), ose shërbime sekrete me fuqi ndërkombëtare. Me shumë gjasa ka ndodhur kjo e dyta.

Pra Kryemadhi ka të drejtë të ankohet pse e akuzojnë për kaq pak para dhe pse ja kanë bërë publike llogaritë. Madje për këtë mund të përfshihet në betejë ligjore me EuReporter që ja ka publikuar i pari.

Ky është problemi i saj.

Problemi jonë dhe i drejtësisë sonë është që Kryemadhi po pranon që ka një llogari të padeklaruar në një bankë të Zvicerës, dhe ka transferuar para me përshkrimin si “bashkaksionere” apo ndarje dividenti, që tregon se ajo ka shumë më tepër kapital se sa transfertat bankare.

Tani se sa para kanë paguar këta oligarkët rusë për gruan e ish- presidentit, që në atë kohë ka qenë president, duhen hetime që të gjenden.

Këto hetime mund të nisin direkt nga shteti shqiptar dhe këtu merr fund dhe shqetësimi i Kryemadhit për nxjerrjen e të dhënave personale, për të cilat është shqetësuar nga publikimi i dy transfertave bankare me oligarkët rus.

Sa për faktin që shumat që ajo ka shkëmbyer me ta janë të vogla, kjo është relative. Ne nuk kemi gjithë transfertat bankare të Kryemadhit me rusët. Kemi vetëm dy.

Nëse ajo do të tregohet transparente, le t’i publikojë të gjitha “statament”-et e bankes në Zvicër.

Nëse jo, le të na e heqë SPAK këtë kuriozitet. Tani për tani jemi në kushtet që Kryemadhi e pranon skandalin, por është e pakënaqur pse janë shumat e vogla dhe pse i kanë botuar të dhënat personale.

Për këto mund të ankohet tek Komisioneri për të dhënat personale. E kemi një të tillë.

Për të tjerat të shkojë në SPAK.

Next Post
Nga 1 Prilli rriten pagat policëve bashkiakë të Tiranës/ Veliaj: Janë të parët kudo, por janë të fundit që…

Nga 1 Prilli rriten pagat policëve bashkiakë të Tiranës/ Veliaj: Janë të parët kudo, por janë të fundit që...

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Monika Kryemadhi, në të njëjtën LINJË me Ilir Metajn.
    Kjo, sikunder theksoni ju, ka të drejtë të ankohet.
    Po kështu edhe spiuni I.M. – alias – Ilir Rexhep Fiqirete Metaj, mund të kërkonte nga autoriteti i Dosjeve, pastrimin e figures se tijë.
    As njeri dhe as tjetri, nuk do të ndermarrin një veprim të tillë, mbasi janë zhytur të dy, në llumin e pisllekut, që nuk ka markuç që i pastron.
    SPAK-ut dhe zonjës Juri Kim – us ambasadore, i urojmë gjumë të ëmbël, dhe mos i pafshim as në ëndërr.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

Spiropali: Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij

April 3, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

April 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 4 Prill 2026

April 3, 2026
I moshuari i vdiq gjatë seksit, pranga 43-vjeçares në Gjirokastër/ Policia: Në lokalin e saj…

Tiranë, zbulohet prostitucion në qendër fizioterapie, arrestohet pronarja

April 3, 2026
Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

Rusia ndryshon strategjinë ushtarake, “rrebesh” dronësh nxijnë qiellin ukrainas

April 3, 2026

Venezuela vs. Iran – efektet në sondazhet për Presidentin Trump

April 3, 2026
Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

Mbajti peng prindërit në Himarë, 35-vjeçari: Donin të më merrnin pronat!

April 3, 2026
I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

I ishte dërguar gabimisht ftesa, kryebashkiaku demokrat i Pukës nuk lejohet në mbledhjen e Ramës

April 3, 2026
Arrihet marrëveshja/ Këshilli i Sigurimit i OKB voton rezolutën për Gazën, çfarë parashikon

OKB me rezolutë për Hormuzin, Kina kundërshton: Nuk lejojmë autorizimin e forcës

April 3, 2026
Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

Paralajmërimi i SHBA për sulme nga Irani, Lamallari: Pasiguria më e madhe, nga agjenda të caktuara politike dhe…

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In